E enjte, 28.03.2024, 11:29 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Lufta e spërdredhur e Xhavit Halitit

E hene, 22.04.2019, 08:00 AM


LUFTA E SPËRDREDHUR E XHAVIT HALITIT

Nga Afrim Caka

Ka kohë që rimohuesit antishqiptar ka zënë vend në historinë e errët të Dardanisë, jo veç në media çoroditëse, por në libra, filma e në rrëfenja urbane të pafundme, aq sa njeri prej ngazëlluesve nuk e mbajti dot klithmën në shtyp: “Në Koshare po del se nuk ka psur luftarë, por vetëm komandantë!”. Sigurisht që një pjesë e fajit bije mbi vetë luftarët e Kosharës që heshtin. Heshtja do të na hajë kokën. E keqja është shpërfillja e jonë, ndaj akuzave kretësisht të padrejta, por tepër dëmtuese për luftën legjendare në Koshare. Kjo do të ishte i vetmi arsyetim banal dhe e vetmja qasje e çështjes. Përrallat e tjera se Xhavit Haliti e bën këtë gjë, jan veç sofizma të mjera. Ky gjymtim i rëndë ia ka prishur e vazhdon t’ia prishë Kosharës gjithë drejtpeshimin, e bashkë me këtë, duke shkaktuar turbullira në gjithë historinë e saj...

Nëse ka një IMAZH që simbolizon vdekjen përfundimtare të Dardanisë shqiptare, ai është Xhavit Haliti i hipur mbi fronin e PDK-së. Për këtë sëmundje janë veshjet, cigaret kubaneze më të mira gjithë salltanet dhe gënjeshtrat. Në Dardani sëmundja e çmitizuesve të (një beteje) është shpërndarë në të gjithë politikën e PDK-së në menyrë të njëtrajtshme. Fatkeqësisht Haliti me veprimet e tija shkatërruese, i korrupton shpesh disa luftëtarë e qytetarë me përfitime, që ata të mos revultohen.

Nëqoftëse PDK-ja vazhdon rrugën që ka marrë - edhe kjo, gjithashtu, është një nëqoftëse e madhe - pra të shkarjes drejt një autokracie të zgjedhur me më shumë të drejta të sigurta në teori, por të dhunuara në praktikë, me korrupsionin të mishëruar brenda sistemit të politikës dhe të ekonomisë. Në Dardani kjo errësirë në mes aleancës ishte midis biznesit të pisët dhe krimit politik; në Dardani është midis (komandantë të Rognerit) dhe elitës oligarkëve të zinj. Çoroditja e shqiptare s’kishte fund. ?oroditja e tij ishte një nga temat e parapëlqyera. Pastaj mekujdes flitej për lëkundjet e papërligjura. O gjëmë e zezë! Xhaviti e tha me gojë, se do ta damtonte me thirrjet - Betejen e Koshares. Shkurt ta çmitizonte atë betejë!

Nga qindra pyetjet e dyshimet ishin disa që zotëronin komentuesit për komandant Halitin e PDK-së: përse ky çmitizues është kështu? Ku qëndron morali e karakteri i fajit tek ky njeri? Dhe kryesorja: mos është diçka themelore që ky “komandantë” e ka si model kulturor gabimet e tija? Testamenti i tij mos ka qenë i gabuar tek skutat e errëta të Hotel Rognerit? T’u biem kamabnave, të themi se Haliti nuk fletë për mirë, por për keq. Edhe kjo na duhej, ti turrej Koshares!!! Si do t’i turrej Xhavit Haliti me gojën e vetë të gjithë luftarëve që derdhën gjakun mbi trupat e armikut? Mënyra e këtyre komandatëve ka shkelur, me dashje ose “JO”, dy mësimet bazë që mund të nxirren nga përvoja historike e demokratizimit: nxitjen e zhvillimit të vërtet ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve politike të pa efektshme. Oligarkët e tremiljonëshave po dështojnë në të dyja mësimet.

Dhimbshuria, tek njeriu i dytë i parlamentit, pothuajse të bën të qesh, duke palluar gënjeshtrën e radhës e fsheh bishtin e vet përpara çdo vështrimi dhe e quan këtë gjë krenarinë e vet. Mosnjohja për dashuri ndaj betejes: kjo është gracka e fundit që i ngrihet nga pamorali, i cili mundohet ta mbërthen edhe njëher plotësisht realitetin historik të një beteje brenda shpirtit të një ciklopi të PDK-së. Kush përçmon vetveten, duke vepruar në këtë mënyrë, vazhdon ta çmojë veten si përçmues.  Dua t’jua kujtoj edhe një herë kuptimin e fjalës “Koshare”. Haliti e ka gjymtuar bukurinë e kësaj fjale, saqë është, pothuajse, e pamundur të përdorët më, meqenëse të gjitha kuptimet që i janë dhënë nga Xhavitet e prontos që i kanë dhënë kësaj fjale “Beteja e Koshares”, janë ngulur fort në mendjen e komandanteve të therrave të PDK-së! Por të gjitha këta do të dukeshin disi të rëndomta përballë realitetit të kësaj lufte në Koshare dhe fajsimit themelor. Sipas çmitizuesve të PDK-së, komandantët e vërtetë kishin qenë vetëm shestuesit dhe ideatorët e tradhtive të PDK-së. Shkurt, mbi skemën e mendimit të tyre, komandantët “shqiptar” të therrave e të farmerkave kishin ngritur rendin e vet shtypes sipër të gjithë atyre që nuk mendojnë si çdo çmitizues të prontos...

Popujve që u mungojnë kokat, lehtë ua marrin edhe historitë. Po të hyme më thellë, mjafton të përmend komandantët e Rognerit, figura të dalë si ajo figura e harreses e Xhavit Halitit coptuesit te trojeve shqiptare. Rëndësia e kësaj “nostalgjie” për stilet e idealizuara të jetës së tyre duhet nuk duhet nënvlerësuar; shih deklaratën e Xhavit Halitit. Në anën tjetër, rritja e stërmadhe e krimit politik dhe korrupsionit masiv dhe e shkëmbimit të territoreve shqiptare, përhapja e informacionit mbi zhvillimet e luftës në Koshare nga ana e tij se në këtë betej kishte vetëm komandantë???

Tema e një sulmi të tillë të dyfishtë ndaj Betejes së Kosharës. Zoti e shpëtoftë Dardaninë. Ishte “ngutur” me një akiuzë të tillë? Ishte një deklaratë banale jo e rastit, kapardisje antikombëtare, snobizëm, etje për tu dukur një politikanë modernë mediokër. Thënia e Halitit, streha me e fundit e horrave dhe e një maskarai, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër u përdorë në kronikën e luftës së Kosharës. Pavarësishtë se autori i saj herë shpallej komandantë i cigareve tabakove, herë i organizatës pronto, herë nëna e parlamentit, kjo nuk e pengonte aspak që të lëshonte një thënie të njohur në vend: “Në Koshare po del se nuk ka pasur ushtarë, por vetëm komandantë!”. Por, kjo specie e fundit e këtij lloji të “komandantit” të Rognerit nuk dorzohet lehtë. Haliti e kishte kuptuar se do të ishte më mirë të përdornin më shumë sharje, ofendime, poshtërsira e më pak logjikë ndaj Kosharës. Kështu, në vend që të kuptonte se po trondiste realitetin e një beteje të vërtetë, duke e shpallur Kosharen “pa ushtarë” dhe se sa skandaloze ishte amësia ose aftesia e rreme e Halitit, u vu të zhbironte shumë të pavërteta, aq sa ua lejonte, natyrishtë, vrulli i tepërt i egoizmit.

Kujt i vlejnë të gjitha këto hipoteza antishqiptare ndajë betejës së Kosharës? Por, për fat të keq, PDK-ja nuk ka qenë kështu dhe në ndërgjegjën e saj rëndojnë mjaft pesha të vjetra e të reja të cilat duken sikur do të harrohen, por nuk harrohen dhe s’mund të harrohen kurrsesi. Të mos bësh asnjë hipotezë fare mirë mund të jetë diçka e këndshme për rogneristët dhe komandatët e kësaj partie. Pse ju deshtë Halitit me të vërtet të drejtonte menjherë diçka që nuk ishte i përthyer me realitetin e një historie? Ndoshta koha e Halitit nuk ka kohë? Kjo racë djajsh, dhe e panjohura e tyre e ka pamjen e saj, edhe komandanti i PDK-së është “luftar”, edhe Haliti ishte filozof. Kështu e ngushëllohet një skeptik i politikës pronto, dhe është e vërtetë që ai ka nevojë për gënjeshtrën e radhës.

Haliti si e zbuloi se “Lufta e Koshares” nuk ishte aspak një betej origjinale, siç kishte kujtur. Tezen e tij se nuk kishte më shumë se njëzet luftarë, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi i PDK-së, sipas tij, kokëkrisuri Xhavit Haliti, i mbiquajturi “zhiruetë e Rognerit”, një nga zëvëndësit e Veselit, rrjedhimisht përgjegjës për plojën e betejes së Kosharës. Së dyti, se as Haliti nuk është original, por përseriste në fjalorin e tij me teza të vjetra serbe. Në këtë udhëtim, pengesën më të madhe nuk e kishte jo okupatorin, por pezmi ndaj luftëtarëve të Kosharës!!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora