E merkure, 22.05.2019, 06:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Ukaj: Rruga e Kalvarit

E shtune, 20.04.2019, 09:32 AM


Ndue Ukaj

Rruga e Kalvarit

Të duhet një kryq dhe dy gra që rrinë besnike deri në fund.

Dhe një udhë e gjatë sa maja ku ëndërron të shkosh.

Ti gjithmonë më ke thënë, ëndërron të shkosh larg.

Rrugës ka kronikanë.

Disa shkruajnë të vërteta e disa shtrembërojnë të vërteta.

Gjithmonë dishepuj e hipokritë ulen në altarin e mashtrumeve dhe rrëfejnë tregimin tënd.

Rrugës gjendet ndonjë grua që t’i fshin djersët

apo një tjetër që ta vë një kryq më shumë.

Sigurisht s’ka sesi të mos jetë një Simon që të ndihmon ta bartësh kryqin.

Gjithmonë është një Pjetër aty.

Kur ndezët zjarri dhe dëgjohen akuza:

Ai të mohon tri herë dhe pendohet para se të këndojë gjeli.

E ti i gozhduar të duhet të thuash: fali o Zot sepse s’dinë ç’bëjnë.

Unë asnjëherë s’i përfillja këshillat e të urtit.

Ai më tha: gjithmonë kanë më t’rrethue njerëz që bërtasin:

Kryqëzoje, kryqëzoje.

Dhe të tjetër shtrirë matanë dhimbjes:

Hosana, Hosana!

(Nga libri, Gjithmonë diçka mungon 2017 © )



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT