E marte, 23.04.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: O emër me vlerë

E diele, 07.04.2019, 11:22 AM


Zymer Mehani

O EMËR ME VLERË

(Luftëtares së lirisë, Fitnete Ramosaj, me rastin e shkuarjes në amshim)

Atdhetare, o emër me vlerë

Ti do të jesh kujtimi, që s’tretet asnjëherë

Ditët do të ikin e malli për ty s’do të zbehet dot

Shumë zemra për ty sot po qajnë me lot

Në këtë ditë behari na ike, s’na the lamtumirë

Sepse kështu deshi Zoti Ynë i Madh

Me lot po qan dhe qielli e dot s’ka të ndalë

TË NDRITTË PËRHERË SHPIRTI SI NJË LAMBADAR !

ATA IKËN

Të turpëruar

Ikën purtekave të zeza

Porsi bisha të egra

Nëpër errësirë ikën si nepërka

Nëpër driza e ferra si hijena t’mjera

Dhe me anth trishtimi

Shkuan, u larguan

Nga grushti çlirimtar

Me turp u dëbuan

E ne këtu jemi

Dhe këtu do të jetojmë

Por, të dremitemi s’guxojmë

NXËNËSI PROBLEMATIK

A-së i thotë ZH,

B-së i thotë XH,

Veshit i thotë hundë,

Gojës i thotë sy!

Gomës i thotë laps,

Lapsit i thotë gomë,

Dhomës i thotë shtallë,

Shtallës i thotë dhomë!

Motrës i thotë tete,

Vëllait i thotë shok,

Ai mendon me këmbë

Dhe ecën me kokë!

Çantës i thotë xhep,

Xhepit i thotë çantë,

Nuk është si të tjerët,

Është nxën's i veçantë!

I çuditshëm është,

Tepër i lazdruar,

S'i lë bashkë dy gurë,

I paedukuar.

Shokët i trazon

S'e dëgjon mësuesin,

Me gurë e me rrasa

Gjuan autobusin!

-Mirëdita,- s'thotë kurrë,

Gënjeshtrën ka mik,

N'mësim s'është i rregullt

E prej orëve ik!

Të shkruajë hiç s'di,

S'di as të lexojë,

Si çakallë mulliri

Kurrë s'pushon me gojë!

Prindërit s'i dëgjon,

As mësuesin e vet,

Është shkatërraq, i gjori,

Dallohet n'qytet!

Kurrë s'rri në një vend,

E takon çdokund,

Bredh e sorollatet,

Hundën fut gjithkund!

Faje ai bën shumë,

Si di e si mund,

Gju'n gurin, fsheh dorën

N'qytet e n'katund!

Pa ndalë bën probleme,

Sherre kur pa nda,

Me keqardhje them:

Mjerë shpia që e ka!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora