E marte, 19.03.2024, 05:38 AM (GMT)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Përjetësisht (2)

E merkure, 24.04.2019, 06:44 PM


Në gjurmët e një romani të pabotuar

Përjetësisht…

Nga Reshat Kripa

Pjesa e dytë

Ora  e   historisë.  Profesori   po   shpjegonte   temën   mbi  Konferencën e  Labinotit në shtator të vitit 1943.  Ligjërata e tij vazhdonte:

Me   ardhjen  e   pushtuesve   nazistë,  i  gjithë  reaksioni   u   bashkua   rreth  tyre.

Kuislingët  e kallëpeve të ndryshme shpresonin tani se me ndihmën e ushtrisë gjermane do ta shkatërronin Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Ata bënin lojën e dyfishtë, nga njëra anë bashkëpunonin me forcat gjermane të pushtimit dhe nga ana tjetër mbanin lidhje me misionet ushtarake angleze, të cilat nga ana e tyre përpiqeshin që të mbanin gjallë forcat dhe lëvizjet kundërrevolucionare në Shqipëri. Konferenca II Nacionalçlirimtare u mblodh  me vendim  të Partisë Komuniste Shqiptare. Ajo shënoi një etapë të rëndësishme në thellimin e procesit revolucionar të luftës, në bashkimin politik të popullit shqiptar rreth Frontit Nacionalçlirimtar, në zgjerimin e luftës së armatosur kundër pushtueve gjermanë dhe  bandave që ishin vënë në shërbim të tyre.

Arbëri kishte humbur në botën e tij. Dëgjonte shpjegimin e profesorit dhe në vesh i ushtonin fjalë dhe shprehje të ndryshme  si  kuislingë, tradhëtarë, fronti nacionalçlirimtar e të tjera dhe para syve i shfaqej figura e    atit për të cilin e ëma i kishte thënë se ishte rreshtuar në anën e nacionalistëve. I shfaqej figura e tij dhe mendonte: Po i ati, në ç”pozicion kishte qenë? E ëma i kishte thënë se ai kishte dalë për të luftuar pushtuesit, kurse historia në shkollë fliste ndryshe. Cilën të besonte, të ëmën apo historinë që mësohej në shkollë? Kush ishte e vërteta?  Ndërgjegja e tij i thoshte se i ati ishte një luftëtar i lirisë ndërsa, sipas shpjegimit të profesorit, ishte e kundërta.

Profesori e vuri re që ai kishte humbur në mendime dhe i foli:

Arbër a je këtu?

Arbëri dëgjoi emrin e tij dhe ngriti kokën

Urdhëroni profesor! – tha pa vetëdije

Më thoni,  çfarë  shpjegova  deri  tani?

Arbëri u zu  ngushtë  dhe  nuk  dinte  se  çfarë    thoshte. Heshti. Profesori, që e njihte si një nxënës të shkëlqyer, nuk e ngacmoi më tepër.

Pas tre ditësh. Përsëri ora e historisë. Profesori hyri në klasë dhe pasi bëri apelin thirri:

Arbër, në dërrasë!

Arbëri  u ngrit dhe  u  drejtua  ër     dërrasën  e  zezë.  Mendoi  se   profesori  e kishte  ngritur  për  të provuar se  sa kishte mësuar duke u nisur nga incidenti i ores së kaluar. Ndaj filloi  të ligjëronte. Profesori mbeti i habitur nga rrjedhshmëria e të folurit.

Uluni, dhjetë – i tha kur ai mbaroi.

Arbëri u ul dhe u zhyt përsëri në ëndërime.  Si do të kishte reaguar i ati sikur të ishte gjallë dhe ta kishte dëgjuar? A do ta pranonte një  ligjëratë të  tillë? I dukej  sikur  një  çekan   i madh dhe i rëndë e godiste në kokë.

Përse, përse  kështu? – pyeste veten.

Kjo pyetje e  brengoste    tepër, madje  i ngjallte edhe   një   ndjenjëmosbesimi   

ndërgjegje. Vendosi   ta bisedonte me t’ëmën.  Në mbrëmje i shpjegoi se çfarë kishte ndodhur.

Dëgjo,  biri  im! Sot  jetojmë    një  botë     vështirë  ku nuk di njeriu se  ku  ta

gjejë  veten,  ndaj duhet të gjesh rrugën e drejtë për të ecur përpara. Duhet të mendohesh para  se  të veprosh. Gjithmonë duhet të kesh kujdes që të mos pengohesh dhe të biesh. Një gjë duhet të kesh parasysh mbi të gjitha, të mbetesh njeri.

Arbëri u ngrit dhe shkoi të shtrihej. Atë natë e kaloi plot me ëndrra të ndryshme ku. mbi të  gjitha, i  shfaqej figura e të atit që i pëshpëriste:

Ndiq rrugën time bir!

*       *       *

Si zakonisht atë pasdite Arbëri dhe Petriti,  pasi bënë disa xhiro në bulevardin e qytetit, vendosën të ulen në lulishten aty pranë për    pushuar. U ulën në një nga stolat e saj. Përballë tyre, në një stol tjetër, qëndronte në heshtje një vajzë. Qëndronte si e ngrirë me sytë të drejtuar drejt qiellit. Kishte humbur në botën e ëndrrave aq sa nuk e vuri re praninë e tyre. Në sytë e saj  çunat  dalluan disa gjurma lotësh.

Vajzë,  çfarë  ju  mundon?    foli   Arbëri    duke    i  shkuar pranë.

Ajo  ngriti  kryet  dhe  po  vështronte. Nuk foli. Arbëri e kuptoi se ajo nuk ishte në këtë botë. I përsëriti pyetjen. Vajza u përmend.  U ngrit dhe filloi të largohej si një somnambul.

Qëndroni!  -  foli    Arbëri. -   Çfarë brenge  ju  mundon? Mos  ju  kanë  ndëshkuar

prindërit?  Mos ju  ka ndëshkuar  mësuesi?

Vajza qëndroi.

Ne jemi vëllezërit e tu, - shtoi Petriti.

Çuditërisht   vajzës   i   dukej   se   këta dy djem i  flisnin  me  çiltërsi. U kthye.

Kam   patur   një   ëndërr     bukur, -  filloi. -  Besoja  se  ajo  do     vazhdonte  për

jetë.  Por  nuk ndodhi kështu. Shpata e Demokleut e preu atë në mes.

E pastaj? – folën njëzëri të dy djelmoshat.

Pastaj?  Ajo  u  shua   dhe    mua    nuk    mbeti  gjë   tjetër  veçse    lotoj.  Ju 

ringjallët dhe për këtë ju falënderoj. Tani më falni, dua të largohem. Mos më pyesni më.

U largua e ndjekur nga vështrimet e habitura të dy të rinjve.

Kaluan dy muaj. Arbëri po kthehej në shtëpi nga takimi që kishte patur me Petritin. Në  kryqëzimin e një rruge i doli para vajza enigmatike e lulishtes.  Të dy ndaluan dhe po vështronin njëri-tjetrin. Heshtjen e theu i pari Arbëri:

A ju kujtohet...

Ajo nuk e la të vazhdonte por iu përgjigj:

Patjetër, si s’më kujtohet.

Atëherë le të njihemi, Arbër Dauti.

Blerina Spaho

Shtrënguan  duart  Arbëri   ftoi për ta  qerasur    një  bar aty pranë.  Pranoi.  U  ulën. Porositi  dy akullore. E para foli Blerina:

Lejomëni  t’iu  falënderoj  edhe  një  herë   për fjalët       thatë  atë  ditë. 

zgjuat  nga letargjia ku kisha rënë.

Nuk  dua  t’iu   detyroj  -   iu  përgjigj  ai      njejtën   mënyrë,  -   por,   nëse   e   shikoni   të arsyeshme, a mund të më tregoni në çfarë letargjie keni rënë?

Blerina u mendua disa çaste. Çuditërisht ky djalë sepse i ngjallte besim.

Nuk  e  di  nëse  kam    drejtë  por  parandjenja     shtyn     besoj  se  kam të

bëj  me  një  djalë fisnik dhe të arsyeshëm, Kjo ndjenjë më lindi qysh në çastin kur u  njoha me ju. Ndaj do t’iu tregoj të vërtetën time fatkeqe, -  i tha dhe vazhdoi; -  Më falni  se do të duket si mburrje. Jam një nxënëse e shkëlqyer. U dashurova me një shokun tim të klasës. Ai ishte poet. Thurrte vazhdimisht vargje që m’i deklamonte. Kështu më rrëmbeu zemrën. Jam vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe. E përfytyroja veten si një Zhuljetë të vendit tim. Besoja në dashurinë e përjetshme. Por u zhgënjeva. Kisha gabuar drejtim. Djali me të cilin isha lidhur donte të më përdorte si një lodër në duart e tij. Mendoja se edhe ai do të ishte një Romeo por koha tregoi se ai nuk ishte i tillë. Një ditë e pashë kur flirtonte me një vajzë tjetër. U trondita jashtë mase. Ika me vrap dhe qëndrova në stolin e lulishtes ku më gjetët ju. Fillova të qaj. Qaja pa nxjerrë zë. Nuk e di se sa  vazhdoi   kjo  por  u  ktheva    këtë  botë  vetëm  kur 

folët ju.

Ajo fliste por  mendja  e Arbërit  kishte  fluturuar. Cila ishte kjo vajzë që  për  moshën

që kishte kishte këtë llogjikë?

Blerina, - i foli, -  kush janë ata prindër të  mirë    kanë  rritur  një  vajzë  me  një

llogjikë  të tillë?

Jam  vajza e  vetme e  një  çifti  ntelektualësh. Im  atë  ka   qenë   mësues  Hektori

ndërsa  nëna mësuese Irma.

Arbëri i kishte njohur të dy, madje i ati i kishte dhënë edhe atij lëndën e matematikës, ndërsa e ëma mësuese letërsie. Ishin figura të njohura në tërë qytetin.

Unë  nuk e kam njohur tim atë – filloi ai të  tregonte për veten e tij, -  mua    ka

rritur  dhe  edukuar nëna.

U bë gati t’i tregonte se e ëma kishte qenë mësuese letërsie, por e frenoi veten. Si mund t’ia shpjegonte arsyen se përse tani ajo punonte në ndërrmarjen bujqësore si punëtore. E shoqëroi deri te porta e shtëpisë. Ajo e ftoi për vizitë që të njihej edhe me prindërit e saj, por ai refuzoi me pretekstin se kishte lënë një takim.

U përshëndetën dhe u ndanë. Arbëri mori rrugën e shtëpisë por në mendjen e tij gjëmonte vetëm një emër, Blerina.

*       *       *

Blerina ishte zhytur    ëndërrime.  Ëndërronte  jetën  e saj. Herën e parë nuk kishte qëlluar në shenjë. Përse? Mos vallë ishte mosha e saj? Ndoshta. Po dashuria nuk ka moshë. Ajo të hyn në shpirt pa e kuptuar, dalëngadalë dhe një ditë shpërthen papritur. Kështu i kishte ndodhur edhe asaj me dashurinë e parë. Ishte një tip ëndërrimtar. Qysh fëmi kishte lexuar me endje libra të ndryshëm, madje edhe ato që nuk ishin për moshën e saj. Në moshën trembëdhjetëvjeçare kishte lexuar “Romeo dhe Zhuljeta”, “Ura e psherëtimave”, “Tristani dhe Izolda” e të tjera libra me këto tema. Ndaj ishte hedhur me gjithë fuqinë e shpirtit, duke menduar për një dashuri të përjetëshme, por bota në të cilën jetonte ishte e ndryshme nga ajo e romaneve. Jetonte    atë  botë  ku  dashuria,    pjesën      madhe    njerëzve,  ishte

shndërruar në një lodër për dëfrime të çastit apo përfitime të tjera.

Një fjalë e urtë thotë se koha rregullon çdo gjë. Zemra e saj filloi përsëri të rrahë me forcë. Qysh pas dy takimeve të para ajo takohej pothuajse në  çdo  dy-tri  ditë  me Arbërin. Te ky djalë ajo kishte gjetur një mik të vërtetë, një djalë me një karakter të veçantë. Tashti ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme,  ndërsa Arbëri në maturë. Kishte kaluar një vit nga takimi i tyre i parë dhe asaj i dukej sikur kishte përpara një person të denjë për të qenë shoku  i jetës. Kështu në zemrën e saj filloi të shtrojë folenë përsëri ndjenja e dashurisë. Mundohej ta frenonte  pasi mendonte se ndoshta Arbëri nuk e shikonte me këtë sy. Një duel i brendshëm zhvillohej në shpirtin e saj. Në mbrëmje rrinte me orë të tëra para se ta zinte gjumi.

Një ditë, kur ajo ishte zhytur në ëndrrat e saj, Arbëri i pëshpëriti:

Blerina, të dua!

Një drithmë i përshkoi  trupin. Nga sytë fillua  t’i   rridhnin  lotë    nxehtë. Nuk fliste

dot.

  dua  Blerina    përsëriti Arbëri.  -   A  dëshëron t’i lidhim bashkë fatet e jetës?

Ajo vazhdonte të mos fliste por, në vend të fjalëve flisnin  sytë e saj, flisnin lotët e saj. Arbëri e tërhoqi pranë vetes së tij. Vështroheshin sy më sy. Së fundi  buzët  u  puthitën.  Ishte puthja e parë e dashurisë së tyre. Aty u betuan se do t’i qëndronin besnikë njeri-tjetrit deri  në përjetësi, çfardo që të ndodhte dhe sido të krijoheshin rrethanat.

Kështu jeta e tyre u lidh me një nyje të pazgjidhshme që zor se mund të këputej.

- Arbër, çfarë na lidhi kaq fort? Çfarë force veproi mbi ne? –  pyeti Blerina.

- Forca e dashurisë së vërtetë, asaj dashurie që nuk  njeh pengesa në rrugën e saj. Dua të të them diçka të veçantë, gjatë rrugës së jetës mund të na dalin shumë pengesa por unë jam i bindur se do t’i kalojmë ato.

Arbëri në këto fjalë shihte gjendjen e familjes së tij. I  ati  i  kishte  mbyllur  sytë  para kohe. E ëma, një arsimtare e dalluar që, çuditërisht, për arsye që ai nuk arrinte t’i kuptonte ishte shndërruar në pastruese shkolle dhe më vonë punëtore e ndërmarrjes bujqësore, kurse e dashura e tij ishte bija e dy arsimtarëve të shquar që qyteti i mbante në gojë. Kjo dilemë e brente nga brenda dhe nuk mund të rrinte pa ia shprehur edhe vajzës me të cilën donte të lidhej për jetë.

Blerina, -   i tha     dua      them  diçka  pasi  nuk  dua që ta marrësh  vesh  nga

të tjerët dhe të bëhet shkak për ndonjë mosmarrëveshje midis nesh.

Çfarë është ajo?

Nuk  e   di  nëse   ne   përshtatemi  si familje    bashku. Ti  i  përket  një  familje

intelektuale, ndërsa nëna ime është një punëtore e thjeshtë në një ndërrmarje bujqësore.

U bë gati t’i tregonte se i ati kishte qenë një jurist i njohur dhe se edhe  e ëma  dikur  kishte  qenë një mësuese e njohur, por nuk guxoi. Kjo do të hapte një kapitull që ai nuk donte ta mendonte.

E pastaj? – pyeti Blerina.

Pastaj?  Mos  ka   ndonjë  mospërputhje që  mund    na pengojë?

I  marrë! Mos vallë kjo e   ka  penguar   nënën   tënde    rrisë   dhe edukojë një

djalë    mrekullueshëm    shkelqen  në shkollë dhe në jetë? Mos vallë kjo ka penguar prindërit e mi të  rrisin dhe të edukojnë një vajzë me parime të larta për jetën?  Po mundët përgjigjuni.

Arbëri nuk gjente fjalë për t’u përgjigjur. E rroku dhe filloi ta puthë me një afsh të nxehtë që nuk e kishte provuar më parë.

Më fal! – i tha.

Ajo u shkri në përqafimin e tij.

*          *           *

Erdhi   edhe  dita  e  fundit  e  shkollës     mesme.    sallën  e   madhe     “Hotel

Turizmit” zhvillohej  ceremonia  e  mbylljes me maturantët. Merrnin pjesë mësues, prindër e të tjerë të ftuar nderi. Midis tyre edhe disa  personalitete    larta. Arbëri  ishte  vetëm. E ëma, Afërdita,  nuk mund të vinte në një ceremoni që zhvillohej në shkollën ku ajo dikur kishte dhënë mësim. I ruhej ndonjë përplasjeje me ndonjë. Ishte një fyerje për të një veprim i tillë dhe djali i dha të drejtë.

Mos  u  mërzit mama    i tha s’ëmës. -  Unë  do    di  se  si  ta  ruaj  krenarinë  e

familjes.

Kujdes bir, –   u  përgjigj  ajo,  -   Mos  u  lerë  shkak  për ndonjë gjë.

Jo mama, mos u bëj merak!

Dhe, pasi  e  puthi, u  nis  për    shkollë. Në  oborrin  e  saj takoi  edhe  Andrean  me

Elvirën  dhe Petritin.

Nuk ka ardhur mami? – pyeti Elvira.

Arbëri nuk u përgjigj.

Ceremoninë  e   hapi  drejtori   -   shkollës.  Ai  për kujdesin  e treguar  nga  partia  për

shkollat dhe   i  krahasoi  arritjet  me  të kaluarën borgjeze të vendit. Foli për përparimet që  kishte  bërë kjo shkollë ndër vite duke e vënë gjithmonë theksin në reformën e re mësimore që po zbatohej në vend. Foli edhe për ndihmën e paçmuar që kishin  dhënë  miqtë  e  mëdhenj të shtetit të madh socialist, Kinës Popullore, për arsimin shqiptar në përgjithësi dhe për shkollën e tyre në veçanti. Drejtori kishte qenë në Republikën Popullore të Kinës vitin e kaluar në krye të një delegacioni të shkollave të mesme të qytetit, ku kishte marrë edhe premtimin për ndihma të mëdha.

Pas tij e mori fjalën Sekretari i Parë i Partisë i cili, pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, e drejtoi theksin në punën e mirë që kishin bërë mësuesit për edukimin e brezit të ri. Në mënyrë të theksuar lëvdatat e tij i atribuoheshin drejtorit të shkollës duke e cilësuar atë si një shembull të “Njeriut të ri socialist” që po ngrihej në vendin tonë.

Filloi ndarja  e  medaljeve  të arta për nxënësit e shkëlqyer në mësime.  Ishin pesë maturantë që e meritonin këtë medalje. Midis tyre Arbëri dhe Petriti.  Drejtori i shkollës filloi të thërrasë emrat e nxënësve fitues dhe t’u dorëzonte medaljet. Ata falënderonin dhe premtonin se do të bëheshin kuadro të afta për të çuar më përpara shoqërinë socialiste.  Arbëri priste të thirrej edhe emri i tij. Në deftesat e të katër viteve shihej vetëm nota “10” dhe  pas saj shënimi “Shumë mirë”. Por kjo nuk ndodhi.

Ceremonia zyrtare mbaroi dhe të gjithë u ulën nëpër tavolina për të shijuar një koktej të shtruar për nder të tyre. Orkestra filloi të ekzekutojë muzikë vallzimi. Çiftet ngriheshin njeri pas tjetrit. Vetëm Arbëri rrinte ulur në tavolinën e tij. Petriti i pëshpëriti me zë të ulët:

Po ti pse rri sikur të janë mbytur gjemitë? Ngrihu  që t’u tregosh të tjerëve se  kush

je!

Ai nuk i ktheu përgjigje. Një shoqe e klasës iu  afrua  dhe  e  ftoi  për  vallëzim. Arbëri  e  refuzoi duke pretenduar se po i dhimbte koka. Ajo e kuptoi arsyen dhe u largua. Maturantët filluan të pëshpërisin me      ulët.    gjithë  i  dinin  rezultatet  e  tij. Ai vazhdonte të qëndronte i heshtur në qoshkun ku ishte ulur. Drejtori i shkollës, për të përmbysur këtë gjendje, ndërhyri  me  shpejtësi  dhe  propozoi që,  sipas dëshirës, të recitohej  ndonjë  poezi, të  tregohej  ndonjë  anekdote, apo  gjëra  të tjera të këtij lloji. Për të dhënë shembullin e filloi vetë me një të tillë. Pastaj  vazhduan  dhe  të tjerë.  Pas  çdo  anekdote apo recitimi në sallë buçisnin duartrokitjet e rastit. Gjëndja ndryshoi.

Arbërit i lindi idea se  duhej    bënte  diçka., duhej t’i kundërvihej këtij diskriminimi. Por si? U mendua. Papritmas iu kujtua poezia “Ultima Verba” e Viktor Hygoit. U ngrit dhe kërkoi të recitonte edhe ai një poezi. Një heshtje mbuloi fjalët e tij. Nuk foli asnjeri. Filloi të recitojë. Kur arriti në strofën e fundit zërin e ngriti më lart:

“ Njëmijë po të mbeten, do mbetem edhe vetë,

Edhe njëqind të bëhen, nuk tundem jo q’aty,

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë,

E në mbet vetëm një, unë do jem ay!

Vetëm  disa  duartrokitje të rralla u dëgjuan por edhe ato u shuan shpejt.  Arbëri u ul përsëri në tavolinë por nuk qëndroi gjatë. U ngrit dhe u drejtua nga hyrja. Petriti e ndoqi. Kur dolën në koridor e pyeti:

Vendose?

Nuk kam rrugë tjetër, - ishte përgjigja. Petriti u kthye    sallë. Mësuesi  kujdestar

iu afrua dhe e  pyeti ku kishte shkuar Arbëri

Kishte një dhimbje koke – u përgjigj Petriti.

Por mësuesi e dinte arsyen. Ai ishte një nga mësuesit e rrallë të asaj shkolle që e admironte Arbërin për inteligjencën e tij por nuk kishte fuqi t’u kundërvihej eprorëve.

Arbëri u kthye në shtëpi. E ëma e pyeti për mbrëmjen dhe ai i tregoi gjithçka kishte ndodhur. Ajo i tha:

Rrofsh,   je  biri  i  denjë  i  atij  babe!  Eja ul  pranë  meje. Të kam premtuar se  do

të të  tregoj gjithçka kur të arrish moshën e pjekurisë dhe ti tani je pikërisht në atë moshë..

Arbëri e vështroi i  habitur. Ata  kishin  biseduar  e  stërbiseduar  kushedi  sa  herë  me njeri-tjetrin, i kishin thënë e stërthënë të gjitha çështjet, ndaj ai nuk arrinte të kuptonte se çfarë kishte mbetur më.

Tani ti  i  ke kaluar    tetëmbëdhjetat.  Përfundove edhe  shkollën  e  mesme. Nuk

je    fëmijë. Ke hyrë në një fazë më të lartë, ndaj dua      them  diçka    nuk   mund   ta  thoja më parë.

-    Jam në pritje, më thoni.

Nëna mbeti    mëdyshje. Kishte  biseduar  me  Andrean dhe ai e kishte këshilluar që të merrte guximin t’ia thoshte të birit të vërtetën, pasi ai tashmë ishte në një moshë që do ta kuptonte arsyen përse ajo nuk i kishte treguar. Një ditë ai patjetër do ta merrte vesh të vërtetën dhe do të ishte më  mirë ta mësonte nga e ëma se sa nga të tjerët.

Kështu që vendosi të fliste, por donte  të kishte dikë pranë për ta ndihmuar të shprehej ashtu siç duhej. Sikur të kishte gjallë t’ëmën do ta kishte më të lehtë, por ajo kishte tre vjet që ishte larguar nga kjo jetë.

E mblodhi veten dhe u shkëput nga dilema.

Jo bir, ti tani je  burri i  kësaj shtëpie  dhe   unë  dua të bisedoj me  ty  si  midis  dy

të rriturve.

Jam  gati  nënë,  po  të dëgjoj, -   përsëriti djali  dhe  qëndroi  përballë saj  sikur 

ishin   dy moshatarë.

Nëna e vuri re qëndrimin e të birit dhe  kjo  i  dha  zemër  të fillonte:

Kur  ishe  i  vogël gjithmonë më  pyesje  se  kur  do të  takojmë babin  dhe  unë 

thoja   se   ai  ka  fluturuar    qiell  dhe   na   pret   atje.  Duke   u   rritur   e   kuptove  se   ai   kishteshkuar     botën   tjetër,  por     pyesje  vazhdimisht  se   ku  e   ka   varrin     

vendosnim  një tufë me lule  mbi  të.  Unë  heshtja,  nuk  dija se   si     përgjigjesha  dhe  kjo  ndodhte  sepse  babi  yt nuk kishte varr.

Nuk kishte varr? Si është e mundur?

Po biri im. Ky  është  atdheu  ynë.  Dëgjomë  dhe,  lutem, mos më ndërpre.

Ati yt u kthye nga Franca kur Shqipëria ishte në prag të pushtimit të Shqipërisë. Në universitetin e Sorbonës, ku kishte kryer studimet për jurist,  ishte njohur me Resulin që studionte për psikologji. Kishin krijuar një shoqëri të ngushtë. Sokoli hapi një zyrë avokatie ku u shërbente nevojtarëve që i paraqiteshin, ndërsa Resuli filloi punë si mësues i psikologjisë në shkollën e mesme.

Pushtimi i  vendit  nga  fashistët  italianë  ndikoi    marëdhëniet  midis  dy  shokëve.

Ata  kishin botëkuptime të ndryshme. Sokoli u rradhit në anën e nacionalistëve ndërsa Resuli në atë të komunistëve. Megjithatë i ruajtën marëdhëniet e mira.  Të dy ishin pjesëmarrës të konferencës së madhe të përbashkët që u organizua midis përfaqësuesve të të dy rrymave për një bashkëpunim më të mirë në luftën kundër okupatorit. Por vendimet e kësaj konference nuk mundën të zbatohen. Pala komuniste i hodhi poshtë ato, kështu që miqtë e dikurshëm u kthyen në armiq.

Babai e kishte zyrën avokatore pranë shtëpisë tonë. Ne kalonim vazhdimisht pranë saj, sa herë hynim apo dilnim nga shtëpia. Kështu që u njohëm dhe u dashuruam me njeri-tjetrin. Pas tre vitesh u martuam.. Deri atëherë unë banoja vetëm me nënën time. Babai im dhe gjyshi yt kishte emigruar që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Edhe Sokoli, si unë, ishte djalë i vetëm. Prindërit i kishin vdekur. Kështu që jetonim të tre së bashku.

Sokoli ishte një njeri parimor dhe kurrë nuk i shkelte ato. Nëna u ngrit dhe nxorri nga sënduku programin që i kishte lënë i shoqi.

Lexoje -  i tha.

Arbëri e lexoi dhe me një thjeshtësi të veçantë i tha :

Po    ky    duhet     jetë   programi   i   çdo   qeverie demokratike.

Po,   biri   im,  për   këtë   program   dha   jetën  yt   atë.  Këto  ishin  parimet  e  tij

kryesore  dhe   këto mundohej   t’i  zbatonte  çdo hap të jetës.  Por fati i kishte caktuar destinacion tjetër. Nuk kishim  më shumë se një vit që ishim martuar dhe po bisedonim të tre në shtëpinë tonë. Kisha dy muaj që kisha konstatuar që isha shtatzanë. Ishte shtatori i vitit të dytë të pasluftës. Ora e murit tingëlloi dhjetë herë. Në portë u dëgjua një tringëllimë e fortë. Ne shikuam njeri-tjetrin në sy. Kush mund të ishte në atë orë të vonë?

Sokoli u ngrit dhe u drejtua nga porta.

Kush është? – pyeti.

Forcat e  mbrojtjes  popullore,    iu  përgjigj  një      Sokolit  iu  duk  mjaft  i

njohur.

Hapi portën. Para tij qëndronte shoku i shkollës, Resuli, i shoqëruar nga katër persona të tjerë me uniformë ushtarake. Hynë në koridor dhe atje Resuli thirri me zë të lartë:

Në emër të popullit je i arresuar!

I arrestuar, e përse?

Si armik i popullit.

Njëri  nga    ushtarët  i  hodhi  prangat    duar.  Unë,  si  e çakërdisur klitha:

Mos ma merrni Sokolin tim! Ai nuk ka bërë asgjë  -  dhe u hodha  ta përqafoj.

Nëna pushoi për disa çaste. Arbërit iu kujtue se   këtë  klithje    saj  e  kishte  dëgjuar

edhe    shfaqjen e  dramës  “Lulja  e   kujtimit”.

Afërdita vazhdoi:

Njeri nga ushtarët më shtyu  me  forcë  dhe  unë   rashë     korridor.  Sokolin   e

rrëmbyen  hienat dhe u larguan.

Të nesërmen shkova në degën e punëve    brendëshme  për    pyetur  por  as      pranuan. Vetëm pas një jave më lajmëruan që t’i sillja teshat.

Kisha  mbetur  e  çoroditur.  Nuk  dija  si    veproja. Vendosa  të shkoj  në shtëpinë e Resulit. Trokita. Portën  e hapi e shoqja.

  Çfarë  kërkoni? –  pyeti me një zë të akullt

Unë  mbeta  e  habitur.  Përse  u  soll   ashtu? Hija  e  saj vazhdonte të qëndronte para portës.

Dua të bisedoj me burrin tuaj, -  i  thashë.

Burri im e ka një zyrë, - më tha dhe mbylli derën.

U ktheva në  shtëpi me zemër të  thyer. Nuk  e  shpresojakurrë se do      priste 

atë mënyrë. Nuk më mbeti gjë tjetër veçse t’i nënshtrohesha fatit.  Shkoja çdo ditë në degë për t’u interesuar për tim shoq por çdo gjë binte në vesh të shurdhër. Askush nuk    kthente

përgjigje. Madje nuk më pranonin asnjë ushqim për të.

Kështu kaluan katër muaj. Një ditë erdhi dikush që solli lajmin e kobshëm: Sokoli i kishte mbyllur sytë si pasojë e një ataku kardiak.

Vetëm pas pesë vitesh mësova të vërtetën. Një mbrëmje vonë trokiti  porta. E hapa. Para  meje qëndronte një djalosh që më bëri shenjë të heshtja. Hyri brenda. E pyeta për emrin. Nuk ma tregoi.

Kam  qenë    një  qeli  me  Sokolin, -  tha. –   Unë  akuzohesha  se     bashku

me  dy  shokë kishim shpërndarë trakte antikomuniste. Sokoli i mbylli sytë në prehërin tim.  Sapo ishte kthyer nga dhoma ku  e kishin  torturuar. Ishte në gjendje shumë të rëndë.

Dua të të le një amanet. – më tha

Brenda  astarit  të xhaketës kisha fshehur  një trakt  nga  ato që  shperndanim dhe   një

laps të vogël.

Je    gjendje të shkruash – i thashë  duke  i  treguar letrën dhe lapsin.

I  mori  dhe  filloi    shkruante në anën tjetër    traktit  me  duart    i  dridheshin.  Ma dorëzoi.

Premtomë se do t’ia shpiesh sime shoqeje?

I  premtova.  Sa   mbaroi, fluturoi    botën  tjetër. Letrën nuk e  lexova  fare.  Kështu

e ruajta për gjithë periudhën që isha i burgosur. Kontrollova edhe në xhepat e tij se  mos  kishte ndonjë gjë tjetër. Në fundin e xhaketës, midis astarit dhe stofit, gjeta një medalion. Mendova ta ruaja dhe t’ua sillja juve por ishte e pamundur. Kur të lirohesha me siguri që do të më kontrollonin dhe do të ma gjenin. Kështu që e vendosa përsëri në vend.

Mora letrën dhe e hapa.

“Afërdita ime! – më shkruante Sokoli. – Jam në çastet e fundit të jetës… Duart më dridhen… por nuk mund të rri pa të treguar… atë që me torturat e tij… më pruri në këtë gjendje… Është pikërisht,,, shoku i  shkollës sime Resuli… Këtë mos e harro kurrë… Po të le një amanet… Po të lindësh vajzë ta quash “Shqipe”… dhe po qe djalë “Arbër”… Tregou se ati i tyre dha jetën… pikërisht për Arbërinë… dhe Shqiponjën dykrenore…Lamtumirë, zemra ime!... Mos vajto!... Unë po shkoj në qiell… pranë Zotit të Madh… dhe të Madhërishëm…Të puth… me mall…”

Në anën tjetër të faqes ishte trakti i djaloshit që më solli letrën, ku shkruhej:

“Vëllezër dhe motra! Zgjohuni prej gjumit të rëndë të robërisë! Vështroni shtypjen që po ju bëhet prej komunistëve! Vështroni krimet tmerret, vrasjet dhe torturat e tmerrshme  që po bëhen sot në çdo anë t ë Shqipërisë!E ardhmja  e  juaj  do 

jetë e lumtur  në rast se ju ngriheni për të luftuar!”

Pra Resuli paska qenë torturuesi i tij? – e pyeta unë.

Pikërisht   kapiten   Resuli    sot  ëshrë  emëruar    Drejtorinë  e  Sigurimit 

Ministrinë  e  Punëve    Brendëshme  në Tiranë. –  u përgjigj ai dhe më pas vazhdoi    Sokoli i mbylli sytë sapo më dorëzoi letrën, pa nxjerrë zë, ashtu siç kishte qëndruar edhe përpara torturave. I premtova se po të lirohesha do vija në familjen e tij për të mbajtur premtimin që i dhashë

Ju    faleminderit!      i   thashë    dhe   iu    luta     qëndronte atë natë  aty.

Nuk pranoi. U  largua   dhe   nuk   munda  ta  takoj  kurrë  më. Siç  duket  duhet

  ketë  qenë nga ndonjë qytet tjetër dhe ka shkuar atje.

U interesova edhe se ku e kishin varrosur, por askush  nuk    tha  gjë.  Heshtja  kishte  mbuluar gjithçka.

Këto ishin ato që doja të të  tregoja  biri  im. T’i  tregova për të  ditur    vërtetën  dhe  njëkohësisht për të ndihmuar se si do ta përballosh jetën në të ardhmen.

Nxorri  nga çanta letrën dhe ia dorëzoi të birit:

Lexoje.

Ai  filloi  ta  lexojë. Nuk foli asnjë fjalë.  Nëna vuri re se nga sytë kishin filluar t’i  rridhnin lotë. Diçka belbëzoi nëpër buzë. Afërdita kuptoi se ai ishte një betim.

*         *         *

Bir, ku do të shkosh në këtë orë të vonë  të natës? -  i tha e ëma, kur pa  se  ai  hapi

portën  dhe  po  dilte.

Në botën e ëndrrave, – u përgjigj.

Por mos harro, jo të gjithë ëndrrat dalin.

Ai nuk foli. I dukej sikur qyteti me zhurmat dhe dritat e tij e mbyste. Donte të meditonte i vetëm. Tregimi i nënës e kishte tronditur së tepërmi. Një dualizëm i veçantë filloi të zhvillohej në ndërgjegjen e tij. Ecte dhe nuk shikonte se kush e rrethonte. Dikush e përshëndeti, por ai as që ia ktheu. Kishte fluturuar në botën e tij të brendshme. Donte    ikte sa më larg ku    mos  e gjente askush.

Arriti në bregun e detit dhe filloi të ecte  e    ecte  pa  u

ndalur deri sa  mbërriti në  një  vend  qe  iu duk më i izoluar se të tjerët. Rreth e rrotull nuk të shifte syri njeri. Nuk dëgjohej gjë tjetër veçse oshëtma e dallgëve të detit që atë natë ishin shumë të egërsuara, njëlloj si gjendja  e  tij  shpirtërore.  Mendimet  i  ngatërroheshin  midis  tyre.  Donte  një  përgjigje    askush  nuk mund t’ia jepte. Thirri me zë të lartë:

Kush jam unë? Kujt i përkas?

I  përket   vetes   tënde,  -   iu   duk   sikur   ia   ktheu përgjigjen ndërgjegja.

Në këtë gjendje qëndroi për gati një orë.  Pastaj  filloi  të meditojë.

Prandaj  nuk ma dhanë medaljen e artë?

Një  zë i   brendshëm i  thoshte se kjo ishte pasojë  e  prejardhjes.  Tregimi   i  nënës  i

kishte  krijuar  mendimin  se  i përkiste shtresës që kishte humbur nga përplasja midis dy botëve.

Përfytyronte të atin, një jurist i shquar, i diplomuar në një nga universitetet më në zë të botës. Përfytyronte  Resulin edhe ky i diplomuar së bashku me të, dy miq të ngushtë që mendohej se nuk mund t’i ndante asgjë. Plasi lufta e përbotëshme, një kasaphanë e paparë në historinë e njerëzimit. Dy miqtë kishin botkuptime të ndryshme mbi situatën, ndaj u ndanë në dy fronte. Megjithatë të dy palët kishin të njejtin qëllim, dëbimin e okupatorit. Ndaj bashkëpunonin vazhdimisht për çdo situate. Në disa raste kishin  luftuar    bashku.  Kjo  gjë vazhdoi deri në konferencën e madhe që i ndau.

Përse? Si ka mundësi që, pasi gjetën gjuhën e  përbashkët, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët, të ktheheshin papritur në kundërshtarë ose, për të qenë më të saktë, në armiq? Kjo pyetje e shqetësonte më tepër. Por nuk mund të pranonte që i  ati  ishte  tradhëtar e  kolaboracionist, ndërsa Resuli atdhetar. Programi me të cilin ishte bashkuar i ati tregonte se ai nuk ishte i tillë. Nuk mund të kuptonte se si Resuli kishte mundur të arrinte në atë shkallë sa të sillej si egërsirë karshi shokut të tij më të ngushtë. Kush e kishte prishur

karakterin e tij?

Para syve i dilte qëndrimi i mbajtur kundrejt nënës së  tij që pa asnjë shkak e kishin shndërruar nga një arsimtare e dalluar në një pastruese shkolle dhe, për më tepër, edhe prej andej e kishin hequr për ta dërguar si punëtore në ndërrmarjen bujqësore atë që, po të kishte qenë një kohë tjetër, do të kishte ngjitur shkallët më të larta të artit skenik. Këtë e kishte treguar me shfaqjen e dramës “Lulja e Kujtimit”.

Të gjitha këto mendime rrotulloheshin në ndërgjegjen e tij. Para syve i dilnin vargjet e një poezie të një poeti të njohur që e kishte lexuar dikur:

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!                                                  hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Edhe atij i dukej sikur jetonte në një botë tillë. I dukej sikur   fatet  e  njerëzve i  kishin  marrë  në dorë egërsirat.

Papritmas, dualizmi ishte zhdukur. Tani i dukej sikur e kishte gjetur rrugën e jetës. Do t’i kapërxente të gjithë hithrat dhe ferrat që mund t’i delnin rrugës. Tashmë   e  ndjente  veten  të pjekur dhe  do    gjente mënyrën se si të sillej në raste të tilla.

E vetmja enigmë që i kishte mbetur pa zgjidhje ishte nëse duhej t’ia shprehte Blerinës  mendimet e tij, pasi ende nuk ishte i sigurtë për bindjet e saj. Mos vallë krijonte ndonjë çarje midis tyre kjo ndarje mendimesh? Mos përsëritej historia e Sokolit me Resulin? Ndërgjegja nuk ia pranonte një thyerje të dashurisë së tyre. Megjithatë vendosi që të  heshtëte. Por a po vepronte mirë? Kësaj pyetje nuk dinte t’i përgjigjej.

Ndërkohë , kishte   filluar    agonte.  Kishte  kaluar  një natë të tërë duke endërruar  me  sytë  hapur. U ngrit dhe u drejtua për në shtëpi.

Erdhe, bir? -  Pyeti e ëma.

Po, nënë, -  ishte përgjigja.

Nëna nuk e ngacmoi më tej.

*       *      *

Dy muaj më prapa. Një zhurmnajë zhvillohej  midis  nxënësve    sapo  kishin  marrë maturën. Diçka pëshpëritej nën zë.

Përse? Si ka mundësi?

Askush   nuk   ishte     gjendje     kuptonte  shkakun përse ndodhte një gjë  e  tillë.

  tabelën  e lajmërimeve të shkollës kishin dalë emrat e  maturantëve    u  kishte  dalë  e  drejta  e studimit dhe degët për secilin. Mungonte vetëm një emër. Emri i atij që kishte qenë asi i  gjthë  të tjerëve.

Përse? – vazhdonin të pyesnin  nxënësit  njeri-tjetrin.

Këtë pyetje ata e  kishin  bërë   edhe   kur   atij   nuk  i  kishin  dhënë medaljen e   artë.

Nuk  arrinin  ta kuptonin. Vetëm njeri prej tyre e dinte. Ky ishte Petriti. Ishte i vetmi midis tyre që e njihte mirë shkakun.

U nda nga shokët dhe shkoi të takonte Arbërin.. Në shtëpi gjeti vetëm t’ëmën.

Sot  doli    herët se zakonisht, -  i tha ajo. –   Do ta gjesh në lulishten e qytetit.

E gjeti ulur në një stol duke lexuar një libër.

Çfarë libri po lexon?

Tani sapo e bleva – dhe i tregoi kopertinën.

Ishte romani “Njeriu që qesh” i Viktor Hygoit.

Është botimi i  parë    shqip.

Po..

Unë  e  kam  lexuar  qysh   para  pesë  vitesh    frëngjisht. E  kishim në shtëpi. E

kishte sjellë babi nga Franca.

Afërdita ia kishte mësuar gjuhën frënge qysh  kur   ishte dhjetë vjeç.

A të kujtohet përmbajtja e  këtij  romani?  -   vazhdoi  Arbëri.      skajin  jugor

  Portlendit  në Angli, në një nga ditët e ftohta të janarit 1690, braktiset një fëmijë dhjetëvjeçar i përçudnuar. Ai ecën dhe ecën nëpër  errësirë dhe acar, i vetëm dhe pa  njohur vendin, për të gjetur një strehë ku të fusë kokën dhe  një kafshatë bukë për të mbushur barkun. Një kombinim i shkëlqyer i egërsisë së natyrës me gjendjen shpirtërore të fëmijës. Në majë të një kodre ndeshet me një pamje të llahtarshme. Skeleti i një kufome qëndronte varur para tij. Era e ftohtë e lëkundte sa andej këndej. Fëmija tmerrohet. Kush ishte ky fëmijë? Kush  e kishte përçudnuar? Ishin kompraçikosët. Ata blinin dhe shisnin fëmijë.  Hygoi shkruante:

“ Kompraçikosët   ishin  një  shoqatë  e  çuditshme  dhe  e  urryer   endacakësh, e   famshme     shekullin  e   shtatëmbëdhjetë, e  harruar      tetëmbëdhetin  dhe  krejt  e panjohur sot. “

Sipas tij kompraçikosët në shekullin e nëntëmbëdhjetë ishin krejt të panjohur. Europa kishte ecur përpara. Ajo  i  kishte  zhdukur  ata. Por  çuditërisht ishin  ringjallur  përsëri    Shqipëri    gjysmën  e dytë të shekullit të njëzetë. Nuk quheshin më kompraçikosë. Por ishin njësoj të egër si ata,  në mos më keq. A nuk ishin ata që nënën time, nga një pedagoge e shkëlqyer e kthyen    një  pastruese  të thjeshtë apo punëtore në një ndërmarrje bujqësore?  A nuk ishin ata që shkatërruan  fëmininë  dhe  rininë time? A nuk ishin ata që më mohuan të drejtën e medaljes së artë dhe që nuk dihet se ku do të jetë fundi? Këta janë  kompraçikosët e sotëm.

Heshti. Edhe Petriti gjithashtu. Kaluan shumë çaste në këtë gjendje. Së fundi Arbëri foli:

Përse  rri i  heshtur?  Përse  nuk  flet asnjë fjalë?  Nga shprehja e fytyrës  duket  se

diçka do të më thuash

Petriti përsëri heshti. Nuk kishte kurajo t’i jepte lajmin e hidhur. Druhej se një gjë e tillë do të ndikonte tepër në ndërgjegjen e mikut të tij. Por a mund ta mbante të  fshehtë  për  shumë  kohë? A nuk do ta merrte vesh ai nga shokët e  tjerë?

Arbëri   vazhdonte  ta  vështronte    pritje    përgjigjes. Së fundi Petriti filloi:

Ke të drejtë. Kompraçikosët e sotëm janë disa  herë  më të egër  se    dikurshmit.

Kjo  është  Shqipëria  në të cilën jetojmë.

Pastaj?

Arbëri e kuptoi se kjo ishte vetëm një hyrje..

Fol. Mos u druaj!

Gjithë klasës i doli e drejta e studimit, vetëm ty jo, ty që ishe mbi  gjithë të tjerët.

Ndryshe nga sa mendonte Petriti, ky  lajm  nuk  shkaktoi asnjë tërmet në zemrën e Arbërit.

Prandaj  druheshe?    i  tha . –  Unë  këtë   e  kam   pasur    qartë  qysh  kur  m’u

mohua  e  drejta  e  medaljes    artë. Po ty,    çfarë dege të doli?

Agronomi. Mendoj   ta   refuzoj.  Kisha  kërkuar  për mësuesi, si  prindërit  e mi.

Mos   u   bëjë   i   marrë. Shko   dhe  përfundoje   atë  fakultet,  ndërsa  unë,  si  një

autodidakt, do të studioj vetë në shtëpi. Mësuesja ime do të jetë vetë nëna ime.

Ky ishte fundi i dialogut.

*     *      *

Arbër, në çfarë dege të doli  e  drejta  e   studimit?  -   pyeti Blerina kur  u  takuan.

Arbëri u zu ngushtë. Ishte pyetja më e vështirë që i ishte bërë deri atëherë. Nuk ishte në gjendje të përgjigjej. Mohimin e medaljes së artë e kishte kaluar me heshtje. Tani duhet patjetër të përgjigjej. Po si? Fillimisht bëri sikur nuk e dëgjoi, por kur ajo e përsëriti e pa se nuk kishte rrugë tjetër. Një ditë ajo do ta merrte vesh të vërtetën ndaj më e mira do të ishte që t’ia tregonte vetë.

Nuk më doli në asnjë degë ? – ishte përgjigja e prerë.

Blerina u hodh përpjetë.

Si ka mundësi, ty me ato rezultate të shkëlqyera?

Pikërisht  mua    kam   lindur   për     jetuar   ndryshe   nga     tjerët,  për  

ëndërruar  ndryshe nga të tjerët dhe për t’i ndrydhur ato ëndrra në një kafaz të hekurt.

Përse?

Sepse unë i perkas një  bote  tjetër, ndryshe  nga  kjo ku jetojmë.

E cila qenka kjo botë?

Arbëri   qëndroi   për   disa   çaste   pa  u  përgjigjur.  Ishin  duke  shëtitur    një  nga

bulevardet  e qytetit ku lëvizjet e njerëzve ishin të shpeshta. Nuk mund të fliste më tepër. Donte një vend ku mund t’i shprehte me zë të lartë mendimet e tij. Ju kujtua nata e ceremonisë së mbylljes së vitit shkollor.  Vetmia e bregut të detit, ku kishte kaluar atë mbrëmje, ishte vendi më i përshtatshëm.

Eja me mua! – i tha.

Dolën në bregdet dhe filluan të ecin anës së tij.

Ku po më çoni? – pyeti Blerina duke ndjerë  një  farë frike.

Arbëri e kuptoi.

Mos u trembni! Po shkojme drejt vendit ku  mund  të flasim lirisht.

Së fundi arritën te vendi i cakruar. U ulën    një  kodër rëre. Arbëri filloi:

Një fjalë e urtë thotë “Edhe  muret  kanë  veshë”. Por  këtu  nuk  ka  mure. Askush

nuk mund  t’i dëgjojë fjalët tona përveç këtyre dallgëve të egra që përleshen me  njera-tjetrën. Ato përleshen pasi kanë problemet e tyre që çuditërsiht ngjajnë me ato të miat

Arbër,  folë Çfarë  do      huash?      Pyeti  Blerina   me  një    ku  shprehej

padurimi.

Atëherë  dëgjomë, -   tha  ai  duke kthyer  vështrimin nga   deti.  -     fillim  dua

  kërkoj  falje që këto fjalë nuk t’i kam thënë qysh ditën e parë që u lidhëm, por, për të thënë të vërtetën, as vetë nuk i dija.  Unë  nuk jam ai që mendon ti. Jam ndryshe. Të thash pak më parë se i përkas një bote krejt ndryshe nga kjo ku jetojmë, një bote tjetër.

Blerina u bë gati të fliste por ai, pa kthyer kryet, i bëri shenjë të heshte.

Mos      ndërpre,  lermë    mbaroj.  I përkas  një familje  intelektuale që  i   ka

dhënë  mjaft këtij vendi. Gjyshi im ka qenë një nga pjesëmarrësit e lëvizjes për pavarësinë  kombëtare. Ka  marrë  pjesë në Shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe Luftën e Vlorës më !920. Nëna ime ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera institutin femëror “Nana Skanderbeg” në Tiranë. Im atë ka qenë një jurist i dëgjuar në qytet, mbaruar në Sorbonë të Francës. Gjatë luftës së dytë botërore ai u rreshtua në rradhët e nacionalistëve. Këto ishin bindjet e tij. Por nacionalistët e humbën luftën. Pas mbarimit të  saj im atë arrestohet  dhe burgoset    qelitë e Sigurimit të Shtetit. Atje torturohet egërsisht dhe a e di se nga kush? Nga shoku i tij i ngushtë që kishte studjuar bashkë me të dhe tani ishte bërë një personalitet në zyrat e sigurimit të shtetit. Emrin e tij nuk po ta them se është më mirë  mos ta dish. Në këto kondita i mbylli sytë atje në qelinë e errët. Ishte vetëm tridhjetë vjeç. Nuk kishte më shumë se tre vjet që ishte martuar. Unë linda tre muaj pasi ai u nda nga jeta. Besomë Blerina, të gjitha këto i mësova vetëm dy muaj më parë, ditën që m’u mohua medalja e artë në shkollë, gjë për të cilën qëllimisht nuk të kam folur. M’i tregoi nëna ime. M’i tregoi për t’u përgatitur edhe për raste të tjera që mund të më ndodhin dhe për të mos u thyer para tyre. Për këtë e falënderoj. Ndaj të kërkoj edhe një herë ndjesë se vetëm dy muajt e fundit i mësova këto të vërteta.

Heshti. Të dy kishin rënë në mendime. Dëgjoheshin vetëm përplasjet e dallgëve të detit që sikur donin t’i zgjonin nga ëndërrimet ku kishin rënë.

Arbëri ktheu kryet nga Blerina. Në sytë e saj pa dy  pika loti.

Po qan? – e pyeti.

Ajo nuk u përgjigj.

Përse? – mundi të thoshte me një zë të dridhur.

Kjo është bota. - ishte përgjigja.

Një   heshtje   e   gjatë   pasoi   përgjigjen. Të   dy   ishin   zhytur  në botën  e   tyre   të brendëshme. Të  dy luftonin me ndërgjegjet e tyre. Dukej sikur papritur midis tyre ishte ngritur nje mal i lartë që i pengonte të takoheshin. A do të kishin forca për ta shembur këtë mal? Shumë të tjerëve u kishte ndodhur një gjë e tillë por nuk kishin gjetur forca ta përballonin, madje edhe pasi kishin krijuar familje dhe ishin bërë me fëmijë. Ishte shumë e vështirë të shkëputeshe nga realiteti që ekzistonte. Ishte shumë  e  vështirë    dilje kundër këtij realiteti.

Së fundi foli Arbëri:

Blerina, e   kuptoj   gjendjen   tënde   psikologjike.  Je  goditur   nga   një   shok   i

papritur nga  i  cili nuk ka mjek që të të shpëtojë. Këtë mund ta bëjë vetëm ndërgjegja jote.

Unë   kam... –   filloi    flasë  Blerina  por  Arbëri  e ndërpreu.

Mos  u   përgjigj!  Pleqëroje  me  ndërgjegjen  tënde.  Mendoje  mirë. Për  një  rast

të tillë nuk mund të vendoset menjëherë. Madje duhet pleqëruar mirë. Duhet menduar mirë.  Le    jetë  një  vendim  i  ndërgjegjes  tënde.  Koha  e  pritjes  nuk  ka  rëndësi.  Si  do    të zhvillohen ngjarjet, unë jam i sigurtë se ne do të gjejmë forca për ta përballuar.

Nuk folën më. Filluan të kthehen bregut    detit.  Gjithë rrugës asnjeri prej tyre nuk nxorri zë.

*         *          *

Lufta në ndërgjegjen e Blerinës kishte filluar. Tregimi i Arbërit e kishte  tronditur. Ndodhej  para një dileme të madhe. “Le të jetë  një  vendim  i  ndërgjegjes   tënde” i  kishte   thënë  ai. Por, a   mund  të vendoste kollaj?  Donte ta bisedonte me dikë por nuk gjente asnjë shoqe apo shok te i cili mund të besonte. Përfundimi i dashurisë së parë ia kishte treguar këtë. Vetëm tek Arbëri kishte mundur të gjente përgjigje, por ai  ishte vetë personazh i ngjarjes.

Mendoi ta bisedonte më të ëmën. Ato ishin bërë si dy shoqe të ngushta dhe jo  si  nënë  dhe  bijë. Shpesh herë kur u dilte ndonjë çështje uleshin së bashku dhe bisedonin rrugën e zgjidhjes. Mirpo çështja që e shqetësonte Blerinën kishte karakter tjetër. Kishte të bënte me një lidhje dashurore midis dy individëve që vinin nga botë të ndryshme që në fakt ishin në luftë me njera-tjetrën. Vendosi të heshte. Do ta mendonte e përpunonte në mendjen e saj, në ndërgjegjen e saj deri sa të vendoste

Shqetësimi i së bijës nuk kishte se si të mos binte në sy të nënës.

Bijë, çfarë të mundon? – i tha një ditë

Asgjë  nënë, - u përgjigj,  por  zëri  i  saj  tregonte  të kundërtën.

Në këtë përgjigje nëna kuptoi se ajo kishte diçka?

-    Mos ta ka rrëmbyer zemrën ndokush dhe nguron të ma tregosh?

Jo, jo nënë.

Mirë  atëherë  po     besoj, por dua të të  them  se  çdo herë që të kesh  shqetësim

nënën  tënde do ta kesh në krah. Këtë mos e harro.

Nëna  u  largua  dhe  e  la në  mendimet  e  saj. Çështjen  e bisedoi edhe me të shoqin dhe ai pasi u mendua për një farë kohe i tha:

Lere vajzën në botën e saj. Tashmë  ajo është  e rritur. Sivjet  merr maturën. Le 

shprehet  kur ta shohë të arsyeshme.

Blerina rridhte nga një familje që gjatë luftës kishte qenë në krahun e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, por as i ati dhe as e ëma nuk ishin futur në rradhët e Partisë Komuniste. Vetëm dajua i saj ishte një aktivist i flaktë i kësaj partie dhe si rezultat kishte arritur të ngrihej në rangjet më të larta, madje duke u transferuar në kryeqytet në një detyrë me shumë rëndësi.

Personalisht Blerina nuk kishte ndonjë opinion    qartë

të situatës. Vinte re se shpesh herë ndodhnin fenomene që asaj i dukeshin jo të drejta. Kishte lindur dhe rritur në një sistem që për herë të parë zbatohej në Shqipëri. I përkiste një familjeje që kishte luftuar për këtë sistem. Por thellë në ndërgjegje ndjente se jo çdo gjë zhvillohej në rrugën e premtuar.

Termat kolaboracionist, sabotator, armik i  popullit  e  të tjera si këto qarkullonin përditë në shtyp dhe në radio. Këto terma kishin hyrë edhe në programet shkollore. Megjithatë nuk e kishte vrarë shumë mendjen për to. Mosha në të cilën jetonte ishte e tillë që nuk i interesonte të dinte për të tilla gjëra.

Tani që Arbëri i tregoi historinë e tij pësoi një shok të madh. Një mëdyshje e madhe mbuloi ndërgjegjen e saj. Si të vepronte? Ishte midis dy rrugëve. Ose do të shkëputej prej tij dhe kjo do të ishte një diziluzion i dytë pas atij të parit, ose do të merrte parasysh të gjithë pasojat që mund t’i vinin dhe do të pranonte dashurinë.

A  do    ishte  në gjendje t’i përballonte ato?  Si shembull kishte Arbërin  dhe nënën e tij. A nuk po i përballonin nënë e bir presionet që po u ushtroheshin? Para syve i dilnin personazhet e romaneve të lexuara vite më parë ku heronjtë i qëndronin të paepur fenomeneve të kohës kur jetonin. Por në shumë prej tyre fundi ishte tepër tragjik. Mos do t’i ndodhte edhe asaj kështu?

Ditët kalonin dhe  ajo  ende  nuk  po  vendoste. Po  afronte  dita  e  fillimit    vitit  shkollor.  Me Arbërin nuk ishte takuar qysh nga dita kur mori vesh  të vërtetën mbi të. Më të shumtën e kohës e kalonte brenda në shtëpi duke medituar. Dilte fare rrallë sa për të marrë  ajër dhe për t’u kthyer përsëri në mendimet e saj.  Së fundi vendosi.

*      *       *

Pothuajse në të njejtën gjendje ishte edhe Arbëri. Por ai, të paktën, ndërgjegjen e kishte të qetë. I kishte treguar Blerinës të vërtetën dhe ishte ajo që duhej të vendoste. Por ishte i ndërgjegjshëm që ky vendim do të ishte shumë i vështirë. A do të ishte në gjendje ajo të  thyente  tabunë e  luftës    klasave? Një gjë e tillë i dukej gati e pamundur.

Për një gjë ishte i sigurtë. Edhe në rast se ajo do të thyhej nuk do  t’i  mbante  mëri. Para  syve  i dilnin fjalët që i kishte thënë në bisedën e fundit: “Unë jam i sigurtë se ne do të gjejmë forca për ta përballuar

Vendosi ta bisedonte çështjen me Petritin. Pas dy ditësh ai do të nisej për në universitet. Ishte shoku më i ngushtë  i tij. Deri atëherë nuk i kishte thënë asgjë për  dashurinë me Blerinën dhe këtë e kishte bërë pikërisht për faktin e hendekut që e ndante me të dashurën.

Petrit,  dua  të bisedoj diçka personale me  ty, -  i  tha një ditë.

Çështje personale, cila na qenkërka kjo? – u  përgjigj ai me një farë ironie.

Këtu   nuk   mund   ta  them  por  eja    shkojmë  në breg të detit.

Bregu i detit ishte vendi ideal  për  Arbërin  ku  mund    shprehte lirisht  mendimet e

tij. I  hipën urbanit dhe mbërritën në bregdet. Arbëri e çoi mikun e tij në vendin e  preferuar.

Dëgjo  vëlla. Fillimisht  dua të    kërkoj të  falur se  për  këtë  çështje  duhej të 

kisha  njoftuar më parë por as vetë nuk e di pse nuk e bëra një gjë të tillë. Kërkoj vetëm të mos më ndërpresësh. Dëgjomë me vëmendje.

Heshti për disa çaste. Edhe Petriti nuk e pyeti. Së fundi ai filloi.

Jam   dashuruar   me   Blerinën. Ti  e  njeh.  Jemi  njohur së  bashku  me  të. Ajo  i

është  përgjigjur dashurisë sime. Por ti e di që familja e saj, dy prindër model, dy mësues model, kanë qënë dhe janë lidhur me pushtetin e sotëm, ndërsa familja ime i përket krahut të kundërt. Këtu ka një mospërputhje.  Këtë mospërputhje ia thashë edhe asaj. U trondit së tepërmi. E lashë të mendohej dhe të vendosë. Kanë kaluar dy javë që nuk jam takuar me të. Përditë shkoj në vendin e takimit por ajo mungonNuk e di  si të veproj.

Petriti nuk u përgjigj menjëherë. Ai e kuptonte shumë mirë gjendjen në të cilën ndodhej miku i tij. Por ishte i ndërgjegjshëm edhe për situatën në të cilën jetonin. I kuptonte fare mirë pasojat që mund të vinin nga kjo dashuri.

Mos bëjë  asnjë  veprim. Lere    vendosë vetë ajo. I takon asaj vendimi.    i  tha

së fundi.

I sugjeroi që këtë çështje ta diskutonte me nënën e tij. Ajo ishte një intektuale e njohur dhe do të dinte të gjente një zgjidhje.

Në mbrëmje, pasi hëngrën darkë, Arbëri iu drejtua s’ëmës:

Nënë, jam në udhëkryq.

Në udhëkryq, përse?

Kam rënë në dashuri.

Ke  rënë    dashuri?  Po  ky është lajmi    i  mirë  që kam dëgjuar.

Afërdita u ngrit dhe përqafoi  të birin.

Por dashuria ime është një dashuri e pamundur.

Dashuri e pamundur? Përse?

Sepse i përkasim dy botëve të ndryshme.

Ç’do të thuash?

Ajo bën pjesë në kampin e fitimtarëve ndërsa unë  në atë të të mundurve.

Mjaf  or  bir,  mos    fol  me filozofira. Kush është  ajo vajzë?

Blerina, vajza e mësues Hektorit dhe mësuese Irmës.

Mos bir! – thirri nëna dhe u hodh përpjetë.

Arbëri shtangu. Reagimi i s’ëmës e habiti.

Përse nënë? – i tha

Më mirë të mos e dish.

E përse?

Sepse do të të thyhet zemra.

Fol nënë, fol! Mos më ler në këtë gjendje.

Por  nëna  nuk  fliste  dot. Ajo  nuk  mund t’ia thoshte    vërtetën e  tmerrshme që  ai

nuk  e  dinte. Qëndroi në heshtje.

Fol nënë! i thirri Arbëri me një ton padurimi.

Blerina  është  mbesa  e  Resulit. –   tha me  një zë të lehtë që mezi dëgjohej.

Mbesa e Resulit?

Po  bir, Irma është motra e  Resulit.

Lajmi ra si  bombë  mbi  ndërgjegjen e Arbërit. Ai paska  dashuruar mbesën e vrasësit

  babait    tij?  Një tufan i brendshëm i  shpërtheu    ndërgjegje. Mendja  iu  çorodit. Mendimet  iu  turbulluan. Përse e dënoi kaq shumë fati? Nuk i mjaftonin ato që kishte kaluar familja e tij?

Nga sytë  filluan t’i rrjedhin lotë. Nëna e vuri re. Iu afrua të birit dhe i tha:

Pushoi lotët bir! Ulu ta  diskutojmë  me  gjakftohtësi gjendjen.

Çfarë ka mbetur më për të diskutuar?

Le  ta  marrim shtruar.  Vajza  është  e  bija  e  dy  prindërve  për të  cilët   deri 

sot  nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë për karakterin e tyre. Ata janë prindër të nderuar ndaj edhe vajza duhet të jetë e nderuar. Në çastin e parë unë të thashë se ajo është mbesa e Resulit. Tani e kuptoj se gabova. Në rast se vajza dhe prindërit e saj të pranojnë për dhëndër, atëherë edhe unë nuk kam se si të mos pranoj vajzën për nuse. Nuk ka pse të paguajë vajza për dajon.

E dua Blerinën! –   tha Arbëri. –     rast  se  edhe ti e pranon bashkimin tim me

të, kjo është gjëja më e çmuar që po më dhuron. Faleminderit, nënë! Unë ia tregova historinë e familjes sime dhe jam në pritje të përgjigjes.

Lere të vendosë ajo.

Po për Resulin? Në bisedën  me    nuk  i  thashë  se nuk e dija.

Le të bisedojë me të ëmën.

Me këto fjalë biseda u mbyll.

*      *      *

Dita e fundit  e  pushimeve  shkollore. Blerina  u  drejtua për në vendin  e  zakonshëm

të takimit. Arbëri nuk ishte aty. Përse? Mos vallë e kishte harruar nga mungesa prej gati tre javësh? Megjithatë vendosi të priste. Nuk vonoi shumë dhe ai erdhi. Qëndruan të dy përballë njeri-tjetrit pa folur. Së fundi u dëgjua zëri i Arbërit:

Blerina...

Mos   fol,  -   e  ndërpreu ajo. - Unë e vendosa. Toka dhe qielli të  bashkohen  unë

nuk  ndahem nga ty.

A e mendove mirë?

Plotësisht.

A e ke biseduar me prindërit? Unë  do      kërkoja që të merrje edhe  mendimin

e tyre..

Ashtu?

Patjetër, ne nuk mund    vendosim  pa  miratimin  e tyre. Unë e bëra një gjë

tillë.

  mbrëmje  kur  u  kthye  i  ati    shtëpi,  Blerina  iu  drejtua prindërve.

Babi, mami, dua bekimin tuaj.

Bekimin  tonë?  Por   ne  ta  kemi  dhënë  qysh  ditën  që linde.

Bekimi që kërkoj sot është i një  karakteri  tjetër  dhe unë nuk mund t’jua mbaj

fshehtë

Fol, bijë!

Kam   rënë     dashuri   me  një  djalë  ndaj  kërkoj bekimin tuaj

Ke  rënë     dashuri?    foli  e  ëma,   -   Po   na  thuaj, moj vajzë, cili  është  ky

djalë?

Po, do  t’jua t hem, por mos  u   çudisni.  Është  Arbër  Dauti, biri i Afërditës

dikur  ka  qenë mësuese si ju.

Prindërit u panë sy ndër sy. Qëndruan për një  kohë    gjatë    atë  gjendje. Asnjeri  nuk  fliste. Blerina priste fjalën e tyre. Heshtja sundoi në dhomë. Së fundi  atë  e  prishi  zëri  i Irmës që foli:

A e di historinë e asaj familjeje?

Po,  nënë  Arbër   m’i  ka treguar të  gjitha. Më  ka treguar që i  ati  ka   vdekur 

qelitë  e sigurimit të shtetit. Më ka treguar që e ëma nga mësuese  tani  punon  si  punëtore  në ndërmarrjen bujqësore. Më ka treguar  që për këto arsye atij i mohuan medaljen e artë dhe të drejtën e studimit.

Po tjetër gjë a të ka treguar?

Jo.

Prindërit u panë përsëri sy ndër sy.

Tregoja, - tha i ati.

Dëgjo bijë!    filloi  e  ëma. Do      them një  gjë    ti  nuk  e  di dhe duhet ta

mësosh.  Hetuesi i babait të Arbërit ka qenë  dajua  yt  dhe  vëllai  im,  Resuli.    kohën  kur  ndërroi  jetë  Sokoli,   Resuli punonte ne Degën e Punëve të Brendëshme.

Blerina shtangu. Një tjetër hendek i thellë ishte hapur ndërmjet dy të dashuruarve.

Por ne duhemi, duhemi shumë. –   mundi    thoshte  me gjysmë zëri.

Qetësohu bijë, -  ndërhyri i ati.  -  Le ta mbyllim   për

sot    këtë   bisedë.  Pleqëroje  me veten tënde dhe nesër e bisedojmë përsëri.

Edhe një natë tjetër zgjuar. Edhe një natë tjetër mbushur me ëndrra të frikshme. Një përplasje dallgësh në zemrën e Blerinës, por një përplasje dallgësh edhe në zemrat e prindërve të saj.

Si do t’ia bëjmë or burrë? – pyeti Irma

Le t’ia lemë vajzës të vendosë,- ishte përgjigja.

Të nesërmen Blerina hyri    dhomën ku ishin  prindërit e saj.

Baba, nënë, e vendosa. Kërkoj bekimin tuaj. –  tha.

Mirë   bijë,  -   foli  i  ati.   por     parë   dua   ta   bisedoj  këtë   çështje   edhe

me  familjen e Arbërit. Lajmëroi të  vijnë sonte.

Në mbrëmje Afërdita dhe Arbëri erdhën në shtëpinë e Blerinës.

Le    futemi     temë  -  tha  Hektori  -     dy  palët  jemi para një  fakti

kryer. Personalisht kam bindjen se edhe të dy familjet përputhen. Por koha na hodhi në krahë të kundërta të barrikadës. Nuk dua të zgjatem me hollesitë e kësaj ndarjeje. Ato dua t’ia le së kaluarës. Vetëm dua të them se a do të jemi në gjendje t’i përballojmë vështirësitë?

Fort i nderuar zoti Hektor! -  f illoi Afërdita. -   Folët  ashtu  siç   ju  takonte.  Unë

nga  ana me, ju garantoj se kurdoherë, në çdo rrethanë që do të na paraqitet, do të di të qëndroj ashtu siç duhet. Blerina do të jetë vajza jonë dhe do të di si ta mbroj. Unë e kam treguar se jam në gjendje të përballoj çdo lloj situate.

Le t’i pyesim edhe dy të rinjtë.

U   premtoj   se      çdo   situatë    do     paraqitet  do    jem  gjithmonë 

krah të  Blerinës  deri në ditën e fundit të jetës, - tha Arbëri

Edhe unë gjithashtu, - e plotësoi Blerina.

Atëherë na qoftë për mbarë! – e përfundoi Hektori.

U  ngritën  dhe  filluan    urojnë  dhe    përqafoheshin  midis  tyre.  Afërdita  nxorri

nga  çanta një varëse floriri dhe  ia  vari në qafë Blerinës.

Këtë varëse ma ka sjellë Sokoli nga Franca  dhe  unë po ia dhuroj bijës time.

Ndërsa Irma i dhuroi Arbërit një orë dore zvicerane të markës “Omega”.

Edhe unë e kam kujtim nga babai im i ndjerë – tha,

Blerina dhe Arbëri nuk përmbaheshin dot nga gëzimi.

Kam  edhe  një  kërkesë     fundit,  -  tha  papritmas Hektori.

Të gjithë heshtën.

Mos  u   çudisni,   -  vazhdoi ai. -  Sivjet Blerina  është     vitin  e   maturës.  Pas

maturës do të vazhdojë universitetitn. Do të doja që këtë fejesë, hë për hë, të moa ta shpallim, deri sa Blerina të arrijë një moshë më të plotë. Le të paraqiten në publik si dy shokë të mirë.

Heshtja   pasoi   fjalët  e  tij  për  një   kohë     shkurtër.  Atë  e  thyen zërat  e  dy 

rinjve.

Plotësisht.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora