Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: Etje e vetëdjegur

| E shtune, 13.04.2019, 06:44 AM |


Nexhat Halimi

Etje e vetëdjegur

Molla e kuqe në degë, në ëndërr

E njeriu me duart shtrirë nga qielli

Dhe etja aty nga vetëdigjet

Në fillin e dashurisë dhe urrejtjes

Në fillin e ndarjes dhe takimit

Në fillin e pemës dhe të plagës

Aty ku gjethi i yllit pikon në zemër

Në gurin me kokë zogu nga fluturon

Aty ku digjet kripa e shpërthen etja

E mbi ura e ditë e dallgë

I rikthehet kujtesa shkëmbit

Sa i afërt njeriu me rrënjën, zot

Shumë  më i afërt se ç`shkruhet