E marte, 19.03.2024, 03:04 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera

E premte, 19.04.2019, 09:54 AM


Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera

Nga Entela Binjaku

Ardhjen e tij në Tiranë e parapriu një artikull i botuar në sibiunews.net. Në datën 12 prill 2019 media lokale rumune njoftonte se Presidenti i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Sibiut, prof. univ. dr. Costantin Chiriac do të gjendej në Tiranë. Vetë mjeshtri i Teatrit, një nga personalitetet më të njohura të kulturës në të gjithë botën, pohonte se do të vinte në Tiranë për realizimin e një projekti kulturor evropian. Fjala është për një partneritet mes vendeve të Ballkanit si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe vendeve të perëndimit si: Austria, Gjermania, Franca dhe Italia.

Costantin Chiriac është njeriu që e ka shndërruar çdo vit Sibiun në qendrën botërore të arteve të spektaklit. Konfirmimi, rikonfirmimi i vlerave dhe roli i kulturës në jetën e shoqërisë, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  E kush më mirë se mjeshtri Chiriac mund ta kryejë këtë mision?”- shkruhej në median rumune.

Por edhe vetë mjeshtri i njohur i artit të aktrimit, njëherazi edhe drejtor i Teatrit Kombëtar ''Radu Stanca'' kishte thënë me një “cicërimë”: “Do të jem në Tiranë dhe me këtë rast do të mbaj konferencën me titull: “Rumania dhe vlerat evropiane” në Universitetin “Luarasi” dhe recitalin “Zoti dhe vëllai Eminesku” në Fakultetin Filologjik të Tiranës”.

Ndër të tjera në programin e vizitës në Shqipëri zoti Chiriac kreu një takim me Kryepeshkopin Janullatos, drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, drejtorin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Ministren e Kulturës, Rektorin e Universitetit të Arteve.

Në takimin me të rinjtë studentë të Fakultetit Filologjik ai u prezantua me studentët e departamentit të gjuhëve sllave dhe ballkanike. Në këtë Fakultet jep mësim edhe një gjuhëtare rumune e cila po ndihmon mjaft në ringritjen e kësaj gjuhe që prej disa vitesh ishte ndërprerë. Daniela Stoica është pedagoge e gjuhës rumune në Universitetin “Fan Noli” të Korçës dhe jep mësim një herë në javë edhe në Universitetin e Tiranës. Pasditen e 15 prillit në sallën "Europa" të këtij fakulteti i shoqëruar nga Ambasadori i Rumanisë, Sh.T.Z. Mircea Perpelea dhe në prani të prani të drejtuesve të Departamentit të Gjuhëve Sllave e Ballkanike, z. Chiriac mbajti recitalin “Zoti dhe vëlla Eminesku” duke paraqitur për të pranishmit veçantinë e gjuhës rumune në forcën shprehëse të poetit kombëtar rumun. Ai interpretoi në rumanisht vargje nga poeti i njohur edhe për të pranishmit në formën e një dialogu midis tij dhe një tjetri artisti të madh si Ion Creanga.

Z. Chiriac foli për të rinjtë lidhur me miqësinë e tij me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare si dhe për projektin kulturor evropian që ka në qendër pikërisht një vepër të rëndësishme të shkrimtarit shqiptar si: “Prometeu” e cila do të shërbejë si materiali mbi të cilin do të ndërtohet ky projekt që pritet të realizohet në tri vitet e ardhshme. I pyetur nga studentët mbi të parapëlqyerin e tij: Kadare apo Eminesku z. Chiriac ju përgjigj duke vënë theksin tek madhështia e secilit edhe pse kanë jetuar në kohë të ndryshme dhe tek pamundësia për të krahasuar të pakrahasueshmit. “Ishte menduar të zgjaste vetëm 30 minuta, por biseda na përpiu dhe takimi me z. Kadare shkoi katër orë e gjysmë”,- tha aktori i njohur rumun duke sjellë edhe entuziazmin për miqësinë me shkrimtarin tonë që ai e cilësoi si “një nga më të mëdhenjtë në botë”.

Në këtë takim z. Chiriac foli edhe për Teatrin Ndërkombëtar të Sibiut dhe për projektin e vullnetarëve dhe kënaqësinë e aplikimeve të shumta që Festivali merr nga të rinj nga e gjithë bota. Ai i ftoi të pranishmit të aplikonin e të merrnin pjesë në këtë përvojë të bukur që sjell një aktivitet kulturor që bashkon dashamirësit e artit dhe që afron të rinjtë me artistët. Pedagogia rumune Daniela Stoica tha për studentët se një pjesë e poezive të Emineskut janë përkthyer nga Ismail Kadare. Ajo dha për të rinjtë edhe lajmin se 6 prej studentëve që ndjekin kursin e gjuhës rumune në Tiranë do të marrin  pjesë në shkollën verore që do të mbahet në një nga qytetet rumune si Baia Mare. Bashkë me 5 studentë të Universitetit “Fan Noli” at ado të udhëtojnë drejt Rumanisë në verë në një përvojë tërësisht të re për ta. Në këtë takim që u cel nga ambasadori i Rumanisë në Tiranë u fol edhe për mbështetjen që ambasada jep e do të vazhdojë të japë për të rinjtë nga Shqipëria. “Në kuadër të kësaj mbështetjeje po  zhvillohet edhe kjo pasdite”, tha ai duke i nxitur të rinjtë të mësojnë gjuhën rumune.

Të nesërmen e 16 prillit në prani të rektorit të Universitetit “Luarasi”, Prof. Dr. Ethem Ruka me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Rumanisë, Sh.T.Z. Mircea Perpelea, në një sallë ku ndodheshin Kryetarit i Bordit të Administrimit i Universitetit “Luarasi” Ambasadori Dashnor Dervishi, dhe të tjerë personalitete të botës akademike, dhe të rinj studentë të këtij insituticioni arsimor u zhvillua  konferenca me temë “Rumania dhe Vlerat Evropiane”.

Në këtë takim drejtori i Teatrit Kombëtar ''Radu Stanca'' Sibiu, Rumani, profesori universitar në 16 universitete të mëdha në botë, këshilltari për reformën kulturore të presidentit të Kinës dhe presidenti i Festivalit Ndërkombëtar të Sibiut mbajti një fjalë sa mbresëlënëse aq edhe të vlerë.

Duke sjellë përvojën e tij në periudhën studentore që përkonte me regjimin komunist, kur për një vend në Institutin e Arteve të kohës ishin mbi 500 të rinj që kandidonin e ku padyshim “si ai ishin 20 a 30 të tjerë”, për të vijuar në fillim të viteve 90 vit në cilin nuk kishte dalë kurrë jashtë kufijve ndërsa sot ka vizituar mbi 163 shtete drejt disa prej të cilave edhe qindra herë, ai u foli të rinjve për nevojën “për të mbetur me këmbët në tokë, por që me duar të përkëdhelin yjet”.

Me këtë shprehje nga një shkrimtar rumun artisti i njohur, mbajtës i shumë trofeve, përcolli për të pranishmit disa mesazhe: sesi të ndërtojnë një projekt dhe të punojnë për të, sesi të ndërtojnë rrjete dhe kontakte kudo ku shkojnë, sesi të dhurojnë aty ku shkojnë e jo të mendojnë sesi të marrin, ai foli për fuqinë e mendjes por dhe të shpirtit, sesi te jenë këmbëngulës dhe të kërkojnë ëndërrën por “pa shkëputur thëmbrat nga toka, ndërsa me pëllëmbët e duarve përkëdhelnin yjet”.

Nga hera e parë që kishte dëgjuar për Kryeqytetin Evropian të Kulturës ndërsa ndodhej në Antwverpen të Belgjikës, tek shkëndija për ta bërë Sibiun një qendër të tillë evropiane, e deri tek realizimi i kësaj ëndërre kaluan thuajse 15 vjet.

Nga solidariteti mes artistëve, tek fuqia e ndikimit të artit, nga Festivali i parë Ndërkombëtar i Sibiut në vitin 1993 me 3 trupa dhe 8 shfaqje, tek festivali aktual i 26-ti  me 540 shfaqje të trupave nga 73 shtete, në 75 vendndodhje dhe e gjitha kjo në një qytet me jo më shumë se 200 mijë banorë. Nga “Arti i të dhënit” tek fuqia e integrimit prof. univ. dr. Costantin Chiriac mbajti në këtë Universitet një nga takimet më të veçanta që ishin realizuar deri tani, gjë e cila u pohua edhe nga titullari i këtij institucioni arsimor.

Në vizitën e tij të kësaj here z. Chiriac nuk la pa përmendur edhe befasinë për ndryshimet që ka njohur Shqipëria, veçanërisht Tirana.

Ardhja e tij në Tiranë ju shtua aktiviteve që Ambasada e Rumanisë në vendin tonë po mban me rastin e mbajtjes së presidencës së Këshillit të Evropës. Ndër të tjera kjo ishte edhe një vizitë me shumë vlera dhe nga të gjithë ata që e ndoqën, me siguri do të mbahet mend gjatë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” ?tefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS! Entela Binjaku: Varësia nga lojrat e fatit... përgjigje në mungesë të disa pyetjeve Entela Binjaku: Takim me lexuesit fierakë Entela Binjaku: Përurohet në Tiranë përmbledhja publicistike 'Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës' Entela Binjaku: 'Trojet e Arbrit' në Lezhë për Kastriotin Binjaku: Identiteti historik dhe gjuhësor i arumunëve Entela Binjaku: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë 'Ditën e Donatorëve' Entela Binjaku: Prezantohet në Tiranë Dora D ’ Istria Entela Binjaku: 'E ëmbla Toka ime' Entela Binjaku: Intervistë me Thoma Binjakun, 'Mësues i Merituar' Entela Binjaku: Përurohet në Tiranë 'Duke ardhur në Shtëpi në Evropë... nga Lindja'

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora