E enjte, 18.04.2024, 10:45 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Të bëhet organizimi i mërgatës shqiptare

E hene, 15.04.2019, 07:33 PM


TË BËHET ORGANIZIMI I MËRGATËS SHQIPTARE

Nga Afrim Caka

Të mbyllen njëherë e mirë të gjitha shkarjet politike brenda diasporës dhe ndalimi i politikaneve të korruptuar në diasporë. Fati i shqiptarëve në diasporë sot është fati i çështjes sonë kombëtare.

Duke pasur parasysh situatën shumë të tendosur në Dardani dhe rreziqet kombëtare, kërkojmë: “Të bëhet organizimi i Mërgatës Shqiptare me të gjitha mjetët e domosdoshme dhe të denoncohet politika anti-shqiptare për coptimin  e territoreve shqiptare”. Drama jonë kombëtare është tepër e ndërlikuar dhe tëpër e rëndë, sa që kërkonë nga diaspora sakrifica me shumë sublime. Asgje nuk ndodhë rastësishtë në Diasporë! Dihet se uji që nuk rrjedh bëhet moçal, por edhe diaspora nëse nuk lëviz historikisht, stërkeqet dhe vetëshkatërrohet. Kjo mundë të ndodh sepse vetë sistemi etik korruptivë qëndronë, i fshehur, mbi hipotezat e krimit brenda partive politike, dhe mbi hipotezat teologjike të dogmave fetare. Këtu nuk mundë të nënkuptojmë asnjë krahasim ironik: “Por në formën e saj, ky proces ka analogji me habinë që një prestigjator përgatit për ne nëpërmjet marifeteve të tyre korruptive, ndërkohë që na bënë të mendojmë diçka nga politikat nënshtruese atje ku partitë i kanë vendosur, do të thotë të tallesh me dhembjen dhe dinjitetin e popullit tënd.

A nuk janë partitë politike një laborator biologjik!?

Mërgata shqiptare duhet të bëhet një subjekt i rëndësishëm i botës shqiptare, sot kur mbi gjysma e kombit ndodhet jashtë Atdheut. Mergata shqiptare duhet të bashkohet rreth programit kombëtar: bashkimi shqiptar dhe integrimi në qytetërimin perëndimor. Institucionalizimi i mërgatës bëhet me program dhe statut të veçantë. Programi shpreh qëllimet kryesore të angazhimit dhe të rolit të mërgatës në jetën kombëtare, siç, janë ruajtja dhe zhvillimi i identitetit etnokulturor, afirmimi i kukturës shqiptare, solidarizimi kombëtar dhe miqësisa me popujte vendve mikpritëse.

Statuti përcakton format e organizimit të mërgatës. Bërthama e organizimit duhet të jetë bashkësia shqiptare, që formohet nëpër qytete a rajone të një vendi. Të gjitha bashkësitë bashkësitë formojnë Mërgatën Shqiptare në një shtet. Organi më i lartë i mërgatës është Kuvendi,  i përbërë nga përfaqësuesit e bashkësive shqiptare. Kuvendi zgjedh Kryesin  e Mërgatës, e cila drejton veprimtarinë e saj në seksione të veçanta: politik, ekonomik, kulturor, arsimor, social, humanitar etj. Kështu do të formoheshin mërgatat shqiptare në Angli, Austri, greqi, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, në vendet skandinave, tejoqeanike etj.

Mërgata mund të organizohet në një vend edhe nga bashkimi i shoqërive, shoqatave e klubeve të ndryshme, por ato nuk mund të t’i përfshijnë të gjithë mërgimtarët. Të gjitha mërgatat në vende të ndryshme formojnë Lidhjen e Mergatave Shqiptare. Oragni më i larte i Lidhjes është Kongresi, i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha mërgatave, i cili zgjedh Kryesinë, që drejton veprimtarinë e lidhjes. Lidhja e Mergatave Shqiptare krijon fondin e vet, boton gazetën e përditëshme dhe zhvillon veprimtarin botuese, kulturore–artistike, politike-diplomatike, solidare etj. Lidhja e Mergatave Shqiptare do të ishte një lloj lobi shqiptar në botë, që do të thotë luante rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në forcimin e miqësisë me popujt e tjerë.  Po ashtu, ajo do të mbronte mërgatën shqiptare nga procesi i asimilimit dhe dukuritë e ndryshme të kriminalizimit. Inprovizimet dhe verbalizmi politiki nuk mund të ta krijojnë bashkimin kombëtar. Vullneti e idealiteti janë kategori morale e psikologjike, ndërsa realiteti është kategori historike. Natyrish, askush nuk i konteston vullnetin e diasporës, por realitetin ekzistues.

Lidhja e Mërgatave Shqiptare do të bëhej urë e Atdheut me botën, do ta përfaqësonte denjësisht atë dhe do të kontribonte shumë me rilindjen kombëtare dhe qytetërimin modern shqiptar. Degët PARTIAKE në mërgatë duhet të shuhen fare sepse janë kërpurdha, që janë bërë përçuese të ndarjeve e përçarjeve ideologjike e krahinore, madje janë shndërruar edhe në mafia të aferave skandaloze. Të mbyllen njëherë e mirë të gjitha shkarjet politike brenda diasporës dhe ndalimi i politikaneve të korruptuar në diasporë. Fati i Mërgatës shqiptare sot është fati i çështjes sonë kombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora