Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur

| E merkure, 10.04.2019, 06:50 PM |


Rast: Ndryshimi i librave të historisë

Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët  tanë,  do  kishin histori  të zgjebosur

-Europa, ka penguar dhe pengon  bashkimin e trojeve etnike shqiptare,  për shkak se ato, e përfshin edhe teritorin e saj-

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Rasti  kërkon të dal nga rregullat e modestisë dhe të them se  historisë të vendeve në fjalë, u kam kushtuar fejtone të gjatë, të publikuar në shtypin e përditshëm, sidomos në ,,Flakën,, e ndonjëhershme, në të cilën kam punuar si gazetar, gjatë studimeve në Shkup, si dhe kam bashkëpunuar me të,  rregullisht, dekada të tëra, edhe pas mbarimit të studimeve, si profesor në vendlindjen e Alfabetit. Përfitoj rastin që t'i falenderohem ish redaksisë së ,,Flakës,, që më mundësoi sot të kem në dispozicion qindra artikuj të dalë në faqet e asaj gazete, falenderim ky që  vlen edhe për përgjegjësit e këtij portali ,,Zemrës Shqiptare,, pra, nga e cila, poashtu, posedoj rreth 50 tekste historike, biografike etj., të cilat u shërbyen atyre që  me rastin e 80-vjetorit të lindjes ime, njoftuan lexuesit me veprimtarinë ime të gjithanshme në të kaluarën.  Bëra këtë hyrje, për të treguar se, historinë e  4 vendeve, që kam vendosur në titull,  e kam elaboruar gjer e gjatë në të kaluarën, prandaj, kësaj rradhe,  po prezentoj vetëm thelbin e historisë të tyre, pa iu përmbajtur rregullave shkencore, gjegjësisht, pa cituar autorët, veprat e tyre etj., sepse, siç thashë, këtë, e kam bërë më parë. Po filloj me rradhë.

Greqia

Emri i saj, në piedestalin më të lartë të historisë botrore, ka hyrë përmes 12 perëndive dhe përmes herojvë të Luftës së Trojës, vepra këto të kryera nga  stërgjyshët tanë, gjë që dëshmohet, veç tjerash, edhe përmes emrave të tyre, siç është Afrodita, perëndesha më e shquar, me emër puro shqiptar: afron dita-agimi, e cila ,,akuzohet,, si shkaktare e Luftës së Trojës,  sepse ka organizuar takimin midis Parisit dhe Helenës, rrëmbimin e së cilës, e shfrytëzoi   kunati i saj, Agamemnoni, prijs ushtarak, për të sulmuar Trojën dhe për të grabitur pasuritë e pallogaritshme të saj, të bëra me djersën dhe  gjakun e dardanëve ilirë të Kosovës së sotme. Pra, shembulli me Afroditën, flet qartë për origjinën e perëndive dhe të herojve të Trojës, me të cilët, padrejtësisht, mburet Greqia, kurse historianët e Shqipërisë, me përjashtime fare të vogla, jo që kanë mbyllur gojën, por, çështë më absurde, ata që aktuelizojnë këtë histori, i quajnë folkloristë, gjë që do isha pajtuar plotësisht, nëse këtë epitet ia drejtojnë haptazi edhe historianëve grekë. Këta historianë të heshtur, veprojnë kështu për të mos i hedhur në zjarr librat e tyre, të shkruara në kohën e diktatorit, i cili, për të ruajtur rehatinë, nuk deshte të acaronte marrëdhëniet me Greqinë, kurse për të zënë vend librat e tij nëpër familjet shqiptare, ndaloi fenë, me çka u zhduk Bibla dhe Kurani, të cilat, Ahmet Zogu i mbante në dorë gjatë ceremonisë për  shpalljen e tij për mbret.  Por, t i kthehemi edhe një çikë Greqisë. Nga stërgjyshët tanë,  ka fituar emrin e shtetit, si dhe të kryeqytetit, kurse pa shqiptarët, kurrë nuk do ishte çliruar nga zgjedha e rëndë osmane. Thuhet që, pa nxitjen e Ali pashë Tepelenës, ,,kryengritja greke, edhe sikur të fillonte, do shuhej që në djep,,.Nuk ishte gjë e rastit që Greqia njihej si Shqipëri e Re, por Europa, i caktoi emër tjetër, për shkaqe, të cilat,  kuptohen, edhe nga nënteksti i këti shkrimi. Dhe, meqenëse përmendëm emrin e këti kontinenti, të vazhdojmë me të.

Europa

Nga stërgjyshët tanë ka fituar emrin, alfabetin, krishterizmin etj. pa të cilat, nuk mund të ketë as shtet, as popull. Emri i parë i Francës-Galia, është emër i një ilires tonë, Britania, poashtu, kryeqyteti i Francës ka emër shqip, mbreti i famshëm Napoleoni ka origjinë shqiptare, Elizabeta e shquar e Anglisë, gjithashtu. Tërë mbretërit e Europës, sipas një autorit maqedonas, kishin origjinën e Justinijanit, e ky ishte ilir. Mos harrojmë se  pa Skenderbenë, Europa do okupohej nga osmanët dhe sot do ishte si mos më keq, gjë që vlen edhe për Rumaninë, të cilën e afirmuan 16 princët e familjes Gjika, sidomos Elena, femra më e emancipuar në Europë, kurse Rumania, harroi këtë dhe po hedh dëngla,  duke mos e pranuar pavarësinë e Kosovës.  Këto dhe plot të tjera që anashkalova, politikanët e Europës, i kanë ditur, prandaj, siç thashë,  kanë penguar bashkimin e trojeve shqiptare, kurse shtetin e jugut, nga Shqipëri e quajtën Greqi, nga frika pra, po e përsëris, shqiptarët e bashkuar  aktuelizojnë historinë e vjetër dhe rrezikojnë kontinentin në fjalë, gjë që, sot është më tepër se nonsens dhe  utopi në këto kushte kur po shkohet në realizimin e të ashtuquajturës Europë pa kufi.

Italia

Emrin e saj, si shtet  dhe të kryeqytetit, i ka fituar nga stërgjyshët tanë-Itali dhe Romuli. Rreth 24 perandorë të saj,  të cilët, emrin Itali, e kanë afirmuar në tërë botën, kanë origjinë ilire, të paktën 7 papë, origjinë shqiptare, gjë që vlen edhe për ,,Babanë,, e Italisë-Gariballdin, i cili, i vetëdishëm që pa ndihmën e shqiptarëve, Italia nuk do çlirojhej dot kurrë nga okupatorët e huaj, në një rast, pat thënë,, Pjesa që më ka mbetur nga jeta, do t ua kushtoj shqiptarëve,,. Mos harrojmë se shqiptarët  kanë shpëtuar jetën e 20.000 italianëve, të cilët ndodheshin në Shqipëri dhe Hitleri kishte vendosur t'i pushkatojë, si hakmarrje  për kapitullimin e Italisë, në vjeshtën e v.1943.

Turqia

Pa vezirët dhe arkitektët e saj me origjinë shqiptare, si dhe pa Sami Frashërin, ky shtet sot do ishte shumë prapa botës, kurse pa Qemal Ataturkun, të paktën ,,gjysmë shqiptar,, Turqia do ta pësonte fatin e disa kolonive të Lindjes, që nuk iu dëgjihet më emri, pra, nga ky shtet,  mund të mos kishte mbetur  sot, as nam as nishan. Dy emrat e Stambollit janë të lidhur ngushtë me Konstantinin e Madh, me origjinë ilire. Fjala është për Bizantin term ky që ka të bëjë me fjalën shqipe buzë, sepse Stambolli i parë kishte formë të tillë, si dhe Konstantinopol, për shkak të  emrit të lartpërmendurit.

Maqedonia

Vetë emri i këti shteti dhe popullit të saj,  ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe, gjë që vlen edhe për  dy fushat më të mëdha në Maqedoni-Pollogu dhe  Pellagonia, nga fjala shqipe pellg,  si dhe tre lumejtë më të njohur- Vardari, Dragori dhe Drini. Përndryshe,termi Maqedoni është emër gjeografik, por edhe si mbiemër i Lekës të Madh. Ky  emër mbeti gjallë duke falenderuar Skenderbeut cili me betejat e tij të lavdishme, e ringjalli përsëri, sepse pas vdekjes së emnakut të tij të posa theksuar, Maqedonia e vjetër filloi disa emra të tjera, nvarësisht nga okupatorët, kështu që, emri në fjalë, filloi të harrohet dhe të fshihet nga kartat e gjeografisë, duke mbetur vetëm emri origjinal Ematia (Emadhia).

Këtë shtet, përveç heroit tonë kombëtar,  mësëtepërmi e  kanë afirmuar Justinijani i Parë, nga Shkupi, me origjinë ilire, emrin e të cilit e mban Fakulteti juridik i Shkupit, duke u mburur me të, por pa thënë asnjë fjalë për origjinën e tij, gjë që vlen edhe për Pitu Gurin, shkakëtarin e ,,Betejës legjendare,, e cila e la gjallë Republikën e Krushevës, gjë që vlen edhe për topet legjendare prej qershie-vepër e dy vëllezërve shqiptarë, pronarë të fabrikës së parë për armë në Maqedoni, histori kjo të cilën në mënyrë të shkëlqyer e ka sqaruar poeti dhe këngëtari i shquar nga Gjillani, zotri Demir Krasniqi, të cilit, botërisht i falenderrohem për këtë dhe  përkushtimin e tij ndaj vendlindjes së Alfabetit si asnjë poet tjetër shqiptar. Por, t i kthehemi Maqedonisë. Këtë shtet, e ka afirmuar tepër edhe Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si ,,Nënë,, e tërë  botës, nobeliste e  vetme nga ky shtet, gjë që vlen edhe për nobelistin tjetër po ashtu i vetmi nga Maqedonia- Ferid Murati, por që, për çudi, emri i këtij të dytit, pothuajse nuk përmendet fare, kurse  të parës i mohohet origjina e saj, duke e quajtur vllehe, kurse kompetentëve  tanë, kjo nuk u bën fare përshtypje, ashtu siç nuk u bën përshtypje edhe historia e posatheksuar nga ana ime me këtë paraqitje.

Në vend të përfundimit

Fjalitë e fundit, lidhur me neglizhencën,  më inspiruan të them  se me tëra këto që  përshkruava më sipër, lidhur pra   me perënditë dhe herojt e Trojës, me të cilat, padrejtësisht krenohen grekët, me  të cilët, me  përjashtime fare të vogla, pajtohen edhe historianët e Shqipërisë, jo se nuk e njohin historinë, por, për të mos i djegur librat e tyre, të shkruara në kohën e diktatorit, i cili, për të ruajtur rehatinë, nuk deshte të prishet me Greqinë dhe me shtetet që e përmbanin atë, të cilët  falsifikuan historinë e vjetër, në  dobi të saj, siç është edhe origjina  ilire e  njeriut më të njohur në botë-Lekës së Madh, emrin e të cilit, jo rastësisht, e mban paraja e Shqipërisë si dhe djali i mbetit tonë-Leka i Parë. Fakti që  Greqia kurrë nuk ka reaguar, tregon se historianët e saj janë të vetëdishëm që Leka i Madh ka origjinë ilire, por për të përfituar grekët kundër Persisë, u deklarua për helen, ose grek dhe si i tillë, me të drejtë,  njihet në tërë botën.Mirëpo, një është të deklarohesh, tjetër është çfarë origjinë ke. Raste të tillë kemi plot në Maqedoni.