E enjte, 18.04.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Edhe një hero iu shtue Kosovës - Selim Berisha

E shtune, 20.04.2019, 10:10 AM


EDHE NJË HERO IU SHTUE KOSOVËS - SELIM HALIL BERISHA (3 . 6 . 1950 – 20 . 3 . 1999)

Me rastin e 20-vjetorit të rënës heroike të dëshmorit të kombit profesor Selim Berisha.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dekoroi me Urdhrin "HEROI I KOSOVËS", dëshmorin Selim Brisha, për trimëri dhe sakrificë për Lirinë e Kosovës.

Nuk do të vdes

Me jastëk nën kokë

Nëse unë do të vdes

Do të vdes me pushkë në dorë

Kështu ndër tjera shkroi tashmë heroi i Kosovës në jë poezi të shkruar pak ditë para rënies së tij heroike.

Njëri prej atyre që flijuan jetën në themelet e lirisë së Kosovës, duke luftuar e rezistuar sipas shembullit të heroizmit të figurave, epike, Oso Kuka, Ahmet Delia, Demë Ahmeti, Tahir Meha e të tjerë, është edhe heroi Selim Berisha.

Ai na e tregoi rrugën  e lirisë, e qëllimi deri te ajo u arrit vetëm me sakrificën sublime. Çdo hap tregonte një betejë kurse tërë rrugëtimi përshkruante epopenë.

Çdo dëshmor simbolizon feniksin e lirisë, që rilind e do të rilind  nga hiri i tij i shenjtë, në çdo kohë e në çdo cep të Shqipërisë Etnike. Dëshmorët e të gjitha periudhave kohore, jo vetëm të luftës së fundit, janë dëshmia, krenaria dhe vula historike  e lirisë së Kosovës që krijuesit i frymëzon për vepra letrare e historike.

Të jetosh dhe të ndjesh sakrificat sublime të dëshmorëve dhe të heronjve është pjesë e një vetëdije të rrallë njerëzore, pjesë e një shpirti të madh që mbetet pjesë e misionit të tyre të shenjët.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës, Selim Berisha!

M.F.K.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora