E hene, 20.05.2019, 06:39 AM (GMT+1)

Personalitete

Nue Oroshi: Kujtesë për njërin ndër tre komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Çekaj

E shtune, 20.04.2019, 04:30 PM


Kujtesë për njërin ndër tre komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Çekaj

(Te rrasa e Kosharës njëzet vjet më parë,tokës Dardane ju vra një ushtar)

Nga Nue Oroshi

Heronjtë e vërtetë të kombit shqiptarë gjithmonë janë shquar me heroizëm dhe pa rrahur gjoks për të bërat dhe betejat e tyre që ishin tmerri i armiqve shekullor.Historianët, shkrimtarët,këngëtarët dhe poetët i kanë përjetsëuar në vargje heronjët e vërtetë të kombit shqiptar. Edhe Sali Çekaj i takon plejadës së herojve të kombit i cili moto të luftës e kishte: „Ejani me ne dhe pas nesh dhe jo shkoni ju në luftë dhe ne qëndrojmë për t´i kryer punët e tjera.“

Shkrimtari dhe poeti duke dëgjuar zanat e malit do t´i kushtonte këto vargje Sali Çekajt:“Sali Çekaj një djalë shqiptari/kush ja dha besën i pari/nga Drenica ni sokol djali/thonë me emër Adem Jashari/kush ja dha besën i dyti/ish nga Llapi ni djalë Petriti thonë me emër Zahir Pajaziti/.E zana e malit i qon fjalë Rrasës së Kosharës se aty ku luftohet për jetë a vdekje Veterani i Luftës së UÇK-Sali Çekaj po luftonte sikurse një shkëmb i pamposhtur.Motoja e tij ishte të luftojmë shkaun pa dallim se kush jemi dhe nga jemi.

Tek Sali Çekaj nuk qonte peshë orjentimi ideologjikë por vetëm ai kombëtar.Pra,tek Saliu ishin të lidhura ngushtë menquria që e përdorte në rrethana të ndërlikuara e sidomos në ndarjet ideologjike që e demtuan tejmase luftën çlirimtare të Kosovës,e kishte trimërinë e pashoqe por këtë trimëri e përdorte vetëm kundër shkaut dhe aty ishte gjithmonë i pari dhe drejtësia-që shpesh herë gjykonte drejtë karshi rrethanave politike e mirrte vendime të shpejta pa u ndalur asnjëherë.

Sali Çekaj kur bënte thirrje për t´iu bashkangjitur luftës kombëtare ai ju thoshte bashkëatdhetarëve se nuk ju thërrasim për t´iu përcjellur në luftë por ju thërrasim që të na bashkangjiteni në luftë ku ne do t´iu prijmë dhe ju do të na ndjekni mbrapa.Ishte i përpiktë dhe punonte me shumë përkushtim.

Me vite të tëra karrshi thirrjeve për mobilizim ushtarak ishte edhe shumë aktiv në aspektin politikë,në organizimin e protestave dhe demostarave anë e kënd Evropës.

Sali Çekaj me kalimin e kohës u bë simbol i cili lidhte fijet e politikës me ato të rezistencës luftarake.Shpesh herë pas viteve të nëntdhjeta kryente aksione ushtarake siç ishte rasti ndaj koloneve serbe dhe malazez që kishte sjellë Serbia në Dukagjin.

Sali Çekaj asnjëherë nuk e ndalte hapin.Kur punonte politikisht thoshte:“Ka ardhur koha e qëndresës ushtarake-këtë qëndresë duhet ta bëjmë shqiptarisht. “ Për përqarësit e kombit ishte i pamëshirshëm,ju ndërprente thashethenat duke ju thënë se kemi punë me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Kurse për veprimtarët e devotshëm ai gjithmonë i përkrahte dhe i ndihmonte për t´i kryer me nder dhe besnikëri çështjet kombëtare.

Sali Çekaj pati fatin ti takonte katërshes së parë që e udhëheqi dhe projektoj Betejen e lavdishme të Kosharës, ku krahas Agim Ramadanit,Anton Qunit,Rrustem Berishës dhe shumë luftëtarëve të tjerë në Kosharën legjendare Sali Çekaj printe gjithmonë në rreshtin e luftëtarëve të parë.Këta luftëtarë patën fatin që atë gurë të mallkuar që na ka robëruar ta shkulin dhe ta hedhin për tokë dhe së bashku me gurin ata hodhën në tokë edhe shumë ushtarë të armikut tonë shekullorë .

E poeti pas gjamës së tij njëzet vjet më pas do t´i shkruante këto vargje:“Te rrasa e Kosharës 20 vjet më parë/tokës Dardane ju vra një ushtar/kur gjëmuan malet/retë shihen përpjetë/ Sali Çekaj ishte trim me flet /kumti i hidhur ishte i vërteti/në rrasë të Kosharës vritet Sali Çeku/e kur toka e qielli kuvendojnë me hanën/gratë e lëshojnë vajën e burrat e lëshojnë gjamën/pashë këtë tokë e pashë këtë qiell/pashë këtë hanë e pashë këtë diell/pashë… pashë… pashë besën e zotit/pashë këtë gjakë t’Gjergj Kastriotit/po vajtojnë edhe fëmijët e djepit/i therrët shpirti i Sali Çekut/Në rrasë të Kosharës ky plisbardhë/i dha shembull kombit shqiptar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Kadriu: Edhe një hero iu shtue Kosovës - Selim Berisha Klajd Kapinova: Historia e parashutistit antikomunist martirit Hamid Toshi (Saiti) Albert Habazaj: Mesazhi human i doktor Pelivanit të Vlorës Alfred Papuçiu: Bedri Dedja- shkrime dhe vlerësime për të Idriz Zeqiraj: Ismet Gashi - një jetë aktive dhe rënie heroike Hysen Kobellari: Profesor Selman Riza, shkencëtari atdhetar, midis vuajtjesh dhe triumfit intelektual Alfred Papuçiu: Akademiku Bedri Dedja - shkrimtari, pedagogu mbarëkombëtar Klajd Kapinova: Prof. Arshi Pipa, shqiptarët e Amerikës dhe pseudolibrat e zhurmëshëm rreth tyre Alfred Papuçiu: Kujtime në përvjetorin e 80-të të Nderit të Kombit tonë, Vaçe Zela Fran Gjoka & Ndue Dragusha: Ded Rramani, njeriu, bashkëshorti dhe qytetari i devotshëm Klajd Kapinova: Amerikanët frymëzohen nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës Faruk Tasholli: Me 'zotin e veshur me të bardha' Shyqyri Fejzo: Kapllan Xhangolli, biri i Shënepremtes Klajd Kapinova: Ndërroi jetë kundërkomunisti Kolec Pikolini Hysen Kobellari: Ramadan Sokoli, dijetari dhe atdhetari shembullor Fran Gjoka: Kur në Lezhë përmend mësuesin Ndue Mataj, mendja të shkon te biblioteka e tij Shefqet Hoxha: 30-vjetori i vdekjes së Muharrem Bajraktarit Anton Kodrari: Shkodrani i harruem që shkroi një faqe të lumnueshme në librin e Radio Vatikanit Thanas Gjika: Sami Repishti – një institucion i mëvetësishëm Hysen Kobellari: Dr. Ferid Murati, simbol i përkushtimit për t'i shërbyer njerëzimit

Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT