Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Moza Boletini: Gabove motër....

| E marte, 16.04.2019, 07:16 PM |


Gabove motër....

Vello e shkjaut në kryet e shqiptares!

Nga Moza Boletini

Me të vërtetë na gëzoi lajmi se një vajzë e re po martohej, e po krijonte familjen e saj. Familjen e shenjtë që edhe Zoti e ka bekuar. Por u indinjuam nga fakti se vello e nuses E. A. Th., ishte pregatitur nga një stilist serb. Pra vello e shkjaut në kryet e një shqipje!

Po pse moj moj motër shqiptare nuk njoftove që ishe duke kërkuar një vello të bukur, siç dukesh edhe vetë simpatike në fotot e medias shqiptare.

Velllot dhe fustanet e nusërisë nuk i kanë munguar kurrë traditës dhe kulturës shqiptare, përfshirë të gjithë trevat e saj. Në Stadiumin e Prishtinës të ishe ndalur, atje ku u dhuruan qindra vello e fustane nusërie të vajzave shqiptare vrarë, masakruar, e përdhunuar nga makineria serbe që nuk arritën ti mbijetonin dot masakrave serbe, e jo më të krijonin familjet e tyre të dashura.

Atje mund të zgjidhje njërin prej tyre dhe historia populli shqiptar do të jepte urimin, uratën. Edhe Dukesha e Sussexit Meghan Markle në dasmën e saj me Princ Harryn veshi një fustan të bardhë shumë të bukur, të thjeshtë, klas e gjithë hijeshi. Edhe asaj po t'ja kishe kërkuar me siguri do të ta jepte.

Gabove motër....

SHBA, Prill 2019