E premte, 29.03.2024, 10:02 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dy këngë për Deli Agushin

E shtune, 20.04.2019, 10:10 AM


DY KËNGË PËR DELI AGUSHIN

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

1. Kënga e parë :

Bilaçi i  Bujanocit , me pozitë t’ veçante –

Ka një histori të  pasur , shumë  interesante !

Gjatë Perandorisë osmane dhe  anadollake –

Ekzistonte  garnizon i ushtrisë perandorake !

Në ndërkohë që ishte  qendër administrative –

Fshati  Bilaç  ishte në shërbim të popullsive !

Kishte pasur mbi 100 punëtori t’ ndryshme zejtare ,

Hani i Bilaçit është i njohur  dhe shërbimet e tij  fshatare !...

Bilaçi njihet  me emrin e Deli Agushit –

Një kaçak    nuk  i trembej as  flakës , as  prushit !

Gjatë periudhës 1860 – 65 ,

Që luftonte kundër armikut të pa besë !

Për Deli Agushin , sot e kësaj dite –

Këngët kushtuar atij , janë ruajt  sipas tradite !

N’ dasma  t’ qytetarit  edhe të  malësorit –

Këngët dhe vallja e tij , janë  pjesë e folklorit !

Edhe në ditët tona njihet Vallja e Deli Agushit ,

E cila  ta ngrohë trupin si flaka e prushit !

Ende luhet n’ dasma , n’ gazmende të gëzimit –

Për ekzekutimin  duhet shkathtësi  e vallëzimit !

Në vitin 1865 –

Deli Agushi , kapet nga organet e  pa besë !

Dhe do t’i dorëzohet pushtetit të Vrajës –

Duke qenë i dënuar n’ ekzekutim  me varje !

Përpara Hamamit famëkeq  të Vrajës –

Nga ana e Mithat Pashës , e qojnë n’ drejtim t’ varjes !

Mithahti  nga Nishi , qendër e Sanxhakut t’ askushit –

Ishte dërguar enkas  për kapjen e Deli Agushit !

Mbi  fshatin Bilaç , në një maje kodrinore –

Prej punëve të tij  modeste , gjendet një  strehimore ,

E cila e mbanë emrin Shpella e Deli Agushit ,

Ruhet me kujdes , si  nga flaka e  prushit !...

Hapësira ku  qarkullonte  Deli Agushi fqinjë –

Ishte zona që shtrihej nga Bilaçi  në Pçinjë !

Përkatësisht n’ kodrina e n’ pyje të Rujanit –

  krijonte siguri nga plumbat e dushmanit !

Gjithashtu afër burimit të rrjedhës    sjellët ,

Të njërit krah t’ lumit , të fshatit  me ujë t’ kthjellët –

Gjendet  Kroi që  vizitohet për Hërdërlez dhe Shën Gjergj ,

Duke iu drejtuar shenjtorëve  dëshira që të mos ketë dergjë !...

Nëpër  dasma e ahengje , miqtë tanë  i gëzojmë –

Me Deli Agushin që e këndojmë  edhe e vallëzojmë !

Stinët , vitet , shekulli ndër kohë do të ndërrohet –

Por , Deli Agushi kurrë nuk do t’ harrohet !

2. Kënga e dytë :

Në komunë të Bujanocit ,

Në fshatin Bilaç –

Lindi  djalë që s’e kish shoqin ,

Nëna e  tij  u kënaq  !

Aty u lind Deli Agushi –

Burrë  i fortë dhe i  fuqishëm  !

Trim si ai , s’ ishte  kurrkushi –

Zemër gurë dhe i guximshëm !...

Kryengritës , një burrë kaçak –

Gjatë periudhës 1860 – 65 ...

S’ kurseu jetë , as s’ kurseu gjak –

Për atdhe luftoi me besë !

Për Deli Agushin , sot e kësaj dite –

I janë ruajtur këngët që i janë kushtuar !

I janë ruajtur vallet  n’ bazë të një tradite ,

Që në gjuhën shqipe janë kënduar e vallëzuar !

Ejani  motra e vëllezër ,

Nën hije të rrushit –

Ta vallëzojmë bashkë  vallen

E Deli Agushit !

Ejani motra e vëllezër ,

Një  këngë ta këndojmë !

T’ marrim këngën , vallen –

Zemrat  t’i  gëzojmë !

Fshatin e Bilaçit –

Gjithmonë ta nderojmë !

Dhe Deli Agushin –

Kurrë mos ta harrojmë !

N’ tela t’ çiftelisë –

I këndojmë  lavdisë !

N’ faqe t’ historisë –

I shkruajmë krenarisë !

Gjilan, më 20 .04. 2019 .      Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora