E enjte, 23.05.2019, 10:03 AM (GMT+1)

Komente

Zenel Çeliku: Në Shqipëri, vetëm tallava politike

E marte, 16.04.2019, 07:23 PM


Në Shqipëri, vetëm tallava politike

Kudo njihet muzika tallava e cila ka vetëm një kuptim, kërce e kërce, por nuk kupton se cfar muzike po ndjek, vetëm rrumpall dhe jo muzik të kohës. Edhe në politikën shqiptare shikojmë një lloj tallava politike. Cfar dua të them me tallava politike. Kudo në botë politika ka një bosht, ka një strategji dhe një skenar I cili në fund të fundit I shërben vëndit të tij. Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, cdo opozitë bën hapa të nxituara qoftë edhe duke ndjegur mandatet, duke e përjashtuar vehten nga vendimmarrja parlamentare opozitare. Aktualisht në realitet opozita ka shumë të drejtë të bëj opozitë të fortë sepse vëndi po qeveriset keq dhe me skandale pas skandaleve. Ndërsa nga ana tjetër kemi mazhorancën qeverisëse e cila e konsideron situatën politike krejt normale dhe me pretendimin se opozitën do ta coj për skrap. Moskuptimi dhe mos komunikimi pozitë-opozitë ka sjell në vënd një situatë tej të tensionuar aq sa I gjithë faktori ndërkombëtarë është I shqetësuar për situatën politike ku ndoshet sot Shqipëria. Ndërkombëtarët janë të shqetësuar sepse një ½ e Ballkanit Përëndimor është në krizë të thellë politike e zhytur në protesta të fuqishme të cilat në cdo moment mund të dalin jashtë kontrollit. Misionarët më të lartë të BE kanë ardhur në Shqipëri duke I kërkuar pozitës dhe opozitës që të ulen e të zgjidhin ngërcin politik ku është zhytur vëndi ynë. Pak ditë më parë, për shkak të shqetësimit për situatën politike në Shqipëri, erdhi Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit-Matheë Palmer. Ndonëse vizita e tij u paraqit si një vizite zyrtare rutinë në Ballkan, por e vërteta është se Uashingtoni është I shqetësuar për situatën politike delikate në Shqipëri, këtu ku Amerika ka interest e saja. Palmer është Zëvendësndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, që do të thotë se ai është autoritet shumë I lartë amerikan për të kërkuar një zgjidhje për situaten politike e cila tashmë është në krizë të plotë. Takimet e Palmer me Presidentin Meta, me Kryeministrin Rama, me liderin e PD-Basha dhe me kryetaren e LSI-Kryemadhi, takime të cilat kanë konsistuar pikërisht që palët të tregohen të përgjegjshme dhe të bëjnë lëvizjet e tyre konstruktive që Shqipëria të hecë drejt BE me hapa të sigurtë. Vizita e tij e gjen Shqipërinë në një moment politik të pa precedent, kur opozita është tërhequr nga parlamenti duke dorëzuar në bllok mandatet e deputetëve të saj dhe ka zgjedhur protestat për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që vëndi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme të ndershme. Takimi Palmer-Rama nuk u deklarua në esencë se cfar është diskutuar në 100 min takim, por Rama me një eufori në Tëitër thekson për marrëdhëniet e shkëlqyera me Amerikën, shprehet me bindje se është totalisht në mirkuptim dhe në dakordësi të plotë më misionarin e lartë të Uashingtonit, por asgjë më shumë. Rama nuk thote, a do te kete nje hap mbrapa të mazhorancës me qëllimin që opozita të ulet në tavolinë për zgjidhjen e krizës politike. Kudo në botë ku ka tensione dhe kriza politike, mazhoranca toleron më shumë duke I krijuar hapësirë më shumë opozitës, ndërsa në Shqipëri mazhoranca tregohet e vendosur se ska tolerancë për opozitën, por deklaron se opozita duhet të vij e të ulet në bisedime me mazhorancën qeverisëse pa kushte. Kujt I referohet PS-ja me këto qëndrime për mostolerancë? Nuk është nevoja të shikojmë nga përvoja politike në Mal të Zi dhe në Serbi, sepse rrethanat tona janë krejt ndryshe nga ata, që do të thotë se vëndi ynë është në nevojë emërgjence për zgjidhje të kësaj krize mbasi Shqipëria pret në Qershor hapjen e bisedimeve me BE.

Pak më lart them se opozita bëri gabim qe u largua përfundimisht nga parlamenti sepse PD ka një përvojë të keqe me boikotin nga parlamentinë, në atë kohë kur u diskutua Reforma Administrative, ku PS bëri ashtu sic I interesonte. Tani PD nën krushqinë e re me LSI e cila luan ping-pong, herë me PD dhe herë me PS, është vendosur në protesta të fuqishme ku kërkon largimin e Kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të ndershme. Sipas nje informacioni shume koret, PD po gabon duke mos I përfill partite e vogla me të cilat e formoi opozitën e bashkuar, kur LSI akoma nuk kishte ardhur në oborin e PD. Në ditët e fundit vërejmë se PD është distancuar nga partitë e vogla, duke haruar se ato sëbashku janë shumë të rëndësishme në kualicion me PD. Partitë e vogla të cilat sëbashku bëjnë rreth 380 000 vota, kanë qënë të vendosura për 6 vite në opozitë me PD, partite e vogla kanë treguar qëndrueshmëri opozitare dhe nuk janë si LSI e cila shkon nga fryen era, here me PD dhe here me PS vetëm e vetëm për pushtet. Nëse vendimin e PD për djegjen e mandateve do ta konsiderojmë të drejtë, kush është plani B, pse jo edhe një plan C. Kur ndërmeret një aksion politik shumë I rëndësishëm në mënyrë të prerë sic ka bërë tani PD, domosdo pervec protestave duhet të ketë në strategjinë e saj edhe plan B & C. Kështu munde të bëhet politike productive, e suksesshme dhe jo tallava politike.

Duke parë e ndjekur me shumë interes zhvillimet politike në vënd, do të ktheja vëmëndjen tek misionarët e lartë të BE dhe të Washingtonit, të cilët I kanë bërë thirje të dyja palët që të ulen e të gjejnë gjuhën për zgjidhjen e ketij moment politik shumë delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët. PS nuk duhet ti lexojë sipas interest të saj mesazhet e BE dhe të Washingtonit, por duhet të tolerojë opozitën sepse piksëpari, është detyra mazhorancës të orfojë opozitën për të zgjidhur këtë krizë, nuk është moment I dekleratave se opozitën do ta cojmë për skrap. Pa opozitën ska zvillime politike kudo, por për Shqipërinë ka dhe do të ketë vetëm tallava politike, aq më shumë në Shqipërinë me shumë probleme ku krimi I organizuar po sfidon shtetin, ku korrupsioni është c’mëndur, kur partitizmi ka mbushur administratën me minifunde dhe me djelmosha tërësisht të pa aftë, ku ekonomia familjare është keq e më keq, kur oligarkët kanë pushtuar cdo hap të investimeve në vend. Ndaj ashtu si shumë e shumë shqiptarë, uroj shumë që vëndi ynë të shkoi drejt BE, por me sa shikojme, pashket janë larg-tha prifti.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency Tirane, më 16 Prill, 2019



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT