E shtune, 20.04.2024, 10:42 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Miqësi të pazakonta në mes Presidentit dhe vezës!

E marte, 23.04.2019, 07:48 PM


PSE QYQJA I TREMBET AQ SHUMË QARRIMIT TË SYRIT NGA VEZËT!!!

Miqësi të pazakonta në mes Presidentit dhe vezës!

Nga Afrim Caka

Nuk do të jemë shumë i gabuar nëse supozojë se duke dashur të jap një shpjegim, Presidenti kishte një nuhatje  të atyre vezëve, që ne i përcaktojmë të rrezikshme, prej të cilave ne mund të nisemi për të hedhur pak dritë nga pikpamja “shkencore”  mbi rrezikun e qarrimit. Ky emocion i ankthshëm i Presidentit paraqiste një ngjyrim të qartë të misterit dhe të supersticionit dhe që tanimë fillonte të ndizte impulse frike për të zbuluar fatkqësinë kërcënuese që mund të sjellë veza.

Rajoni i Dardanisë është plotë teori konspiracioni, si ato që pretendojnë se pas sulmeve në parlament me vezë fshihej sherbimi intelegjent i “Serbisë, UDB-a”. Në pjesën më të madhe të shoqërisë sonë, Presidenti e detyronë vendin e tij ta hedhë shikimin tek rreziku i vezëve. Çfarë ndjenje presidenciale ose aftësi për të parandier menjhërë rendin e rrezikut të vezëve, në bazë të cilave ka jetuar një parlament, një shoqëri, një qenie shqiptare, për të parandier “instiktin parashikues” për maradhënjet e tilla në mes të presidentit e vezëve dhe forcave vepruese sikur të ishte veçori e tij. Fantazia e psikikes së Presidentit është edhe një aftësi krijuese e tij.

Pyes veten: Po ky Hashimi i shkolluar pse i trembet aq shumë vezëve? Kur në Dardani kur shtresa e ulët u bëhet President, dhe kur shëndeti i Presidentit sëmuret Dardania zhduket dhe frika lëshon rrënjë edhe në vezë dhe përgatitet qarrimi.

Në kohë të fundit, pas coptimeve, janë shfaqur disa ide dhe janë marrë disa iniciativa nga Presidenti, të cilat kanë për qëllim ta lëkundin sadopak detin e vdekur të realitetit politik shqiptar, por më kot. Pa sukses!? Hija e tij sillet kudo... Është fare e lehtë të kapim brenda një dite të gjithë predikuesit e vezëve, t’i varim njëherësh dhe në të njejtin vend, jo vetëm si mësim për hudhsitë e vezëve, por edhe si shfaqje e jashtëzakonshme për t’i qarruar kundërshtarët politikë.

Gjendja në të cilën ndodhen sot shqiptarët në Dardani dhe më gjërë në trojet shqiptare, është e rëndë, tejët e rëndë, ndërsa e ardhmja e tyre tejet e paqartë dhe e pasigurtë. Këtë mund ta konstatojë çdo shqiptar i rëndomtë, pa qenë nevoja të jetë veprimtar politik. E, megjithatë, Presidenti politik i Dardanisë vazhdon avazin e vjetër: flet për rrezikun nga qarrimi, duke nxjerrë si argument vezën, përkatësisht futjen e saj në agjendat e diplomacisë evropiane, si dhe angazhimin tonë të brendshëm politik dhe shtetëror, si thuhet, të cilin e çmon bota. Mirpo, ndërkombëtarizimi i çështjes së Dardanisë, mjerisht, nuk shkon më larg se të drejtatnjerëzore (e jo edhe pavarësia e synuar dhe shpallur prej nesh), ndërsa organizimi ynë i brendshëm: politik, arsimor, kulturor, shëndetësor etj. është tejet i dobët e joefikas dhe çalon në shumë pikëpamje. Ka shumë ozurpime, keqpërdorime  (edhe materjale!), luftë për pushtet, grindje, intriga, nepotizëm, korrupsion e sa e sa plagë të  tjerë. E megjithatë, bëjmë gjumë të rahatshëm, ndërgjegjen e kemi të qetë, nuk e njohim fare ndjenjën e përgjegjësisë dhe ndodh, madje, që edhe i thurim himne politikës sonë të urtë e paqësore që jep rezulltare kolosalë presidentit me vezë në dorë!!!

Kur Presidenti apo partia e tij politike përmbysen, duke deshtuar në sigurimin e një ndjenje ligjitimiteti të një veze, në qëllimin dhe në dhënien e shërbimeve bazë, ndodh që të gjitha vezet nuk janë të rrezikshme, ndodh që të tjera vezë shpëtojnë nga duartë e opozites të veprojnë në boshllëkun e mbetur të ndonjë politikani duke ia qarruar sytë. Në vendin tonë veza është burimi i gatshëm i legjitimitetit për t’i qarruar kundërshtarët politik. Prandaj nuk është aspak për t’u habitur që veza është  themeli mbi të cilin këto grupe vezësh kanë lulëzuar në përlamentin e Dardanisë. Forma e veçantë - hedhja e vezve - është specifik në këtë parlament, por dinamika e bazës është e ngjashme me atë te lindjes së kundërshtarve, madje dhe të populizmit të vezëve në parlament.

Atje ku sot predikohet dhuna me vezë dhe dëgjojeni mirë Presidentin nuk kanë vendë në demokracinë tonë të brishtë, (tani nuk duhet predikohet asnje vezë tjetër) hapë sytë e tij filozofi i PDK-së: përmes të gjithë krenarisë, të gjithë zhurmës karakteristike të një analfabeti si të gjithë predikuesit e PDK-së, dëgjuam një theks të vërtetë të ngjirur, të përvojtshme në emisonet e (“spiunit të rusve Baton Haxhiut”) të përçmimit të vetvetës. Ky analfabetizëm është pjesë e atij errësimi dhe shëmtimi të Dardanisë që janë kreshendo qysh prej pas luftës.

Ti nuk je Presidenti im!

E çuditëshme, një përzirje e një Prsidenti modern, me një fjalë, një President të parëndomtë dhe i keq në mes vezës dhe çoroditjes, domosdomshmërisht ka nevojë për një veshje të inutitës në trurin e tij: pra ka nevojë për një intuitë të re si për një dollap rrobash. Natyrisht, duke vepruar në këtë menyrë në emisonet e Batonit vë re që asnjë rrobë nuk i shkon siçduhet sipas trupit dhe vazhdimisht i ndryshon. Të shikohet kjo politik nga këndvështrimi i ynë i këtyre parapëlqimeve të shpejta dhe i ndryshimeve të maskaradave stilistike në studiot e legenit të Baton Haxhiut, por edhe nga këndvështrimi i çasteve të dëshprimit për shkak të faktit që “asgjë nuk shkonë mirë në politik”.

Nuk ka vlerë veza të paraqitesh nën petkun romantik, klasik, e banal apo “kombëtar”. Por shpirti i tij, mbi të gjitha “shpirti historik i një Presidenti”, edhe nga një dëshprim i tillë nxjerr përfitimin e tij për t’i sulmuar përfituesit e vezëve: eksperimentohet, përmbysjet, paketon vezët dhe sidomos studion rrezikshmërinë e vezëve, përseri, një pjesë tjetër të vezëve parahistorike, ne këmi një Presidentë çakmak që ka studiuar për vezët, e kam fjalën për moralet, për parimet e besimit, për shijet artistike e politike dhe të vezëve, e përgatitur si asnjë epokë tjetër për karnavalet politike në shkallë gjërë, për qeshjet karnavaleske dhe për fodullëkun, për lartësionë kapërcimore të marrëzisë së analfabetizmit dhe përqeshjen therrëse të vezëve. Ndoshtja kjo është pika ku zbulojmë mbretërinë e shpikjes së analfabetizmit të një Prsidenti, mbretërinë në të cilën edhe ne mund të jemi origjinal, qoftë si parodistë të historisë së vezëve të botës qoftë si të një koperativisti pulash – ndoshta, edhe pse asgjë të sotme nuk ka të atrdhme, ka për të pasur të ardhme pikërisht vetëm e qeshja e Presidentit në studion e Baton Haxhiut!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora