E merkure, 22.05.2019, 06:47 AM (GMT+1)

Komente » Ukaj

Ndue Ukaj: Notre Dame është vlerë e përbotshme dhe pasuri e njerëzimit

E premte, 19.04.2019, 06:07 PM


Notre Dame është vlerë e përbotshme dhe pasuri e njerëzimit

Nga Ndue Ukaj

Notre Dame dhe Franca kanë dhënë shumë për kulturën e përbotshme dhe për ne, ndaj, sado që të themi e bëjmë ne, është pak.

Notre Dame nuk i përket vetëm Parisit, Francës dhe të krishterëve. Notre Dame është vlerë e përbotshme dhe pasuri e njerëzimit. E miliona njerëzve që ndër shekuj janë ushqyer dhe formuar me poezi, muzikë, filma, romane, ese e piktura të frymëzuara nga madhështia e saj, prandaj të mërzitesh për të është detyrë njerëzore, që buron nga thellësia e secilit njeri që i ndjen dhe i çmon të mirat universale.

Parisi është mostër kulturore dhe estetike universale, është atdheu i shumë mrekullive artistike të përbotshme, por edhe atdhe i shumë mendimtarëve me peshë botërore. Kështu që, me të drejtë, Parisi konsiderohet busull orientimi, për shumë popuj dhe vende. Është referencë që s’mund të tejkalohet dhe e tillë duhet të jetë edhe për ne, nëse vërtet jemi të sinqertë me vetveten dhe nuk shtiremi në qenësinë tonë perëndimore, vetëm për punë interesash, vizash, sigurie dhe luksi.

Të ndjesh dhimbje dhe mërzi për djegin e një pasuri të tillë është detyrë njerëzore, sepse ajo katedrale, ashtu si kryeveprat e njerëzimit, “Komedia Hyjnore”, “Hamleti”, "Fausti" nuk u përkasin vetëm italianëve, anglezëve, gjermanëve dhe danezeve...

Ndaj, ata që janë kënaqur estetikisth me këtë katedrale madhështore dhe me veprat që janë krijuar rreth saj- e besoj të tillë janë gjitha ata që e duan artin- nuk ka sesi të mos jenë të pikëlluar edhe me djegien apokaliptike të saj.

Në anën tjetër, janë krejt anakronike, të mjera, të pakuptimta dhe të pakrahasueshme tentimet për krahasime që bëhen mes kësaj Katedrale dhe objekteve tjera ndër ne.

Notre Dame nuk është rrëfim dosido, por është një kryerrëfim, një histori dhe identitet i një kulture të madhe dhe shkon përtej rrëfimeve lokale.

Kombi ynë ka problem të shumta me vetëdjen kulturore, kujtesën historike dhe me trashëgiminë kulture, meqë një pjesë e madhe e saj i është zhbërë, por kjo nuk do të thotë që ai të mos interesohet për të mirat e përbotshme, të kontinentit të cilit i përket. Sepse, nëse s’ dimë t’i çmojmë këto thesare që kanë formuar dhe ushqyer atë që sot është Europa, të cilën ne aspirojmë, sigurisht se do ta kemi të vështirë, në mos të pamundur, të orientohemi dhe të organizojmë kaosin tonë të thellë politik dhe estetik.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT