Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: O Shqipni, mos rrezikzeza

| E merkure, 10.04.2019, 06:42 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

SILLET  VALLJA  RROTULLO…

O  SHQIPNI, MOJ  RREZIKZEZA!

???

E pasha, ndejun mbi thasë t’ florijve

Ndër valle jevgkash, n’ lodër dudumash,

Tallet i knaqun prej zanit t’ fqijve,

Si qen mbas trumash.

O pjellë e keqe! O dhun’, o kore!

Qe, shtojzavallet, pa e dijt’, po kcejnë

Me ty e zgërdhihen, e ‘j  kangë mortore

Nën za shpërthejnë.

Ora e shqyptarit t’ lëshoi, e fatosat

Qi n’ luftë, pa shkrepun, shkrine në marri,

Gjikim po lypin, e thekshem kosat,

Shpirtna me mni...

***

E prej gjith’ fushash bajnë valle t’ mnershme

Arët e livadhet qi ‘j ditë grabite:

Sot, vonë, ma t’ rrebshem per faje t’ hershme

Gjikimin prite.

Del, mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,

Zgaq i perbuzshem, Shqypnija t’ volli:

Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,

T’ pret Anadolli.

Shenim nga F.R.: Kjo poezi e Don Ndre MJEDJES, disa thonë asht shkrue në 1930 e sa..,  të tjerë thonë se tashti...Prandej, shkrimtarët e Veriut po “fshihen” nga letersia! E, kur Shtetin e drejtojnë “Pionjerët e Enverit” ata, po fshijnë HEROJTË NGA HISTORIA! Po

këta qeveritarë e “intelektual”, po zhdukin Shqipninë e Kastriotit nga Harta e Europës!

Melbourne, 10 Prill 2019.