Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Intervistë e padëgjuar e Faik Konicës, 8 Prill 1939

| E enjte, 18.04.2019, 07:23 PM |


Neki Lulaj

INTERVISTA E PADËGJUAR E FAIK KONICES DHENE ME 8 PRILL 1939

Kjo intervistë e padëgjuar me parë e Faik Konicës është publikuar këto ditë pra me 6 Prill 2019 ne Konfrencën Shkëncore në Përvjetorin e 110 të Diellit,përgaditur nga ILIR IKONOMI

(Dhenë Hilmar Baukhage,gazetar në Radio NBC,Uashington DC 8 Prill 1939)

Hilmar Baukhage: Dhe tani ,do tì bëj pyetjen që i bëra sot pasdite në apartmentin e tij ne hotel në mes të biblotekës së tij prej njemijë librash qe është një Shqipëri në Amerikë

Zoti ministër,a e shihni ende veten si i dërguari i jashtëzakonshëm dhe ministri fuqiplotë i Mbretërisë së Shqipërisë,siç thuhet ne gjuhën diplomatike?

Konica: Sigurisht që po zoti Baukhage.Asnjë qeveri tjetër nuk ekziston në Shqipëri.

Një qeveri nuk mund të ekzistojë në qoftë se nuk ka mbështetjen e njerëzve qe e qeverisin. Pavarësiaht çfarë forme qeverisjeje pretendojnë të ngrenë italianët,ajo nuk do të ketë përkrahje

popullore.Unë vazhdojë të përfaqsoj Mbretin dhe vndin tim.

Hilmar Baukhage: Por lajmet thonë se Mbreti Zog është larguar nga Shqipëria…

Konica: Kamundësi që kjo të jetë çështje strategjike;

Ai do të kthehet dhe do të udhëhheqë kur të vijë koha. Ai natyrisht dëshiron të jetë pranë gruas së tij të sëmurë dhe bebës katër ditëshe.

Hilmar Baukhage: Po çfarë do të pëfaqsoni ju?Qeveria e juaj ka pushuar se ekzistuari,apo jo ?

Konica: Ka pushuar së qeni e dukshme dhe kaq.

Ai lajm qe ju thatë se unë e kam marrë sot nga Tirana nuk do të jetë i fundit,ata presin të dërgojnë lajme të tjera të ngjashme dhe jo nga Tirana.

Hilmar Baukhage: Mirë po italianët thonë se i kanë marrë të gjitha krahinat. Ku do të jetë qeveria juaj ?

Konica: Këtë i dashur Baukhage,edhe sikur ta dija nuk do t`jua tregoje. Qeverinë nuk e bëjnë ndërtesat. Që ajo të jerë e pdukshme nuk dp të thotë se nuk do të ekzistojë. Qeverinë time mund ta shkatërrosh aq sa mund ta shkatërrosh shpirtin e popullit tim.

Ne e raujtëm pavarësinë për 2 mijë vjet kur vendet e huaja që sot s`ù ka mbetur nishani sunduan mbi ne ose të paktën kështu mendonin.

Hilmar Baukhage: E kuptoj. Kjo do të ishte ndoshta si ai parlamenti irlandez gjatë revolucionit para se te formohej shteti i lirë. Pra mund ti shkruash letër cilitdo anëtari të parlamentit të fshehur ta hedhësh atë në një kuti poste kudoqoftë dhe letra do të arrijë,por askush nuk do ta dijë adresën. Dhe,

ndonjëherë, ajo qe nuk duket është me e fuqishme se sa ajo qe duket.

Zoti ministër ,më thatë se lajmi i pushtimit kishte ardhur si rrufeja në qiell të hapur…

Me tregoni pak ju lutem për marrëdhenjet mes Shqipërisë dhe Italisë përpara kësaj.

Konica : Ato ishin marrëdhëniet më miqësore që mund të ekzistonin:politike,ekonomike kulturore.

Shumica e studentëve tanë shkonin në Itali për studime.Për 20 vjet me radhe,qeveria italiane i thoshte popullit të vet se Shqipëria ishte një mike e mirë.Papritur ajo deklaroi se ne ishim një armik.

Hilmar Baukhage: Po ato kreditë që Italia i dha Shqipërisë ? Pati ndonjë problem me pagesat ?

Konica: Me lejoni t`ju them diçka për ato kredi.Natyrisht,këtu kemi të dhena të hollësishme por ato arrinin rreth 100 milion franga ari baras me 33milion dollarë. Dhe ndonjëra në të vërtetë nuk ishte fare kredi por një subvencion për mbrojtjen italiane.

Hilmar Baukhage: Sot u pa se ishte më tepër për sulmin italian,apo jo ?

Konica : Ndoshta. Dhe ata mund t`jua thonë përse. Është e vërtetë se fillimisht një pjesë e asaj paraje shkoi për rindërtimin e vendit. Por pjesa me e madhe u shpenzua për rrugë strategjike dhe këto rrugë u ndërtuan për qëllime lufte. Ato nuk ishin shumë të dobishme për shqiptarët sepse ato shpesh devijonin nga qendrat komerciale.

Hilmar Bukhage: Mirë,po në qoftë se Shqipëria e lejoi Italinë tì ndërtonte këto rrugë,të cilat u bënë me para italiane,a nuk parashikonte ajo se Italia do Tí përdorte ?

Konica: Duhet të keni parasysh se ne kishim një aleancë miqësie me Italinë. Në atë aleancë,Italia dhe Shqipëria binnin dakord të ndihëmonin njëra-tjetrën ne qoftë se një fuqi e tretë kërcënonte me luftë ose shpallte luftë. Rrugët ishin pjesë e mbrojtjes sonë.

Hilmar Baukhage : Shumica e tyre çmonin drejt e ne kufirin me Jugosllavinë dhe Greçinë,apo jo ?

Konica: Po, ashtu eshtë

Hilmar Baukhage : A nuk parashikonit ju që Italia mund tì përdorte për sulm ashtu si dhe për mbrojtjeje ?

Konica : Po sigurisht jo në një sulm kundër nesh.

Me aleancën tonë ne bini dakord të ndiqnim fatin e Italisë në qoftë se ajo sulmohej ose kërcënohej me sulm nga një vend tjetër. Ne nuk ramë dakord qe ajo të dërgonte ushtarë ne vendin tonë ose që të

zaptonte qeverinë tonë.

Ne i plotësuam detyrimet që i kishim në bazë të traktatit. Në qoftë Italia do të ishte e sulmuar,ne do të kishim luftuar në krah të saj. Mendohej se rrugët u ndërtuan pikërisht për këtë qëllim. Ama nuk ekzistonte justifikimi,as arsyeja që ne të sulmoheshim sikur të ishim një armik.

Hilmar Baukhage : A mendoni, zoti ministër, se Italia ka ndërmend tì përdorë ato rrugë për ta sulmuar Jugosllavinë ose Greçinë ?

Konica : Dyshoj shumë qe jo. Italia nuk lufton me vendet të cilat kanë ushtri të organizuara.

Hilmar Baukhage : Meqenëse po flasim për ato rrugë,zoti ministër,u kujtova se të paktën njera prej tyre sapo u përdor për një qëllim që asnjë shqiptari nuk i kishte shkuar ndërmend.

Me sa kam marrë vesh nga bashkatdhetarë tuaj,asnjë centimetër i asaj rruge nuk do të ishte ndërtuar,nëse ata do ta dinin se pëse do të përdorej. E kam fjalën për rrugën nëpër të cilën mbretëresha e juaj dhe bebeja e saj bënë udhëtimin kur u larguan për në Greçi.

Konica : Po.Është një rrugë që gjarpëron mbi male të larta dhe pastaj në jugperëndim drejtë

Greçisë. Duhet të ketë qenë një rrugëtim i temerrshëm për atë grua të shkretë dhe për fëmijën e vogël.

U desht ta vinin në një dyshek brenda në automobil.Gjeja qe ndoshta i zemëron me shumë shqiptarët është se Musolini gjeti tamam kohën kur lindi i biri i Mbretit që të ndërmerrte këtë ofensivë.

Në vendin tim lidhjet familjare janë shumë të forta dhe çdokush qe e njeh Shqipërinë e di se gratë dhe fëmijët atje janë të shenjët dhe te paprekshëm. Prandaj ky brutalitet qe u tregua ndaj mbretëreshës dhe fëmijës së saj është diçka që as njerëzit e thjeshtë nëpër male dhe askush qe ka simpati njerëzore nuk do ta harrojë dha as do ta falë.

Hilmar Baukhage : E kuptoj.

Konica: E dini ? Që kur kjo ndodhi,mu desh të ndryshoj mendimin për italianët ose të paktën pë qeverinë e tyre. E kuptoj tani se ata qe i kritikojnë kanë të drejtë dhe unë e kisha gabim. Sepse prapa

gjithë kësaj tragjedie më dukët se ka një nuancë grotesku për një vend i cili dëshiron të tregojë forcën duke sulmuar shtetet e vogla e në këtë rast vendi i vogel qëlloi të ishte edhe mik.

Është njësoj sikur dikush qe ke menduar se e kishe mik dhe gjihmonë te fliste për miqësi të të ngulë papritur thikën pas shpine.

Hilmar Baukhage: Pashë të thuhej diku se duke sulmuar Shqipërinë,Musolinit mund ti hapen telashe

me vendet muhamedane,mbrojtëse i te cilave ai pretendon te jetë.

Është e vërtetë ?

Konica: Të godasësh një vend ku një pjesë e mirë e popullsisë është muslimane,kjo vështirë se mund të krijojë një përshtypje të favorshme te vendet e tjera muslimane.

Hilmar Baukhage: Tani zoti ,inistër, para se ta mbyllim ,a keni ndonjë mesazh apo ndonjë fjalë që dëshironi tì përcillni popullit amerikan ?

Konica: Jo,nuk kam ndonjë mesazh. Nuk dua ta dramatizoj situatën sepse ajo flet vetë. Do të desha t`ju falënderoj juve dhe kompaninë NBC. që me dhatë këtë rast për të folur.

Mes Shqipërisë dhe Amerikës ka shumë lidhje .Ne kurrë nuk e kemi harruar misionin tuaj të Kryqit të Kuq pas luftës dhe paisjet që ju lat atje të cilat ishin fillimi i Kryqit tonë të Kuq.

Mbretëresha jonë është pjesërisht amerikane . Lëvizja shqiptare për pavarësi u frymëzua nga ideale amerikane si dhe nga kujtimet e së kaluarës sonë.

Ishin refugjatë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara që i dhanë forcën asaj lëvizjeje.

Siç tha sot edhe sekretari i juaj i shtetit,pushtimi i vendit tim shkel vullnetin e te gjithë popujve të botës,vullnetin për paqe.

Hilmar Baukhage : Ju falemderit zoti Ministër