E premte, 29.03.2024, 07:13 AM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Përzgjedhja pa konkurs dhe e gabuar e Alban Mujës

E marte, 09.04.2019, 06:00 PM


Përzgjedhja pa konkurs dhe e gabuar e Alban Mujës për Bienalen e Venedikut?

Shkruan Ilir Muharremi, kritik i artit

Në vitin 2017 artisti Sislej Xhafa u prezantua në Bienalen e Venecias me një ekspozitë të fuqishme që ngërthente fuqinë, shkatërrimin dhe vuajtjen që e ka kaluar kosova gjatë luftës së fundit. A u dallua Xhafa? Natyrisht dhe gjithmonë është provokativ dhe ngritë problemet politike dhe historike të një vendi. “Lost and Found” titullohej vepra e tij që trajtonte luftën dhe dhunën dhe njerëzit e zhdukur në luftën e fundit të cilët edhe sot mungojnë. Këtë dhimbje e vuan gjithë kosova dhe  Xhafa e nënvizoj përmes zërit të tij protestues me kërkim të drejtësisë duke e treguar se artit i takon ta trajtojë këtë temë. Ai kërkon paqen këtu sepse donë ta zgjidh problemin ( në kërkim të zbardhjes për njerëzit e zhdukur) ende e dëgoj atë zërin e Xhafës “Ndaluni!” Vuajtja e këtyre njerëzve duhet të pushojë. Ujrat e epifanisë dhe pagëzimit duhet t’i japin shqiptarëve të stërmunduar paqen, gëzimin dhe lumturinë e munguar.

Dhuna dhe lufta është ajo që i zhduk njerëzit. Sot kemi shumë familje të zhdukur që ende nuk dihet asgjë për ta. Arti nuk po depërton në veshët e shurdhër të politikës ose politika nuk ka vesh për artin. Ose politika ka strategji dhe nuk e dëgjon zërin këmbues të së vërtetës për artin. Kjo luginë e vdekjes, ky ballkan me erë baruti dhe mallkim i shekujve ende jeton me mungesë paqeje.

Kjo vepër e Xhafës ishte e hapur ndaj shumë pyetjve por rezultati ishte i qartë “në kërkim të drejtësisë”. Ja ky ishte instalacioni siç shihej dhe siç e rëfente vet Xhafa: “Instalacioni është krijuar me një strukturë kaci dhe është pikërisht një sportel “Lost and Found”, ose më saktë ‘Objekteve të humbura’. Por nuk ka asnjë brenda, dhe do të jetë gjithmonë bosh. Zakonisht në aeroporte apo në stacione gjenden këto vende ku shkojmë nëse humbasim një xhaket, për shembull, dhe kam dashur të nënvizoj se nuk duhet të jetë ende kaq e dhimbshme, por e pranishme në një mënyrë disi “indirekte”, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të vazhdosh të bashkëveprosh, të kërkosh gjithmonë drejtësi, dhe të vazhdosh të kërkosh këta njerëz që janë zhdukur”.

Njerëzit hynin në hapësirë shihnin të shkruaren “Lost and Found”, gjendet një telefon, presin zilen dhe zilja nuk bjen kurrë. Nuk ka linjë aktive të telefonit. Kishte edhe lista me emra të njerëzve të zhdukur. Kuratore e punës së Xhafës ishte drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës Arta Agani. Ekspozita veçohej me kërkim të një rezultati real dhe vendosje të një drejtësie sepse arti shpesh herë është ndërmjetësues.

Ndërsa, këtë vit në Bienalen e Venecias prezantohet artisti Alban Muja, komisionere e përzgjedhjes së artistit është drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës Arta Agani. Poashtu edhe Muja prezantohet në emër të shtetit tonë. Përzgjedhja u bë si me Sislejin pa komision të brendshëm me përzgjedhje propozuese nga vet mendja e drejtoreshës. Ministri i kulturës Kujtim Gashi e ka aprovuar propozimin e drejtoreshës. A duhet të ekzstojë një komision i cili bën përzgjedhjen e artisëve dhe vlerëson punën e tyre? Agani nuk ka gabuar me Sislejin sepse Sisli është i dëshmuar.  A ka artist të fortë të cilët nuk kanë mundësi të tregohen si Xhafa dhe shumë të tjerë që mund ta kenë vendin në Bienale? Mendoj që ka dhe duhet t’i kërkojmë. Nganjherë më e madhe është reklama për artistin se sa fuqia e punës së tij.

Nuk bën të paragjykojmë për punën e Mujës ose për projektin e tij multimedial të quajtur “Albumi Familjar”. Flet për të kaluarën tonë tragjike, tmerret e luftës. Njëherë u prezantua si punë personale e tij e më pastaj kërkohet që populli të bëhet pjesë e projektit duke dërguar fotografi të bëra gjatë periudhës së luftës ose të viteve 1998/1999.  Si temë është shumë e trajtuar dhe si rezultat ka prezantimin e tragjedisë sonë gjë të cilën bota tashmë e sa vite e di. E di edhe Serbia por nuk e pranon dhe kujt i kërcet a e pranon serbia vuajtjen e populli tonë. Kjo tashmë është si temë e zgjidhur e konkretizuar. Ndërsa, ajo e Sislejt është shumë e fuqishme dhe problem aktual ende i pranishëm dhe i pazgjidhur. Artisti duhet të jetë i kohës dhe i së ardhmes. Të jetë paqësor rregullues i problemeve shoqërore Ballkanike jo të nxitjes së urrejtjes, ose duhet të jetë tregimtar dokumentar i realitetit historik. Ta shpikim një artist të pastër artist shumë të ri i cili vepron për të ardhmen sepse në Bienale ka punë aq ekstreme estetike sa që e tejkalojnë globalizmin, të bukurën dhe të vërtetën. Përse ne të mos bëhemi pjesë e kësaj dhe gjithmonë të vuajmë, të vuajmë. Artisti i sotëm duhet të mendoj për tri deri në katër gjenerata të ardhshme. Diku shkruan se ky projekt kushton 300 mijë euro.

Ende, e them se nuk mund ta gjykojmë punën sepse ende nuk është prezantuar, por mund të konkludojmë për temën. Si do që të jetë artistit edhe ekipit i dëshirojmë sukses në prezantim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora