E premte, 29.03.2024, 12:27 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Koketa

E enjte, 11.04.2019, 06:17 PM


KOKETA

Nga Albert Z. ZHOLI

Sa  mbërrita    Pirea-Athinë , hyra në  një  dyqan  veshëmbathjesh. Në  një  dyqan të  madhe   plot  me njerëz, që blenin  c’u  duhej e  dilnin    kënaqur, me ato që  kishin  blerë. Edhe unë  kisha  vendosur    bleja  një  pardesy, “ të  mirë  e të  lirë “,sic preferojmë zakonisht  ne  shqiptarët. U ndala në të  djathtë, ku  ishin  vendosur pardesytë  dhe  aty  mbeta. Për  fat, isha  i  vetëm  me  hallin  tim, dhe pardesytë  i  shihja  me nge, sic  doja  unë  t’i  shihja. Aty  pranë  ndjeja lloje  parfumesh, që  kalonin dëgjoja  edhe  ndonjë mëmërimë  të pakuptimtë  por nuk  arrin  deri në  bezdisje. Kur, akoma  s’kisha  zgjedhur  modelin  dhe ngjyrën e  pardesysë, mu  afrua  një  vajzë  me tipare    theksuara    zeza . E gjithë  ishte  një  harmoni  bukurie.

-C’urdhëroni  zotni? Me  sa  mund  t’ju ndihmoj ? – më  pyeti  ajo  në gjuhën e  dyqanit.

-Një  pardesy – iu përgjigja, unë, duke  rregulluar  fjalët  në gjuhën    dëgjova. Ajo  më vërejti  me vëmendje, i  dha një   shprehje     përdredhur fytyrës  dhe  më pyeti përsëri: “Shqiptar  jeni”?!

-Po!- i thashë –po ju  nga  jeni?

-Edhe unë andej  jam- foli  ajo, më  tepër  me  përplasje  dhëmbësh  se  me përplasje  buzësh, sikur  donte    kafshonte  fjalën “ andej”.

-Këtu  punoni ?, - e pyeta  unë, në  gjuhën  time.

-E, dal nga  një herë  se  mërzitem. Burri  nuk  do    unë  të punoj, por... Ajo  fliste, duke i  shkundur  fjalët  nëpër  buzë, e  ato  binin  tek  këmbët  e  mia, e pastaj  mundoheshin të  ngriheshin, deri në  nivelin e  dëgjimit.

-Pse  aq  shumë  fiton  burri  juaj ? Me ç’punë  merret  ai    Greqi?

Ajo  lëvizi  supet, me  një  hedhje  gjoksi, sikur  diç  e  pickoi, harkoi  vetullat e  zeza, lëvizi  buzët     qeshje  ironie dhe  foli:

“Burri  im  është pronari i  këtijë   dyqani”. I dha  edhe  një  herë  gjoksit  përpara, sikur  donte    m’i hidhte  gjinjtë në  fytyrë, dhe  vazhdoi : “...kemi edhe  një  dyqan  tjetër...”. Mua  më doli  një  afsh  i nxehtë  nga  hundët  dhe  se  si  ma  dha mendja  e iu  futa  brenda  vetes:

- “ Keni  fëmijë”?.

-Uff, fëmijë?! C’më duhen  fëmijët?! Unë  dua    bëj  jetë,  nuk  dua    bëj  fëmijë. Ehe  Jani, qejfin tim  ka ...”

Pranë  nesh  afrohet  një  burrë  rreth  të pesëdhjetave, pa  qime  në kokë, i  shkurtër  e    tepër se  i  shëndoshë. Në  pamje    parë, m’u duk  si një  lëmsh   i  mishtë, me përmasat  e një  rrote  traktori, por  pastaj, ai    e kish  emrin  Jani, mori  formë  burri  e  iu  afrua    tepër  bukuroshes së  tij.

- Kukla mu-  e  përkëdheli  ai  shqiptaren  e  bukur  dhe e puthi    dy  faqet. Ajo  i  hodhi  duart  në qafën  e tultë, dhe  nisi ta  puthë  e ta lëpijë, në  buzë  e nën buzë, në  faqe  e mbi  faqe, me  një  rënkimë    pështirë. Edhe ai, shijonte rënkimën  e  saj, e  jargëzohej, nëpër  cepat  e buzëve.

Pasi   pushuan  së fërkuari, së  rënkuari  e pllaqurisuri  ajo  m’u  drejtua  mua:

-Jani  është   burri  im  i  dashur, dhe  fjalën  e burri   e zgjati  me  përkëdhelje  sa  mua  gati, më  erdhi  për të  vjellë. Pastaj  diç  i  tha  për mua, por  fjalët  e saj  mbetën  nën  këmbët  e mia  e  nuk  ngjiteshin  dot  deri  tek  dëgjimi. Pastaj hyri  mes  pardesyve, për të më  ofruar mua, më  të mirën, apo të  zgjedhurën  e saj, por  unë këmbët  i  kisha  çuar tek  dera,  por  vetëm  sytë  i  hodha   edhe një  herë  nga  përtej xhamit  me  një  ndjenjë të pakuptimtë  brenda   vetes. Sa  dola  nga  dyqani, në  mend  më hyri  Niçja : “ Lumturia  e  burrit  quhet “ unë  dua”. Lumturia  e gruas  quhet  “ ai  do”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora