Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Si humbi 'Vasha e Vlorës'?

| E shtune, 20.04.2019, 07:45 PM |


Si humbi “Vasha e  Vlorës” ?

Nga Gëzim Llojdia

1.

Vasha e Vlorës, fotografuar nga Instituti italian: ”Luce”. Fotua njihet nga filmime të tjera, që gjenden në librat historik . Cili është portreti i vashës së Vlorës ?Kush e  gdhendi këtë bukuri në shekullin 4 pr. Kr?Mirëpo njihet vetëm trupi i gdhendur . Edhe në foton e Institutit : ”Luce” dhe më tej gjendet busti  pa kokë , mirëpo ku gjendet aktualisht apo cilin muze të botës, zbukuron kjo skulpturë e  punuar  bukurisht dhe mjeshtërisht. Një histori intriguese ka sjell N. Barjamaj “Vasha e Vlorës” u zbulua gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në qendër të qytetit të Vlorës në vitet e Luftës së Parë Botërore. “Vasha e Vlorës” përfaqëson një statujë 62 cm të lartë të punuar në gurë gëlqeror. Veshja që mbanë figurina dallohet për veçoritë e veshjes klasike dhe datohet të jetë punuar në shek. IV-III p. e. s.

“Vasha …është gjetur në gërmimet e bëra. Nga të dhënat thuhet se në vitin 1939, ndodhej në Muzeun arkeologjik, në Skelë sot muzeu kombëtar i Pavarësisë, muze ku drejtor i tij ishte Yzeir Ismaili dhe këtë muze e pajisën sëbashku me E. bej  Vlorën,  por u grabit nga pushtuesi. Ky muze krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Që u dogj në vitin 39, dhe u u rindërtua me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare,

2.

Pr. Dr. N Ceka në një supozim në Vlorë :Emri vjen nga botimi i pjesës arkeologjike të tij nga L. M. Ugolini në Albania Antica, I, Roma-Milano, 1927.

Ugolini u strehua gjate revolucionit te qershorit 1924 ne shtëpinë e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. ". . . të cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri të madhe objekte arkeologjike, të cilat dalin here pas here nga toka shqiptare. Kështu, në pallatin e tyre ne Vlore kanë krijuar një koleksion të mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:" (fig. 111: armatimet dhe sipër vazot).

Komiku i Bylisit- Koke e Dionisit-mermer.

Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm.

-Kokë e Zeusit, mermer, 13 cm.

-Kokë burri, mermer, 11 cm.

-Kokë gruaje, mermer, 9 cm.

-Hekata trikokeshe, mermer, 34 cm.

-Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm.

Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati.

Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores. ;

Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike -Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.

Në kopshtin e kazermës, përballë xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele.

3.

Në kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve në dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka. Vajza e Vlorës, gur, 87 cm. Stele e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut.