E marte, 19.11.2019, 12:53 AM (GMT)

Komente

Hajrush Redenica: Bllaca 1999

E diele, 14.04.2019, 11:04 AM


BLLACA 1999

Pyetja e një fëmije

Gjenocidi serb  i vitit 1999 dhe masakrat tjera kanë mbetur në kujtesën dhe historinë e popullit shqiptar. Luftime, maltretime, vuajtje, mjerim, derdhje gjaku, vetëm e vetëm për të bërë shtet. Luftime të ashpra anekënd  atdheut tim, vetëm e vetëm për ta mbrojtur këtë truall, në të cilin  sot ne  po jetojmë- në  KOSOVËN TONË. Por kjo nuk u bë e as nuk po bëhet, ashtu siç e menduan bijat dhe bijtë më të denjë të këtij vendi, ngase një pjesë iu fal  Malit të Zi, një pjesë mbet nën Serbi dhe një pjesë iu dhurua  Maqedonisë.

Një përjetim  imi në vitin 1999

Në fund të korrikut të vitit 1999, isha në një udhëtim në  Bullgari, dhe me t'u kthyer, u ndal në Bllacë autobusi nga policia maqedone, prandaj  dualëm përjashta  , aty  afër tendave  të Blacës së Eksodit ’99, ku pash disa fëmijë kah po loznin me një top të shqyer dhe u afrova që të loja pakëz me ta për disa minuta, me ç'rast  njëri prej fëmijëve , i cili ishte rreth 10 vjeç, më pyeti:

-Xhaxhi, prej nga jeni?

I thash se jam nga Prishtina.

Fëmija m’ përgjigj: -Xhaxha, edhe unë jam nga Prishtina, nga Vranjevci.

Ai fëmijë, pastaj më pyeti:

-Xhaxha,

a do të kthehemi ndonjëherë edhe ne në shtëpi dhe kur?!...

U afrova afër tij dhe m’u mbushën sytë me lot,por edhe m'u ndërpre zëri. Pas pak, m’u lirua zëri, i fshiva lotët dhe i thashë fëmijës:

-Së shpejti do të kthehesh në shtëpi dhe do të shkosh në shkollë,

mu aty ku e ke lënë!...

Fëmija më tha: -Falemiderit, xhaxha, por ku do të shkoj, se kam dëgjuar që shtëpia m’u ka djegur?!...

I thashë se edhe shtëpia do të ndërtohet. Me rëndësi është që ti ke shpëtuar me familje.

U qetësua  pak dhe ia fshiva lotët dhe fytyrën. Ai me dëlirësi miturake më përqafoi dhe më tha:

-Mirë u pafshim në Kosovën e lirë!...

Ishte një tmerr i paparë, por edhe një shpresë e krenari pë një liri.

Të gjithë ata fëmijë u rikthyen në vendlindje e tani pas 20 vjetësh në liri,  Kosova po zbrazet  nga rinia, për shkak të  politikës dështuese të këtij shteti, themelet e të cilit u ngritën me gjak.

Hajrush Redenica, më 10. 04. 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT