E premte, 19.04.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Fryte atdhedashurie

E hene, 15.04.2019, 07:44 PM


Fryte atdhedashurie

Nga Blerim Rrecaj

Në një oborr shkolle shohim për të parën herë për sivjet trungun me jargavanë të çelur. Pamje të tilla sa kanë nisur të na dalin parasysh edhe në ndonjë vend këtu, e pak më tej. Sa ngjyrë e lehtë dhe e qetë kjo lulejargovaneve me aromën e tyre të freskët e të këndshme. Ca re të bardha e lehtëlëvizëse duken si gjurmë jargavanësh erëdehëse apo mbase retë janë kah përkulen mbi këto tufa lulesh me kalaveshë rrushi e si dardhat picigate për t'u parfumosur para se të vazhdojnë udhëtimin e tyre të andej-këtejshëm. Ndërkohë një valë e re rikthimi në atdhe e të mërguarve po vërehet. Kush për një javë e kush për dy, për çmallje e çlodhje, për ndonjë rregullim dokumentesh, për festa, deka a dreka. Dikush duke sjellë me vete dhe një formular garancioni për ndonjërin prej të afërmëve a të njohurve të tij. Për vizë turistike a vizë pune. Për një tërheqje për thyerje izolimi e kërkim shtegu për mirëqenie. Dhe seç dëgjohet diku një këngë me fjalët: Babi a e di, e di, o e di, e si t'ia bëj s'e di, s'e di, o s'e di... Kështu disi dhe ne shumë gjëra e këngë po i dijmë po zëri s'po na shkon, e po ia bëjmë si ata kangëtarët që pasi kishin harruar këngën po e përsërisnin refrenin:"O ish pas hip Beci në lajthi, në lajthi Beci ish hip" derisa njëri ua kishte tërhequr vëmendjen mbase me ndonjë revole gasi duke u thënë: more a po e zbrisni Becin prej lajthie, a si e keni hallin. Diku-diku mblidhemi për t'u bërë bashkë, pasi që "ranë" mërgimtarët e u pamë, po shihemi e po mblidhemi si kokrrat në shegë, a gjethet nëpër degë. Ndodhin gjëra, ndodhin dhe takime të papritura në rrugë. Ndodhin dhe takime të paralajmëruara. Vazhdon ecja, vazhdon ndeja. Vazhdon jeta, na dhimbsen e u dhimbsemi mërgimtarëve për shkak se të huaj ndjehemi jashtë atdheut e të huaj edhe në atdhe. Dikush ka blerë banesë, atje larg ku ndodhet, jashtë atdheut e s'di se çfarë të bëjë me shtëpinë e ndërtuar në mëmëdhe me po aq mundime e sakrifica, e në vend të tymit të oxhaqeve shpeshherë kacavaren retë. Gjatë një kthimi nga kryeqyteti në drejtim të vendbanimit seç përplasen pika shiu e më pas dhe toptha rrumbullake të bardha e të akullta breshëri, veç pak sa për ta sheqerosur sipërfaqen e asfaltit e pa dëmtuar trungjet e drunjëve në lulëzim. Prilli vazhdon të jetë me vranësi, me shi, kthjellime, me djegie dielli, me erëra, i përzier si koktej klimatik, që tundet e shkundet para ngrohjes së kohës. Shiu edhe sot bie mbi gjethegjelbërtat e trungjeve të arrave, ftonjëve, dardhave, jargovanëve...

E autostradës së Kombit valviten flamujt Kombëtar që ka vendosur luftëtarët e dritës të Batalionit Atlantiku që kanë ardh faqebardhë për të kujtuar përpjekjet, djersën, plagët, gjakun, ëndrrat, shpresat e guximin që mbollën në mëmëdhe...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora