E premte, 19.04.2024, 08:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Mua më zë 'magjia' e Prillit

E diele, 14.04.2019, 01:24 PM


Mua më zë "magjia" e Prillit

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Mua më    "magjia" e Prillit

Mua  më zë "magjia" e prillit

Unë në prill jam krejt tjetër

Se marr "huqet e bandillit"

Dhe nuk jam hiç  i vjetër.

Sado kalova shtatëdhjetë e gjashtë,

(Mua më duket: "linda dje!")

Nuk më del i imi"grazhd"

Sevdallisur jam unë se...

Se prilli më ka bërë "magji"

Dhe "magjia" mua më zë

Duket prapë jam bërë i "ri"

Sevdallisur jam me një.

Sevdallisur jam me një

Dhe asaj unë nuk i ndahem

Nuk i ndahem dhe, sa e zë,

Me të"ngopem", me të"fahem".

2. Jam

Jam si një njeri që u godit nga rrufeja

E humba mendjen... sikur kam  ngrirë

Arsyeja dihet; ca më shumë dhe pse-ja

Kalove, moj e bukur, që je aq e mirë.

Se ke një bukuri,pothuajse, hyjnore

Syrin të madh që shkrepëtin vetëtimë

Por si mund të bëj ballë unë qenia njerëzore

Kur"vetëtima" nga unë e dërgon "shinë".

Ngriva dhe fare e kam humbur pusullën

Ashtu si Xhaferri që humbi simiten

Nga  e keqja, gati e kafshoj gjuhën

Dhe "shkriva",kur e putha miken.

3.  Ti

Kurrë nuk kam parë femër më të bukur

Ti qe e gjitha si një vizion!

Sa të pashë dhe mendjen kam humbur

ZOT,po dhe ti me"hile" punon?!!!

Trupi i drejtë si një bredh  alpin

Floku krela- krela si lyer me ar

Mua nga koka zë më del tym

Ku të pashë,moj, që dreqi të më marrë!!!

Dua të mbledh mendjen, por mendja iku

U arratis dhe doli nga"burgjia"

Ah,ç'po heq! Ç'po heq, unë kokëshiniku!

Më magjepsi bukuria.

4. Ashtu

Ashtu siç dridhet flaka e zjarrit nga era,

Ashtu dridhem  dhe unë  prej bukurisë.

Sidomos tani, kur ardhur ka pranvera

Nuk i vë dot "fre" lakmisë.

Ja tek po kalon njëra me gjoksin  hapur

Kalon dhe,enkas, e lë  pak si"lisho"

Se më sheh mua që nga koka jam zbardhur

Dhe mendon se tani unë nuk mbaj dot"iso".

Aha, unë nuk e duroj dot "kapërdisjen"

Ca më shumë, kur ndonjëra më bën "karshillëk"

Dhe nuk ia kursej asaj "sajdisjen"

Mjafton që  të pranojë të më japë "jarallëk".

5. Vetëtimat e syve

Vetëtimat e syve shkrepëtinë

Dhe, befas,e ndezën një zjarr

Ky zjarr të dy na"përpinë"

Një zjarr i ngrohtë plot mall.

U dogjëm zjarr, u bëmë shkrumb e hi

Si "zogj Feniks", u "ribëmë" përsëri.

6.Unë

Kohë e re, or tunjajtjeta, unë po cylës me një vrimë

Syrin seç ma shkel"tetëdhjeta" (unë këndoj për dashurinë)

Dashuria më rinon dhe më heq vite nga supet

Syri im ende  përgjon dhe nuk pyet fare nga turpet.

Ja, kështu, kam  bërë dikur dhe vazhdoj kështu akoma

Se më duket mua sikur..., sikur jam i  ri,akoma

Shoh një femër dhe zilepsem dhe kërkoj qiqra në hell

Dua që me të"mpleksem" (shpirti im që nuk po del.)

7. Fëshfërit

Fëshfërit palë e fustanit

Syri- kllap mua, jaranit

Mu  në gjoks fustani hapur

Unë "krap" në grep jam kapur.

E tendos këtë timin sy

E tendos mbi tëndin gji

Edhe shoh, po çfarë shoh?

Aq sa bëj "obobo!".

Si do jetë a vallë si është?

Ah, moj mendje,që bën"fësht"

"Fësht" se doli nga burgjia

Shkoi e vate pleqëria.

8. "Rakia"

Kjo"raki" e fortë,shkumbëzon e  harbuar

Seç më ra në kokë,moj qofsh e bekuar!

Aq e kam" pirë", sa u bësh karroqe

Tek këmbët jam shtrirë, e mira mbi shoqe.

9.Mos u mundo!

Mos u mundo t'i fshehësh  "rrënojat" e viteve

As  me maska dhe as me tualet të përhershëm

Të lutem, mos bjerë peng e instikteve

Për të krijuar një  prezencë-pëlqyeshëm!

Koha bën të sajën;triumfon mbi marifetet

Shpikur prej mjeshtrash për të hequr rrudhat

E di që femrat nuk heqin dorë prej "tualeteve"

Por unë të dua"bio" dhe le të duken "gjurmat"

10. Ndarja

Nuk kam si e mohoj:

E kam dashur dikur

Dhe kur e kujtoj,

Më bëhet krejt sikur...

Sikur nuk dua t'ia shoh fytyrën

Se më duket se jam ndarë me mynxyrrën.

Tiranë,  10 prill  2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora