E enjte, 23.05.2019, 10:06 AM (GMT+1)

Komente

Moza Boletini: Lajmëtarja e Paqes në Kosovë!

E premte, 19.04.2019, 10:07 AM


Vasfije Krasniqi Goodman

Lajmëtarja e Paqes në Kosovë!

Nga Moza Boletini

Edhe pse e prisja telefonatën e saj, përsëri u preka, njëherësh edhe u gëzova kur i dëgjova zërin e që ishte mirë. Kur vozis me makinë, nuk e përdor celularin, por këtë herë nuk e di çfarë më shtyu.... Parkova dhe ju përgjigja telefonatës. Ishte Vasfije Krasniqi Goodman, ndodhej akoma në Kosovë për angazhimet e saj, takimet, përvjetoret, kujtimet e fëmijërisë, rinisë që nuk e gëzoi si çdo e re në moshën e saj më të bukur, kur mbi trupin e njomë vërshyen bishat e egra serbe duke e dhunuar seksualisht.

Endrrat ju shuan kur ishte akoma 16 vjeç. Sot bashkëshorte e mirë, nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve të saj, aktiviste e të drejtave të njeriut, që flet e dëshmon mbi krimet serbe në Kosovë. Tregon tmerrin e atyre ditëve, momentin e rrëmbimit nga një polic serb në fshatin Babimost.

Ajo sot dëshmon për vendin ku ndodhi dhuna, masakra, por dhunuesit janë akoma gjallë dhe të pandëshkuar nga drejtësia. Vasfije Krasniqi Goodman u dekorua nga Presidenti Thaçi dhe plot personalitete të larta në Kosovë. Sipas bisedës më tregoi se së shpejti do të jetë në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan.

Ajo është dëshmimtare okulare e atyre ngjarjeve që tronditën jo vetëm heroinën tonë, por botën mbarë. Zoti i dha jetë dhe forcë për të treguar tmerrin e vërtetë e të rëndë që ka përjetuar nga forcat policore e civile serbe. Edhe pse e tronditur me rastin e ndodhjes në Kosovë në përkujtim të 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, ajo mori kurajon që sëbashku me familjarët, miqtë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut të vizitonte gërmadhën e krimit që i goditi jetën e brishtë dhe shpirtin e saj. Ajo edhe vjet tregoi për herë të parë në Kosovë historinë e saj të dhimbshme duke u bërë e para femër e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës...

Në këtë jubile 20 vjeçar Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT në Kosovë me të drejtë e quajti Ambasadore të Guximshme Vasfije Krasniqi Goodman, e cila po i tregon njerëzimt se është një nga 20000 femrat që ka përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

U përshëndeta miqësisht me Vasfijen, duke i premtuar se do të takohemi së shpejti. I urova shëndet, forcë e kurajo në rrugën e nisur si lajmëtare e denjë e paqes dhe lirisë botërore.

SHBA, Prill 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT