Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Zahir A. Bërçeci

| E shtune, 20.04.2019, 07:39 AM |


-Zgjedhje poezish të autorit Zahir A. Bërçeci

-Intrigantit

Fol pak

e puno shumë

që një ditë

të bësh lum

lum për veti

lum për të tjerë

se koka e shpuar

të ka marrë erë

edhe pse s'ke

mendo për fytyrë

mendo për nder ...

Qirinjve

Bijtë dhe bijat

e shqiponjës

të Shën Mërisë

e Hava zonjës

në kopshtin

e Dardanisë

mbollën lule

plot për plot

duke ua ujitur

rrënjët me lot

për qirrinjtë

e kombit

lot e gjak

pa njehsuar !

toka e arbërit

i ka bekuar

Rrëfim

Xha Xilit tortura

I ndodhi në zhgjëndërr

iu lëshuan krimbat

gjakun për t'ia pirë

bërtiti xha Xili

ah krimba,krimba

mos paçi të gdhirë

Langojtë e ndyrë ishin të krisur

ndërgjegjet i kishin në pjatë

Ata ishin drunj shterp e të prerë

me gjak të kalbur e të qelbur

e me ndjenja të vyshkura !

ngadoqë shkojnë,

Turpin e kanë me vete

ata popullit i bëjnë mynxyrë

s'kanë ndërgjegje,as fytyrë ?,!

të mjerët shpirtnxirë,phu!

për ata ...

Shkaba thërret

O shpirtëra

Arbëror

Tubohuni

Kokë më kokë

E betohuni

Në qiell e tokë

Për atdhe

Të jetoni

Me shpirt

E me gisht

Shqiponjën

Ta mbroni !

Lapsi

(fjalë e tij)

Lapsi fletë

si me barinjë

si me mbret

thotë ai

mua duke

më shtrydhur

as një zemër

s'do të mbetet

e ndrydhur... !