E premte, 19.04.2024, 08:12 PM (GMT+1)

Mendime

Klara Matja: Me Ju!

E hene, 15.04.2019, 08:10 PM


Me Ju!

Nga Klara Matja

Për vetë statusin që mbulon organizata e grave shqiptare - amerikane "Shpresë & Paqe" në SHBA dhe faktin që rreth saj janë gra dhe vajza që kanë përjetuar dhunë, diskriminim, fyerje e ofendime ka kohë që me dëshirë hynë në kontakt bashkëpunimi me Lëvizjen # Me Too në SHBA.

Pasi edhe gratë e kësaj organizate që vepron vullnetarisht prej disa vitesh në Amerikë, shpesh kanë ngritur zërin për të drejtat e gruas dhe fëmijëve. Ka ndihmuar anëtaret e saj me ndihma në ushqime, veshje dhe kanceleri për nxënësit e shkollave. Por edhe për ndihma humanitare në Shqiperi është angazhuar, ku një ndër ata që tregoi interes dhe ju bashkua kësaj nisme ishte patrioti Gani Perrolli, duke na sjell nga New Jersey televizorë, skutere - biçikleta për fëmijë të vegjël, kompjutera etj.

Angazhimet organizata "Shpresë & Paqe" i ka shtrirë me pjesëmarjen edhe në OKB, ku sëbashku me aktivisten amerikane Que English ka qenë e përfshirë në iniciativa për parandalimin e dhunës në familje dhe kundër trafikimit njerëzor. Ka marë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë SHBA, ku në takime të ndryshme ka bërë prezent jetën e anëtareve të saj, e në veçanti situatën e femrës shqiptare në komunizëm, e pasojat sot në Shqipëri, si dhe për masakrat e përdhunimet serbe në Kosovë tek gratë nga makineria serbe.

Duke qenë se misioni i "Shpresë & Paqe" janë të drejtat humane, paqja, toleranca fetare dhe duke u nisur nga parimi amerikan: "Nëse shikon diçka, thuaj diçka" shpesh kanë folur edhe për fyerjet apo përbuzjet që i janë adresuar atyre nga x apo y person.

Tërheqim vëmendjen e kujtdo që kërkon të qëndrojë në heshtje e të jetë pjesë e organizatës tonë vetëm për tituj, festa e gëzime, por jo për kriticizma ndaj sjelljeve të pahijshme ndaj organizatës, kur thotë; dua të përfshihem vetëm në gjëra pozitive. Mirë do të ishte, por nuk jetojmë akoma në parajsë. Jetojmë në një botë që na rrethon me të mirat e të këqijat e saj.

Nëse dikush kërkon të jetë pjesë e kësaj lëvizje feministe do të përballet edhe me disa lloj derrash.

Shprehja e një aktivisteje kroate: " Nuk luftohet me derrat" është e saktë, por edhe neglizhente ndaj padrejtësive nuk mund të qëndrojmë se na baltoset jo vetëm dinjiteni ynë, organizatës, familjeve tona, por mbarë shoqërisë. Angazhimi ynë dhe kontaktet me Lëvizjen #Me Too tregon qartë vizionin e "Shpresë & Paqe" në SHBA...

New York, Prill 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilmi Musliu: Shqiptarët ishin të diskriminuar në shkollim, punë, shëndetësi, liri të fjalës Dedë Preqi: Shqiptarët në Maqedoni e kanë një shans të bëjnë histori Afrim Caka: Të bëhet organizimi i mërgatës shqiptare Fahri Xharra: Nëse je i fesë, thuaj shqip "paqja qoftë mbi ju" Kastriot Frashëri: Tirana e vitit 2020 ndërmjet një gaztori dhe sekseri të lejeve të ndërtimit Hajrush Redenica: Bllaca 1999 Fahri Xharra: Rusia dhe Otomanet e krijuan Serbinë nga “shkijet“ tanë Çarçani, Cima & Pashollari: Bulizmi i Dalip Greces ndaj te persekutuarve politike Dedë Preqi: Rrëfimi i lokes për Ditën e Luleve Bardhyl Mahmuti: Projekt-Rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë Dritan Haxhiraj: Bisedë me Prof.ssa. Maria Falcone, motra e Magjistratit në luftën kundër Mafias Skënder Kapiti: Memoria dhe historia kombëtare e ka shënuar dhe shënjtëruar Luftën e UÇK-së Fran Kamshi: Nën hijen e një superskandali dhe të tjera… Nue Oroshi: Lufta e njerëzisë me djallëzinë Afrim Caka: Ikja dhe derdhja e energjisë sonë më vitale Florim Zeqa: Republika e Kosovës nuk është pronë e politikanëve Nebi Dragoti: Politika zhurmon me thes bosh Klajd Kapinova: Dr. Peter Minnar nga Bostoni - Fan Noli, letrar i mirë, por politikan i dështuar Gjekë Gjonaj: Më se e treta e këshilltarëve të Kuvendit të Ulqinit heshtin për 150 euro në muaj Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora