E premte, 29.03.2024, 01:00 AM (GMT)

Kulturë

Klara Matja: Mimoza Dajçi - E bukura nen pranga

E diele, 14.04.2019, 04:10 PM


Promovohet libri "E bukura nen pranga"

Nga Klara Matja

Pak ditë më parë organizata e gruas shqiptare - amerikane "Shpresë & Paqe" mbajti një tubim për promovimin e librit "E bukura nën pranga", të  gazetares dhe publicistes Mimoza Dajçi. Në këtë event të pranishme ishin gra e vajza shqiptare ish të persekutuara politike të Shqipërisë, ku ngjarje dhe fragmente nga jeta e tyre plot vuajtje e halle në diktaturë paraqiten me kujdes nga autorja në këtë libër.

Interes u tregua edhe nga pjesëmarëset nga Kosova që banojnë në New York, të cilat edhe pse në jetën e tyre në Kosovë hoqën shumë peripeci e terror nga thundra barbare serbe, krimet e komunizmit i dënuan dhe i quajtën monstruoze dhe të papranueshme ku vëllai vrau, burgosi e internoi vëllanë, motrën, nipat e mbesat e tij.

Anëtaret e organizatës "Shresë & Paqe" forum i pavarur që meret me të drejtat e gruas dhe fëmijëve në New York, e më gjerë lexuan pjesë nga ky botim i ri në prozë dhe poezi. Pamë lot në sytë e tyre, çdo rresht në atë libër shprehte dhimbje, sakrificë e forcë për mbijetesë të femrës shqiptare si në Shqipëri nga diktatura komuniste ashtu edhe në Kosovë nga krimet e makinerisë serbe.

Mikja jonë e palodhur e njohur si aktiviste e të drejtave të njeriut qysh në Shqipëri pranë shtresës ish të persekutuar politike dekoruar me Çmimin Presidencial "Për Merita të Veçanta Civile", në këtë libër ka përmbledhur vetëm një pjesë të krijimtarisë së saj publicistike. Por që pa mëdyshje siç shprehet edhe redaktori i librit Hali Rama ky libër është befasi në botimet e fundit të letërsisë shqipe dhe ka tërhequr vëmendjen e lexuesve të shumtë.

Në këte takim pasi autorja falenderoi pjesëmarëset ndau edhe librin e saj të ri "E bukura nën pranga", libër që u mirëprit me kënaqësi.

New York, Prill 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora