E marte, 19.03.2024, 05:47 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Qosja, ky njeri!

E marte, 09.04.2019, 06:48 PM


Qosja, ky njeri!

Nga Fahri Xharra

“Kështu, për shembull; grave, në shumë raste, me dhunë u është hequr ferexheja- shkruan Qosja në librine tij “Realiteti i shpërfillur”.  Një vështrim “ kritik “ ndaj Kadaresë

A është kjo dhëmbje për një të kaluar otomane të kombit tonë ,që është një rrenë e Akademiku po dimë, por është edhe “legalizim” i çarçafit në tokat shqiptare.

E “ harron” Rexhepi,  se sa mund është bër për të bindur popullin që të largohen nga kjo apmje aziatike që nga pas  lufta e dytë botërore .

Vetëm t`ia rikujtojmë akademikut “ Heqja e Ferexhesë dhe Emancipimi i Femres Shqiptare te Kosoves. Mbledhja e Komitetit të Shqiptarëve të Kosovës për heqje te ferexhesë, viti 1945”

Kadare ka shkruar sipas Qosjes “ popullsia më e padëshiruar e kësaj bote nuk ishin shqiptarët, po vetëm shqiptarët që ngjanin “më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë”! Kurse,  Qosja i del “dragamon “ me këto fjalë :” Ja edhe një shpërthim racist i shkrimtarit tonë ( Ismail Kadare fxh ) – edhe një qërim hesapesh me turqit dhe me arabët!

Baci Rexhep me qëllim e ka harruar Esat Mekulin që shkruante :” Po, s’jemi turq, nuk jemi! Jo kurr’! Ta dinë të tanë: Shqiptarë dhe t ’parët i kemi.”

ELHAMDULILA” :

“Turku me shpatë ka pre- Evropa dridhet, ushton..Në Kosovë luftuem dhe ne Liri, kush s’të don?! Me shpatë, me zjarm sundoi- Me shekuj liri s’kemi pa. Tirani mbi ne gërmoi: Ja turku, elhamdulila! “

Dorën në zemër ,në konteks me kohen , viti 1954 , kjo poezi e Esad Mekulit ka qenë një mrekulli e guximit qytetar dhe intelektual “ Fenë me kombësi e njisoi, Muslim e turk- s’ka da. Deshti edhe emnin t’na harroi:- Je turk, elhamdulila! Dhe gjuhën tonë e ndaloi,Kush turqisht s’flet fe s’ka. Ashtu, thane, Zoti urdhënoi:- Je turk, elhamdulila!”

Edhe në kohërat e vështira, shqiptarët  ( në ish Jugosllavi ) kishin burra të mëdhenj.

Pra, nuk është Kadareja i pari që e kritikonte “ turqizimin” e shqiptarëve, por kjo ishte një luftë mbarë shqiptare që nga 1945-ta.

Të thirresh në Esad Mekuli është nder:  “Esad Mekuli qante se e dinte pse : “ Qemë- turq, dreqen me bishta, qemë-raje qe t ’hiqet ne vargoj te mjerimit te perbuzur-shiftarë**!” Ai e ndjente një ngazëllim , dhe e dinte që do të vjen një kohë edhe më e mirë për shqiptarin. Pavarësia as që i kishte shkuar ndër mend pas tradhtisë serbo- jugosllave pas Luftës së dytë Botërore .”

Ja se si qanë Qosja me plotë  përmallim : “Nuk ka dyshim se si në Jugosllavinë mbretërore ashtu edhe në Jugosllavinë komuniste janë bërë përpjekje të ndryshme për shkombëzimin e shqiptarëve. Përpjekje për shkombëzimin e tyre, gjithsesi shumë djallëzore, ishte regjistrimi pa i pyetur, i një numri shqiptarësh si myslimanë apo si turq! Por, as në Jugosllavinë mbretërore, as në Jugosllavinë komuniste shqiptarët as nuk janë kandisur as nuk janë detyruar që të orientalizojnë muzikën e tyre, veshjen e tyre, pamjen e tyre vetëm e vetëm që të ngjajnë sa më pak evropianë e sa më shumë aziatikë, domethënë turq dhe afrikano-veriorë, domethënë arabë. Jo.”   Ore akademik , je në veti ?

Ja një e vërtetë që e thotë Qosja : “Në Serbi dhe, në përgjithësi, në Jugosllavi nuk përbuzeshin siç i përbuz Ismail Kadare as veshja, as muzika turke apo arabe. Si muzika e veshja ashtu edhe veçori të tjera orientale të kulturës serbe shiheshin si një mbetje historike, që do të duhej të ruhej në muze, në teatër apo në festivale të këngës popullore.”, por nuk e spjegon se ku ishte qëllimi.

Mehmed Kraja, akademik shkruan : “Qosja në këtë polemikë shfaqet si kosovar, i cili, në substratin e tij kulturor, ndër të tjera, ndjen edhe një shtresim historik oriental”

Ndërsa Kadareja, duke qenë shqiptar i një Shqipërie më oksidentale, me një shtetësi njëqindvjeçare, sikur e ka të vështirë t ’i akceptojë pikëpamjet e këtilla të një kosovari, i cili ende luhatet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet trashëgimisë së tij të rëndë (më të rëndë se ajo e Shqipërisë) dhe të ardhmes së panjohur.”

Naser Aliu  ne shkrimin e tij “Pse jemi oriental? “

“ Oriental jemi sipas akademik R. Qosjes, sepse ne kemi kuzhinë orientale, varrosemi orientalisht, martohemi orientalisht. A është kjo e vërtetë ? Dasmat shqiptare bëhen tani nëpër restorante dhe përzihen gra dhe burra. Kuzhina jonë është aq orientale sa është ajo : greke, serbe, maqedone, bullgare e boshnjake. Edhe muzika ballkanike është orientale! Por Ballkani nuk e quan veten oriental.

Çka domethënë kjo? Nëse unë ha hamburger amerikan, dëgjoj muzikë amerikane dhe varrosem në mënyrë amerikane, a domethënë kjo se unë mund të konsiderohem evroamerikan? Nëse mendojmë si na sugjerohet, atëherë po!

Akademik R.Qosja pa dashje po punon në një identitet të ri kosovar. Kosovar mysliman! Tundimi është i tij. Pse jemi oriental? Oriental jemi sipas akademik R. Qosjes, sepse ne kemi kuzhinë orientale, varrosemi orientalisht, martohemi orientalisht. A është kjo e vërtetë ? Dasmat shqiptare bëhen tani nëpër restorante dhe përzihen gra dhe burra. Kuzhina jonë është aq orientale sa është ajo : greke, serbe, maqedone, bullgare e boshnjake. Edhe muzika ballkanike është orientale! Por Ballkani nuk e quan veten oriental.

Çka domethënë kjo? Nëse unë ha hamburger amerikan, dëgjoj muzikë amerikane dhe varrosem në mënyrë amerikane, a domethënë kjo se unë mund të konsiderohem evroamerikan? Nëse mendojmë si na sugjerohet, atëherë po!

Akademik R.Qosja pa dashje po punon në një identitet të ri kosovar. Kosovar mysliman! Tundimi është i tij.”

Lexojeni:

- https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2011/11/patologjia-e-polemikes.html?

-http://agim.albanianforum.net/t30735-fahri-xharraesad-mekuli

-https://www.mekulipress.com/ide-raciste-pjese-nga-libri-realiteti-i-shperfillur-nga-rexhep-qosja/

-http://www.zemrashqiptare.net/news/43714/fahri-xharra-rexhep-qosja-ky-nihilist.html?skeyword=a

http://iliriatv.com/rexhep-qosja-hiqe-masken-dhe-thuaje-troc-shkrim-nga-fahri-xharra/



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora