E premte, 23.08.2019, 07:56 AM (GMT+1)

Komente

Afrim Caka: Ikja dhe derdhja e energjisë sonë më vitale

E premte, 12.04.2019, 08:00 PM


IKJA DHE DERDHJA E ENERGJISË SONË MË VITALE, KY ËSHTË EROZIONI YNË MË I MADH HISTORIK KOMBËTAR

Nga Afrim Caka

Arratia nga vetvetja dhe kakarisja e politikanëve tanë!!! Dihet mirëfilli se në mesin e ca “politikanëveshqiptarë” ka ithatar për coptimin e e Dardanisë dhe shpërnguljen në masë, prej të cilëve më të njohur janë presidenti dhe Baton Haxhiu. Nëse nuk jemi për veten tonë, kush do të jetë për ne? Nëse s’jemi për veten tonë, çfarë jemi ne? Nëse jo tani - Kur?

Edhe ne nuk e kemi të lehtë? Përmasa e kësaj frike që duket se ka përfshirë individin e zakonshëm drenicakë, duket se e gjen shprehjen e saj kuptimplotë tek popullariteti i figures së presidentit e Veselit si të politikave të qajtoreve. Në to, e vetmja temë - në variantet nga më të ndryshmet - është gjithnjë kjo: diçka jo e vogël persekutohet dhe vihet në rrezik atdheu nga diçka që është jashtëzakonisht e fuqishme, e cila kërcnon të vrasë apo të gëlltisë të gjitha teritoret shqiptare.

Rikolonizimi i sotëm serb është vetëm njëra nga pasojat e rënda të politikës dhe gjendjes sonë politike e kukturore. Poitika nuk mund të mbetet pengë e politikave të drenicës dhe nuk mund të mbetet pengë i votova të odave të mahallës. Ky rikolinizim është i hapur dhe klasik: me tokë, shtëpi, punë etj. Është rikolinizim politikpeng, ekonomik e kulturor. Kjo është me një strategji e moçme kolonizatore serbe, e sprovuar shumë herë gjatë historisë pas luftws, që duhet të na habisë shumë në këto rrethana të krimit e të organizuar nga korrupsionistet për ta zbrazur më lehtë Dardaninë.

Përkundrazi, duhet të na habisë letargjija jonë në këtë udhëkryq historik: pritja e mrekullive nga banda e prontos, dilemat e gjata mbi këtë parti, mosmarraveshjet dhe mosveprimi historik. Pasivizimi i qëndreses sonë politike ia ka hapur udhët ekzodit masiv të rinjëve, rikolinizimi i Mitrovicës dhe përdhosjes së dinjitetit kombëtar. Tani ndodhemi ndërmjet dy proceseve të rrezikshme shkombëtarizuese: ikja jonë nga vetvetja dhe dyndja e kolonëve serbë në Dardani. Aty ku krijohet hapsirë e zbrazët, aty ndodh edhe kolonizimi i huaj - ashtu siç po deklarohet Presidenti e Batoni.

Pasoja më tragjike e krizës pas shpalljes së pavarësisë është kriza e sotme politike, korrupsioni, krimi politik shqiptare dhe kapja e shtetit nga hajdutet e prontos është ekzodi masiv nga të gjithë hapësira setnike shqiptare. Ky është erozioni ynë më i madh historik kombëtar. Derdhja e energjisë sonë më vitale, sidomos eksodi rinor e familjar, në këtë moment historik, është humbje e çështjes kombëtare.

Shkaqet e eksodit tashmë dihen. Ata janë kryesishtë të mbrendëshme e pak të jashtme. Krimi politik dhe korrupsioni dhe kapja e shtetit nga PDK-ja dhe deputetet e saj kanë shkaktuar valë të eksodit shqiptar. Ky fenomen është bërë masiv që pas luftës, kur shumica e shumica e të rinjëve janë të papunë dhe mungesa e përspektives së tyre. Shumë të rinj dhe familjar shqiptarë nga zori e halletë po kërkojnë shpëtim në vendet evropiane  dhe tej oqeanike. Vlerësohet se është duke zhvendosur mbi një e dyta e popullsisë shqiptare. Kjo është zhvendosja më tragjike dhe më e madhe në historinë shqiptare e pas luftës. Të gjithë votuesit gjakovar e drenicak etj., duhet t’i vënë gishtin kokën apo bythes për ti marrë erë vetes. Në procesin e ekzodit vepron dhe që ka të bëjnë me një njeri “të veçantë”, si qenie e pandërgjegjshme ndaj atdheut, që ndien, që provon e që mendon se duhet të coptohen territoret dardane. Që ka të bëjë me njeriun që niset nga deshira vetjake dhe jo nga dashuria ndaj atdheut...

Tani duhet të ballafaqohemi me këtë ëndërr të moçme të tij me pasojat tepër tragjike të kësaj dukurie të pamoralitetit njerëzor. Prandaj, shtrohen çështje edhe tepër dramatike: si të ndërpriten këto procese rrënuese të entitetit kombëtar??? Statusi ynë është i viktimës që kërkonë mëshirë nga të paudhët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe Nahit Hasani mjerishtë në parlamentë na shetë moral për ikjen të rinjtë!”. Ndihen  të pasigurt shqiptarët sepse kanë një president, që në vend që të merrw përgjegjësit, fillon të justifikohet me një sjellje që i dekurajon shqiptarët. Pa  e përmendur veten e parë dhe PDK-në? ECË E JETO NË KËTË LLUM...!!!  Mjerisht, viktima nuk mund ta ndryshoj poziten e vetë në këtë llum.

Improvizimet dhe verbalizmi politik, rrugor apo rrugaqërie nuk mund ta krijojnë sovranitetin kombëtar. Vullneti e idealiteti janë kategori morale e psikologjike, ndërsa realiteti është kategori historike. Natyrisht, askush nuk e konteston vullnetin tonë, por realietin ekzistues në skenën tonë politike. Realiteti ynë i sotëm nuk siguron zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Momenti ynë kombëtar kërkonë (ndalimin e prodhimit e asfalltit për rrugë e xhade – por për ndërtimin e fabrikave dhe për hapjen e vendeve të reja pune dhe për një cilësi më të mirë arsimit e shkence) ajo kërkon institucionalizimin kombëtar për përballimin e pasojave tragjike të eksodit dhe rikolinizimit serb, mbrojtjen e identitetit e etnitetit kombëtar, të institucioneve, të vlerave të pasurisë sonë dhe të drejtava tona kombëtare për një bashkim kombëtar. Fati i azilantëve shqiptar sot është fati i çështjes sonë kombëtare.

Fakti kishte, këto metoda për mpirjen e aftësisë për mendimin kritik janë më të rrezikshme për kombin tonë, sesa shumë sulme të hapura kundër saj, dhe më imorale - pikpamje të integritetit dhe shpërnguljes shqiptare - sesa bisedimet tinzare, sjelljet e tilla ne duhet t’i ndeshkojmë me forcë. Egoizmi nuk është i njëjtë vetem me ikjen nga vetvetja, por me të kundërten e saj. Tradhtia është një lloj lakmie. Si të gjitha tradhtitë, ajo përmbanë pangopësinë, si rrjedhojë e së cilës tradhtia nuk ngopët kurrë. Tradhtia dhe largimi i të rinjëve është një grop e pa fund, e cila shteron shqiptarin në një përpjekje të pafund për kënaqjen e presidentit që e ka ngritur ky veshgjatë! Këto sjellje politike kërkojnë një analizë të hollsishme, pasi ato ngrihen mbi koncepte që trajtojnë forca të pavetëdijshme dhe ndjekin rrugë që gjejnë shprehje përmes për mes racionalizimit dhe tipareve të karakterit, koncepte që për shumë lexues do të duken, në mos të huaj, të paktën të aftë për të kërkuar vëmendje ndaj atdheut...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT