E marte, 19.11.2019, 12:49 AM (GMT)

Komente

Kastriot Frashëri: Tirana e vitit 2020 ndërmjet një gaztori dhe sekseri të lejeve të ndërtimit

E diele, 14.04.2019, 11:18 AM


TIRANA E VITIT 2020 NDËRMJET NJË GAZTORI DHE SEKSERI TË LEJËVE TË NDËRTIMIT

Nga Kastriot FRASHËRI

Përsa sot "Pasditje ime", pothuajse në të gjitha ekranet e TV të Shqipërisë dirigjohet nga disa tyryfyçka dhe askush nuk mendon përfshirë edhe pronarët e tyre që të ndryshojë këtë realitetet mizerabël që në vend të promovimit në publik të vlerave kombëtare promovon antivlerat, njerëzit e artit dhe kulturës i këmben me një të rënë të lapsit me njerëzit e rrugës, mirë bën ky Gaz Paja, që gjen shesh dhe shet dëngla me okë. Dihet se Erjon Veliaj ka hyrë në histori si hajdut duke filluar me fondet e “Mjaftit”, e vijuar me dy dasmat e tij përallore që i justifikoi si kursime të mamit që nga koha e shitjes së fiqve me kaushë kur ishte gjimnazist; dhe si një mashtrues që shëtit çdo ditë në çdo cep të Tiranës duke dhënë përshtypjen e remë tek njerëzit që si kryebashkiak vetëm punon dhe mbjell pemë për parkun e tij të famshëm obrbital, por kryeqyteti nuk ka ndryshuar aspak përgjatë këtij mandati, përveçse është betonizuar më shumë.

Nuk është ky aspak qëllimi ynë, sepse në fund të fundit as arti dhe as profesioni i këtij gaztori nuk na lidh dhe rrjedhimisht nuk jemi takuar ndonjëherë, që të diskutojmë dhe të komentojmë një preferencë dhe atë që mendon Gazi ynë “që ky djali bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës, kujt nuk i pëlqen kjo nuk më plas fare”, por mos haroni se prej kohësh përflitet poshtë e përpjetë nëpër Tiranë si një sekser për të marrë Lejë Ndërtimi pranë Erjon Velisë, ndaj është e drejta e tij personale dhe jo publike ti shërbejë me devotshmëri, pse jo dhe blerja e një autoveture me vlerë 42 mijë euro që e proklamoi Live për publikun me shumë harbutëri nga një prej ekraneve televizive më të mëdhenj, a thua se gjendet në Hollywood e jo në portokallet e Kasharit. Nuk të bën njeri fajtor për këtë krekosje dhe naivitetet të pashembullt të treguar në marrëdhëniet me publikun, po të gjykosh dhe ndjekësh punën tënde “artistike”, të cilën nuk kemi arsye pse ta adhurojmë humorin tënd vulgar, pavarësisht se për këtë pseudoarritje ti pretendon se paguhesh mirë. Madje ka kaq shumë të ardhura në dispozicion sa të blejë edhe Shoqërinë Civile për të mos kundërshtuar një nga lejët e ndërtimit, pas së cilës ishte pas.

Pas gjithë këtyre bëmave, nuk na mbetet gjë tjetër të themi me plotë gojë: të drejtë ka ky Gaztori për të bërë përshesh ashtu si në skenën e Portokallisë, sidomos kur është në krahun e duhur, se këtu në këtë vend mungon sundimi i ligjit, pavarësisht se ai sfidohet lehtësisht dhe publikisht madje në fund të ditës, se po të ishte ndryshe këtij aktorit të famshëm shteti do t’i nxirrte, ashtu si ç’kulen dhëmbët me darë një nga një, ato dallaveret që nga Calvin e tutje e do t’i numëroheshin mirë të gjitha eurot që ka futur në xhep nga profesioni tij, trimit të Luftëtarit, pjesë e historisë së Nastradinit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT