E marte, 19.11.2019, 12:54 AM (GMT)

Komente

Nebi Dragoti: Politika zhurmon me thes bosh

E enjte, 11.04.2019, 06:55 PM


POLITIKA ZHURMON ME THES BOSH

NGA NEBI DRAGOTI

Gjithë tranzicioni shqiptar ka qënë stani i bërjes së zhurmës politike me thesin bosh. Ka qënë krekosje gjelash në të dyja krahët. Ky rezultat ka sjellë për pasojë krizë pas krize. Dhe nga kjo kurrë politika nuk mësoi. Mirë kjo, por…por ajo që ka dëmtuar këtë vend eshtë kriza ekonomike, që rëndon mbi popullin, ku fajtore, kryekëput, është politika. Burim i kësaj krize politikeështë mungesa e shtetit ligjor. Kjo mungesë është frut i hidhur i kësaj politikëbërje.,që ka sjellë mungesën e shtetit ligjor. Kjo mungesë ka mbarsur sistemin e drejtësisë me korrupsion, administratën dhe, mbi të gjitha, politikën që është edhe autore e krimit. Kjo ka favorizuar dhe grupet mafioze. Politika e opozitës e çdo krahu, kur është në pozicionin e opozitës, gjithëherë ka qënë në rrugë të gabuar, aspak e emancipuar dhe nuk e ka kuptuar, se qeverisja, pushteti vendoset me vote popullore, parim bazë kushtetues dhe demokratik. Po kështu qeveria, pushteti rrëzohet me votë edhe jo me protestë të dhunshme duke dëmtuar pronën e përbashkët. Pozita e sotme duket se po punon për të kryer detyrën, për t’i plotësuar premtimet e dhëna elektoratit. Bën gabim dhe pozita, ku merret me fjalën pa bereqet të opozitës.  Sa mirë do të ishte që të merrej me punë, me rezultate konkrete,të bënte veprime transparente. Kjo është mënyra më e mirë produktive për t’i mbyllur opozitës gojën plot thashetheme. Opozita nuk e di detyrën që ka: ajo duhet të kontrollojë, të vëzhgojë, të denoncojë para masave me argumente bindëse. Me argumente bindëse duhet të flasë, se çfarë mund të bëjë më mire po të qeveriste. Opozita nuk di të punojë përt’i shërbyer vendit, që ka shumë probleme në të gjitha drejtimet. Së pari ajo duhet të kuptojë, se pa funksionimin e  ligjit bëhet ecje rrumpallë, është ecje vetëm për interesa të ngushta partiake e sharlatanizma të pafund siç ka ndodhur e po ndodh. Kundra gjithë gabimeve të bëra e shkeljeve ligjore duhet të dirigjojë vetëm ligji shtetëror. Në emër të Republikës e Atdheut ligji duhet t’i kalojë si në vrimë të gjilpërës gjithë fajtorët e djeshëm dhe të sotëm duke i vënë në bankën e të akuzuarve. Politika e sotme nuk duhet lënë në udhëkryq që të vazhdojë të livadhisi për hesap të vet.Opozita e sotme zhurmon kot, sepse nuk ka as përgatitjen e duhur për të qeverisur, sepse nuk e ka krijuar besimin tek masat, sepse nuk ka as program konkret për ndryshim për të drejtuar më mirë, më me ndershmëri dhe transparencë, ku masat ta gjykojnë dhe ta mbështesin. Opozita është e njollosur, sepse edhe figurat që e drejtojnë janë të përlyera në korrupsion, në kriminalizim, sa edhe duke e krahasuar me pozitën e Rilindjes është shumë e më shumë e kredhur në faje e zullume se kjo qeverisje. Ky realitet politik nuk mohohet. Edhe opinionistët, analistët, gazetat e mediat vizive e fonike nuk janë të kulluara në misionin që kanë. Duket, lexohet qëndrimi i tyre gjithë bojra e fasada. Shkurt, edhe këta janë bërë fasadë e politikës fasadë dhe aq më keq, kur e bëjnë me dashje e djallëzi. Këta nuk kanë përgatitje që të ndihmojnë në ndryshimin e gjendjes ekonomiko-politike. Ka meftësi,  hutim, çoroditje, mosdije për t’i dhënë impulse të reja ndryshimi dhe zhvillimi gjëndjes. Për Shqipërinë duhet gjithpërfshirje revolucioni: reformim dhe rinovim në politikë. Këtë e kryen funksionimi i rreptë ligjor, pa kompromis me politikën dhe grupe kriminale, ku ligji të dirigjojë, të zbatohet e të respektohet, sepse ligji është shtylla e çeliktë, që mbanë në këmbë shtetin e vërtet demokratik.

Prill, 2019.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT