E diele, 21.07.2019, 08:02 AM (GMT+1)

Editorial

Entela Kasi: Sulmet ndaj shkrimtarit Visar Zhiti, akte kriminale të cilat po përsëriten

E shtune, 20.04.2019, 11:11 AM


Sulmet ndaj shkrimtarit Visar Zhiti janë veprime të qëllimshme. Janë akte kriminale të cilat po përsëriten, sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë. Kjo është e vërteta.

Nga Entela Kasi, Tiranë

Sot nuk është koha që të pyesim se për çfarë arsye shkrimtari Visar Zhiti, ish i burgosur politik, intelektual i përmasave evropiane, sulmohet në Shqipëri.

Sot është koha që të pyesim se si këto akte të qëllimshme , amorale, kriminale, gjejnë hapësirë në media të caktuara në shtypin shqiptar.

Kjo është pyetja që shtrohet sot nga shkrimtarët e huaj, nga elitat e mendimit botëror të PEN International, dhe jo vetëm.

Visar Zhiti, sulmohet herë pas here në Shqipëri, në atdheun e tij për shkak të veprës, për shkak të qëndresës së tij nga forca të errëta të diktaturës, nga persekutorët e tij. Persekutorët kanë dhe mbajnë detyra të larta në Shqipëri sepse krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri nuk u ndëshkuan asnjëherë!

Kjo është një kambanë alarmi për klasën politike shqiptare e cila, pas rënies së murit të Berlinit, ka dështuar duke veshur me pushtet dhe imunitet të gjithë ata individë të cilët duhet të ishin jo vetëm jashtë jetës politike të vendit, por duhej të ishin përballur me akuzat për krime të cilat i kanë kryer në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit.

Kjo është e vërteta të cilën e artikulojnë elitat e mendimit botëror të letërsisë në PEN International, lidhur me këtë çështje.

Pyetja tjetër që shtrohet është: si ka mundësi që intelektualët, shkrimtarët dhe njerëz të medias në Shqipëri, lidhur me këtë çështje nuk kanë të njëjtin reagim për rastin e shkrimtarit Visar Zhiti?

Kësaj pyetjeje e cila na drejtohet të gjithëve në Qendrën PEN të Shqipërisë po i përgjigjem në statusin e drejtueses të PEN Qendrës së Shqipërisë.

Për aq kohë sa ata që shkruan akt ekspertiza kundër shkrimtarit Visar Zhiti në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri për dënimin e shkrimtarit, sot i kemi në ekrane , në auditorë të promovuar , të mbrojtur, të pushtetshëm, ky është tregues se persekutorët e djeshëm nuk mund të jenë garant për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, e për më tepër të jenë misionarë të lirisë! Kjo është e pamundur.

A nuk i kemi parë të gjithë me sytë tanë se si atyre as u dridhet qerpiku, kur na shfaqen edhe në auditorë edhe në mikrofona sikur të ishin këta persekutorët , viktima të asaj perjudhe të errët të Shqipërisë gjatë të cilës kryen krime kundër njerëzimit duke shkelur mbi çdo vlerë e parim të dinjitetit njerëzor, e në post diktaturë nuk shprehën asnjë lloj pendese?

Sot më kujtohet një fjali e Visarit, në një çast tjetër të vështirë ndërsa sulmohej nga të gjitha anët nga majat e Institucioneve të shtetit në Shqipëri, fjali të cilën po e sjell për të gjithë ne të tjerët kudo ku jemi si një kambanë për veshët tanë të shurdhuar e sytë tanë të verbër. 'Zot fali, nuk dinë çfarë po bëjnë'...

Ishte koha kur shkrimtari Visar Zhiti, po shkonte në Vatikan, ndërsa pengohej nga Shqipëria. Një prej ngjarjeve më të rënda kjo jo larg në kohë!

Shqipëria e sotme ka probleme me vetveten, për faktin se nuk mundi të shkëputet nga e kaluara e errët, e cila na është kthyer sot edhe më e egër se dikur.

Visar Zhiti me veprën, jetën, integritetin e tij intelektual, personalitetin dhe dinjitetin njerëzor të tij mund të ishte pa dyshim një Nobel i Paqes si Nëna Terezë, Shën Tereza e shqiptarëve, dhe mund të ishte kandidati i Nobelit të letërsisë po ashtu, nëse ne do të kishim propozuar emrin e tij.

Por ne nuk i kemi bërë këtë nder Shqipërisë së Visarit, sepse na mungon vizioni po aq sa dashuria, për faktin e thjeshtë se ishim e jemi po ne nga atdheu i tij që në mënyrën më të ulët ende edhe sot lejojmë që akte të tilla monstruoze të kryhen kundër shkrimtarit Visar Zhiti, në Shqipëri.

Përballë tij ne jemi thjesht të pa- moral, e kjo na zhvesh në sytë e Evropës dhe botës.

Personalisht, si njeri dhe si drejtuese e PEN Qendrës së Shqipërisë përulem me respektin më të thellë ndaj shkrimtarit shqiptar Visar Zhiti.

Sot shoqëria politike, Insitucionet e shtetit, shoqëria intelektuale, akademikët, shkrimtarët e njohur të vendit, duhet të veprojnë për të ndaluar çdo akt e sulm ndaj shkrimtarit Visar Zhiti.

Nëse ne lejojmë që të tilla ngjarje të përsëriten kështu siç vërtet po ndodh, nëse ne heshtim ne të gjithë pa përjashtuar askënd po pranojmë që të nëpërkëmbet, shkelet, cënohet çdo vlerë e dinjitetit njerëzor në Shqipëri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Lidhje të ngushta ushtarake midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Fritz Radovani: Piktori shqiptar i Parisit - Profesor Sadik Kaceli Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera Frank Shkreli: Shteti dhe feja janë dy ente me role të ndryshme Ilir Çumani: 'Rrethi i kujtesës' dhe eksperimenti me bledarët jetimë...! Fritz Radovani: O Notre Dame, jo lot! Ne, rrënuesit e kishave sot i kemi 'heroj'! Frank Shkreli: Vdekja e diskursit publik në botën shqiptare Fritz Radovani: Prill 1967 'Revolucioni kultural' Frank Shkreli: Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri dhe realiteti i sotëm politik Frank Shkreli: Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me malësorët e Detroitit për të kujtuar Ded Gjon Lulin Ilir Çumani: Kur sovranit i serviret Noci dhe Rroku i politikës...! Frank Shkreli: 110 vjetori i gazetës Dielli Fritz Radovani: 6 prill 1911 Ded Gjo Luli ngriti flamurin e Gjergj Kastriotit Elvi Sidheri: Shqiponja dykrenare arbërore dhe Dragoi rumun Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Frank Shkreli: Ofensiva mediatike ndërkombëtare e Kinës kundër lirisë së shtypit në botë Fritz Radovani: 4 prill 1904 - Gjithshka për ''atdhe e fe' e flamurin e Kastriotit Ilir Çumani: Të jetosh në atdheun e pagjumë të protestave...! Fritz Radovani: 2 Prill 1991 - Gjakosni Shkodrën! Gani Mehmetaj: Selia kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT