| E diele, 07.04.2019, 10:57 AM |
Zjarret e maleve ne Lugine te Presheves
Satirike
Ç’U KALL MALI..!
Nga Lugina e deri n’ kufi,
U dogj pylli shkrumb e hi !
Thotë njeriu me shqetësim,
Ky s’na qenka korrigjim ?!
As nga minat me rrezik,
As nga zjarret me taktikë!
Çfarë bashkimi o shqiptarë,
Me t’shku’ pylli me hektarë !
Ta kthesh malin në lëndinë,
Mos t’bashkohesh me Luginë !
Pse atëherë të digjet mali ?
T’shkoj për lesh dhe ideali !
Nga urtia një gjë dihet:
-Shpija digjet, plaka krihet!
Sevdail Hyseni