Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mbarime Krasniqi: Jetoj (edhe veç) me kujtime

| E marte, 23.04.2019, 08:04 PM |


JETOJ (EDHE VEÇ) ME KUJTIME

-Fragment Poeme-

Nga Mbarime Krasniqi, Tiranë

Edhe lisin e grryeka koha, e beka zgurlig!

Seç kam nje mall,

nje brenge ne shpirt

(ndjenjat  jane thermuar?)

Jashte bie bore,

ne brendesi  - murlan

Diku larg bertet nje shpirt i harruar

Mendimet e mia nisin shtegtimin

dalngadale e nuk dine te ndalen ,

Zemra ime shpejt nis vajtimin.

Po perse qan , per ke ndjen mall ?

Mos valle , per shpirtin e harruar,

mos valle per ndjenjen e thermuar,

valle mos jeta e harroi ,

Perse nga mortja s’e shpetoi

Naten te shoh shpesh ne enderr

Diten se di pse çdo ore te enderroj

Vetem per ty une jetoj

dhe jeten pa ty s ‘e kuptoj

Shpesh me mberthen vetmia ziliqare

(...por une ate do ta shkelmoj )

do ta vrase vete zemra ime

....ne 100 copa do ta thermoj.

E vetme nuk jam une ne kete nate ,

(sa shume e urrej vetmine )

Nuk jam e vetme ne  kete jete ,

ne zemer une kam gjithmone dashurinë .

Dashurine  e kam sa qielli , sa toka

(sa shume u zhgenjeva , njeri s’te besoka) ,

Edhe pse i thashe sa fort te dua ,

per mua ai asnjehere nuk u kujtua !!

...!

Dashuria e madhe

Perfshiu qenien time .

Ani, s’prish pune

Une jetoj (edhe veç) me kujtime .

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Prill 2019)