E enjte, 28.03.2024, 08:30 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Lufta e njerëzisë me djallëzinë

E premte, 12.04.2019, 07:28 PM


Nue Oroshi në Orosh

Lufta e njerëzisë me djallëzinë

Nga Nue Oroshi

Dielli me ngrohtësinë e tij rrezaton dhe ngrohë shpirtërat dhe trupat e mërdhirë të cilët në ecje e sipër ballafaqohen, përplasën e luftojnë me ngricat,acarin dhe të ftohurin e madh  që herë-herë kërcasin edhe dhëmbët e ju dridhet lekura. Lufta e Diellit për të mos e harruar qiellin ballafaqohet shpeshherë me ringjalljen e jetës karshi shpirtrave të humbur që lëvizin në panteonin qiellor.Pa u ballafaquar me shpejtësinë e yjve polarë të cilët ndriçojnë shpirtrat e djegur që kaluan veshtirësinë dhe rrugën e tyre prej dritë jetës e deri tek dritë vdekja.

Përsiatjet e diellit pa u ballafaquar me tokën se dita-ditës është duke u larguar nga toka për shkak të sjelljës së tokës ndaj diellit janë duke vërshuar edhe lotët e qiellit.Lotët e qiellit nuk janë vetëm pikat e shiut apo fluskat e borës por është edhe gjëmimi i shpirtërave të pakënaqur me veprimin e njërëzisë së sotme.Po njerëzia pse u tret dhe ku ka mbetur?!Edhe ajo ballafaqohet me marrëzinë.Lufta në mes të njerëzisë dhe marrëzisë sot është duke u zhvilluar.Ecjakët e njerëzorës sot janë rralluar kurse ato të marrëzisë janë rritur. Pra, marrëzitë janë duke  u ujitur me ujin satanikë të mefistofilit i cili në panteonin e diellit është duke i luftuar planetët e qiellit.

Njerëzia dhe njerëzorja janë dy botëra dhe një kufi i madh që i ndanë në mes vete.E ky kufi e ka emrin djallëzi. Sikur mos të ishte djallëzorja njerëzorja do të arrinte shkëlqimin e merituar. Shkëlqimi i njerëzorës është duke u venitur dita-ditës.Këtë shkëlqim është duke e prishur dhe shkatërruar djallëzorja.Po rendi i ri botëror dhe koha e internetit është duke e bërë të vetën.Një pyetje që sot e mundon çdo shqiptarë është fakti se ku gjindemi ne shqiptarët sot?Sa jemi duke e respektuar orientimin e njerëzorës dhe sa jemi duke shkuar kah orientimi i djallëzorës?

Derisa jemi duke lozur me diellin pa e parë vajtimin e qiellit,që shpeshherë afër mbështjellësit të trurit të njeriut krijohet një lloj i dhjamit që mbulon shtresën e trurit. E ky mbulim shpeshherë është treguar i pamëshirshëm sepse është orientuarë kah djallëzorja.

Mungesa e njerëzorës sot është duke na kushtuar shumë.Edhe lotët e diellit edhe vajtimi i qiellit nuk munden të na ndihmojnë ne shqiptarëve nëse ne nuk kujdesemi për vetvetën.Kujdesi për vetvetën nuk e nënkupton atë egon personale që te krijojmë një rreth viciozë me një gëzhojë të metalët,ku nuk mund të depërtoj asnjë përson tjetër përveç rrethit të ngushtë dhe përfitusve plangprishës.

Por kujdesi për vetvehtën ka një diapazon më të gjerë të mendimit. Ai  është kujdesi për shtetin dhe kombin shqiptarë.E kujdesin për kombin dhe atdheun mund ta bëjnë vetëm idealistët.Të tjerët do t´i regjistroj historia si tregtar flamujsh.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora