E marte, 19.03.2024, 07:22 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Manjola mes provokimeve

E marte, 23.04.2019, 06:44 PM


MANJOLA mes provokimeve

Tregim nga Albert Z. ZHOLI

Institutin e Lartë Petagogjik, Manjola e ndërpreu në vitin e tretë. Jeta në konvikt ishte bërë e mërzitshme dhe e pasigurtë. Çdo mbrëmje kishte grindje tek sheshi para konviktit. Djemtë e qytetit hynin e dilnin në dhomat e vajzave si në shtëpitë e tyre. Për rregullore të brendëshmne konvikti as që bëhej fjalë.

Ajo periudhë, që politikanët e quanin “ periudhë tranzicioni” , fshihte brenda saj të papritura nga të pamenduarat. Si shumë shoqe edhe Manjola vendosi ta ndërpriste shkollën për të mos ndërprerë lojën e jetës, sic e gjykonte ajo, kodin moral të vetvetes.

Ajo ishte një nga studente e mira që jo vetëm shokët e shoqet por edhe petagogët i respektonin dijet e saj.

Gjykimin e saj për ta lënë shkollën familja nuk e priti mirë, sidomos e ëma. “Ti je vajzë e zgjaur, mendtë në kokë i ke dhe kokën mbi supe”, i kish thënë e ëma” di t’u tregosh vendin dhe mësimeve dhe atyre që të japin mësim”. Fjala ishte për një petagog, që nuk e linte rehat Manjolën edhe pse ajo ishte e fejuar me Edin. “... do e zë edhe unë atë petagog Arbenin e do i them dy fjalë, është mësues ai apo rrugaç...”-i tha e ëma..

- Jo mama, bëhet më keq ashtu.

- Po ti je e fejuar... ç’pandeh ai?!...

- Prandaj mama unë dua ti ruhem sherrit. Pozocioni që kam unë në jetë është i vështirë. Edi është i sjellshëm e korrekt me mua, s’dua të krijoj situata të vështira ...Pastaj nuk është vetëm problemi i petagogut. E para është se mua nuk më pëlqen më qëndrimi në shkollë. Nuk ka asgjë të bukur asgjë të pastër ...Nuk dua të zhgënjehem edhe për vitet që bëra...Nuk dua t’i shëmtoj vitet që ikën, shoqërinë e sinqertë, fjalën e bukur ...Nuk e di mama por më duket se pas asaj që quhet Demokraci, disa kanë nxjerrë brirët... Unë nuk dua të mbetem preh e brirëve të tyre...

- E jëma heshti dhe nuk e kundërshtoi më.

- Manjola –nuse ishte një befasi. Sikur duhej martesa që qyteti ta mbante në gojë bukurinë e saj. Si një çelje karafili i dukej qeshja në buzën e poshtëme, ku niste një gropëz e pambaruar ...

Lokali buzë detit u mbush me dasmorë. Respektin e gjithë qytetit për familjen e saj dhe shoqërinë e saj të shkollës nuk mund ta mbante ai lokal buzë detit, ndaj edhe jashtë vinin e venin dashamirësit kureshtarë ...Edhe deti ishte i qetë atë ditë vere, sikur qe hutuar nga bukuria e asaj vajze me emër lulesh ...Dhe dasma e bashkoi mbrëmjen me mëngjesin, për të mos u zemëruar as dielli as hëna...

Kur akoma nuk ishte shkrirë mjalti i dasmës në buzë, ata u nisën për në Greqi.

Puna në Greqi ishte e lodhëshme, si puna në Greqi. Por ajo veç punës edhe studionte për të vazhduar shkollën nga larg. Dhënai e provimeve për të nuk ishte e lehtë, por ajo i kish premtuar vetes se do e vazhdonte shkollën me korespondencë dhe nuk e gënjente dot veten. Ja erdhi provimi i parë, prova e parë e asaj që donte të bënte në vazhdim...

Në Kakavijë e priti e ëma. U përqafuan me mall e tek porta e institutit u ndanë. Manjola nuk donte që ta shoqëronte e ëma, sidomos tani që ishte grua e martuar e me dy hapa jetë më tutje. Shoqet e shokët e rrethuan dhe e mbytën me pyetje. Më tepër nuk donin të mësonin ndonjë ghjë të re, se në Greqi , fati i të gjithëve është gati i njëjtë, por donin të flisnin me të e të çmalleshin. Ajo me të vërtetë ishte zbukuruar edhe më shumë, edhe pse kish lënë mbrapa diçka vajzërore. Bukuria e saj ishte bërë si më e qëndrueshme me një finesë magjie të ëmbël...

Nisi hyrja e studentëve të parë në sallë. Në pesëshen e parë ishte edhe Manjola. Emrat i lexonte petagog Arbeni . Kur përmendi emrin e saj ai qeshi me ironi, sikur donte të thoshte: “ Erdhe prapë në dorën time...” ose ndonjë gjë më të djallëzuar se kjo. Këtë nuk mund ta përcaktonte menjëherë Manjola.Veç e dinte se Arbeni ishte frika e gjithë studentëve, ndërsa për të ishte edhe më shumë se frikë...

Trgonin se po t’i jepje “ zarfin plot” mund të hyje në provim e ta merrje lëndën pa e çarë kokën fare...Kishte edhe nga ata që punonin në Greqi apo në Itali dhe provimet i merrnin me atë “zarfin plot” ...Ee sa gjëra ndodhin e do të ndodhin me Arbenin e Arbenët, që ishin zhveshur nga morali i shenjtë i mësuesit?!.

Manjola hyri kokëulur, sikur të kish bërë ndonjë turp, mori tezën dhe zuri vend në një tavolinë nga fundi i sallës.

E lexoi dhe e lexoi prapë tezën, por asgjë nuk po kuptonte nga ato pyetje që nxirrosnin mbi atë copë letër ...U sforcua të përqëndrohej. Diç lëvizi në kujtesë. Dy pyetje i hodhi mbi letër me përgjigje të sakta ...Po jepte e merrte që edhe pyetjen e tretë ta zgjidhte. Patjetër e kërkonte nga ajo vatër kujtese, nga dolën edhe përgjigjet e dy pyetjeve të para, por më kot...

Arbeni, që e sodiste gjatë gjithë kohës u afrua tek tavolina e saj dhe foli:

- “ Të ka bërë më të bukur Greqia, por shkolla do edhe mend...” Ajo nuk priste ndonjë shprehje më të mirë se ajo nga “ i tmerrshmi Arben” nga “ poeti Arben e kritiku Arben” - Se Arbeni ishte bërë violina e parë e shkollës jo vetëm “ zarfet e mbyllur” , por edhe për një “ demokraci të hapur”... Ai diskutonte nëpër mbledhje, shkruante poezi e mendime kritike për vepra letrare të botuara, qysh kur ai s’kishte parë dritë dielli akoma...Donin s’donin dhe petagogët e tjerë do e dëgjonin e do e shihnin Arbenin e gjithanshëm...Dhe nga një kritik i tillë, mund të pritje kopaçe edhe më të trasha se ato fjalë që i tha Manjolës...

-Mos doni ndihmë?- foli përsëri Arbeni.

Manjola nuk foli ...

Arbeni u largua nga paskurrizi i saj dhe ajo e ndjeu veten si më të çliruar. Nisi të shkruante. Mbaroi ç’i erdhi ndërmend dhe u ngrit të përgjigjej .Veten e ndjente më të sigurtë, sikur t’i kish ardhur frymëzimi i dikurshëm, kur si studente e rregullt, përgjigjej saktë e pa ndrojtje ...Por s’ishte e thënë të mbaronte kështu! Një ndërhyrje dinake e petagog Arbenit dhe ajo e humbi përsëri. U nervozua dhe mbeti .

-Kaq kam! – foli ajo si e mbytur në fyt dhe doli nga salla.

***

Fatin e Manjolës e patën e dhe shumë të tjerë ...

Të mbledhura kokë më kokë inatoseshin e ngushëlloheshin. Ata që e kishin fituar provimin ja kishin shtruar tek kioska përballë me pije nga ato që preferonin petagogët...Të tjerët e kishin festuar fitotren, qysh kur kishin nisur zarfet me dhrami, lireta apo dollarë ( se para shqiptare nuk pranonin Arbenët)...

-Manjola, të kërkon profesor Beni, u përkëdhel një nga ato që kish fituar. Profesor Beni rrinte dy hapa më tej, në pritje të Manjolës.

Manjola gjykoi nëjherë të mos shkonte, por nuk donte të tregohej në sjellje ashtu si nuk ishte. Aq më tepër aty, ku shumë sy e shihnin e shumë veshë e dëgjonin...

U afrua krenare, pa dridhje qerpiku. E pa drejtë e në sy petagogun dhe pyeti:

-Pse më kërkoni?

-Më vjen keq që nuk e morët provimin- foli ai duke i dhënë ngjyrë zërit.

-S’ka pse t’ju vijë keq jo të gjithë studentët i marrin provimet.

-Ti nuk je si të gjithë – foli ai.

-Si të gjithë shokët e shoqet jam edhe unë...- por s’mund të vazhdonte se Arbeni e ndërpreu:

-Ata janë të tjerët, ti je Manjola .

-S’është vendi për poezi këtu, pastaj juve sikur nuk ju shkon poezia – foli me ironi Manjola, për t’i shpëtuar atyre që mund të vinin prapa...

-Ti je poezi e gjitha, askush nuk mund të qëndrojë indiferent përballë teje , pastaj unë kam edhe arsye të tjera ...( ndezi një cigare) unë ju dua.

- Hahaha-qeshi Manjola, për habinë e saj, të atij dhe kush e dëgjoi atë qeshje.

- Mos i shpërdoroni fjalët zoti Arben – e këshilloi ajo.

-Ju e dini këtë – vazhdoi ai, pa ditur të thoshte ndonjë fjalë më të mençur, përballë “mos i shpërdoroni fjalë” që i tha ajo.

Edhe ju e dini që unë nuk ju dua ! Që jam e fejuar dhe e martuar me një që kam dashur dhe e dua... –vazhdoi po me atë ton Manjola.

Arbeni e humbi për një çast. Nuk e mendonte se ajo do ta vinte përpara me mospërfillje kryeneçe, sidomos në ato çaste kur qe rrëzuar në provim. Kur u sigurua disi tek vetja vazhdoi:

-Po veten e doni?

-Sigurisht që e dua...

-Atëherë më doni edhe mua-konkludoi Profesori –se unë kam shumë lidhje me veten tuaj ( ndezi edhe një cigare tjetër dhe e thithi me poza triumfatori).

-Të dua veten është e kundërta që të dua ty –foli prerë Manjola.

-Ashtu ëë?!

-Po kështu!...

-Por mos e harro që jam petagogu dhe ...

-Dhe unë jam studentja juaj që nuk mori provimin, këtë doni të thoni?!

-Edhe më shumë se aq!...

- Më shumë nuk mundni zoti Arben – foli përsëri prerë Manjola, duke e theksuar për së dyti fjalën “ zoti Arben”.

- Ja që mund....

-Provimin do e rijap dhe jam e sigurtë tek vetja se do e marr. Manjola i tha këto fjalë më tepër për të krijuar hapësirë mendimi se e dinte të gjithë praktikën e provimeve, që fitonte paraja e jo dija.

-Në këtë rast e humbni zgjuarsinë ... Po të mos dua unë ju nuk mund ta vazhdoni më shkollën ...Ëndrra juaj do marrë fund e do të mbetesh një askush, pa të ardhme, pa...

-Jo të gjitha i realizon në jetë – iu përgjigj Manjola, sikur e pranoi humbjen para petagogut qëllimkeq.

-Por....Kur e keni mundësi t’i realizoni lehtë ?

-Hahaaha- qeshi përsëri Manjola ashtu kot.

-Qeshja mund të bëhet prona juaj gjithë jetën po të pranoni.

-Çfarë të pranoj ?

-Ja të bëhesh e imja, ja të derdhësh këtu- dhe zgjati dorën e majtë gjysmë të mbyllur.

-Ju kini moralin e parasë, e paraja s’ka moral ...Ato që ju vlerësoni më shumë unë i përbuz e i urrej ...Ja që kështu jini juve dhe kështu jam unë. Vuri emër vetes petagog, mua mos ma qa hallin se shkolla nuk mban emrin tënd ...

-Tha këto fjalë dhe hyri mes shoqeve që e prisnin. Ato e përqafuan dhe diç i flisnin, për aq sa kishin dëgjuar, por Manjola ishte si e dehur e nuk i regjistronte truri...Ndjehej si më e lehtë kur ecte... Edhe peshën e trupit nuk e ndjente.

Ishte mbushur me veten e saj të mirë...

Ishte e dashuruar me tjetër njeri, me një shkrimtar serioz që fliste bukur, shkruante bukur, dhe moral kishte drejëtsinë dhe virtyt librin. Njç njeri qç e dashuronin shumë por që dinte të bënte vlerësimin. Thjesht burri i saj nuk ishte një Arben...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora