E premte, 29.03.2024, 07:33 AM (GMT)

Mendime

Thanas Gjika: Jeni larg nga katarsa

E diele, 07.04.2019, 12:57 PM


JENI LARG NGA KATARSA

(Përgjigje z-injve S. Braho e E. Caja ndaj sulmeve kundër personaliteteve V. Zhiti e A. Tufa)

Nga Thanas L. Gjika

Pas gati 30 vjet nga dështimi i sistemit të diktaturës së proletariatit vijojmë të vijmë vërdallë si miza pa kokë dhe nuk po mundim ta gjykojmë si duhet atë sistem të gabuar. Ka ende njerëz, madje shumë edhe nga ata që jetojnë në emigracion në botën e lirë prej shumë vitesh, që vijojnë të justifikojnë shërbimin që i bënë atij regjimi ata vetë ose prindërit e tyre. E quajnë gjë normale heshtjen që mbajtën ndaj së keqes që u bëhej njerëzve, dhe nuk e denoncojnë të keqen që panë me sytë e tyre...

Për të ecur drejt shpëlarjes dhe çlirimit nga mendesia komuniste duhet që secili të reflektojë dhe të kuptojë se cilit proces i ka shërbyer: thellimit të luftës së klasave dhe izolimit të Shqipërisë, apo i ka ndënjur larg këtyre dy kërkesave themelore të partisë shtet. Një analizë e sinqertë e bëmave tona, ose të prindërve tanë të asaj kohe do të na ndihmojë të ecim përpara si shoqëri dhe ta dënojmë veten për gabimet e krimet që bëmë me dashje ose pa dashje, të shtyrë nga frika, nga dëshira për karierë, etj.

Shkrimtari i talentuar Visar Zhiti, i cili për disa poezi jo konformiste u dënua dhe kaloi 10 vjet në burgjet Spaç e Qafë Bar, ka përshkruar përveç punës së mundimshme dhe sjelljes së ashpër të rojeve e policëve edhe gjendjen e rrethimit fizik dhe shpirtëtor të të burgosurve me këto rreshta:

Rrethorja e parë e dukshme, e madhe e atij lumi-ferr, dallgët e tij të ngrira janë telat e lartë me gjemba...

Rrethorja e dytë... është e gjallë... Janë ushtarët e armatosur nëpër ato kullat e drunjta me automatikët në krahë, gati për zjarr.

Stiksi prej ujrash të tij ose antikënga e tretë. Lumi malor që rrjedh poshtë dhe përrenjtë e çartallosur që dalin nga galeritë.

Malet. Ç' pengesë rraskapitëse. Të ndjekin hap pas hapi policët dhe qentë.

Populli. Po, po, populli im është rrethim edhe ky, rrethim gjallesash. Të ndalon populli, s'të lë, të kap... ah! S' bën dot populli pa perënditë dhe sa më të rreme qofshin, aq më shumë u bindet...

Rrethimi i gjashtë, ose rrethi i gjashtë, a kreu i gjashtë i poemës. i vdekur si rrethimi i parë me tel me gjëmba. Rreth i madh sa gjithë vendi... një vijë gjaku. Kufiri i Republikës.

Rrethimi i shtatë është prej letre, mallkim... janë marrëveshjet shtetërore me vendet fqinjë. Ti arratisesh, ata të kthejnë.

Rrethi tjetër e tejkalon të parin, telin me gjëmba, është puna raskapitëse në galeri dhe uria nga ushqimi minimal. S' ke fuqi për asgjë.

Rrethimi i pashikueshëm. Frika. Eshtë rrethim abstrakt, i asgjëkundshëm dhe i kudondodhur. Eshtë frika, për të cilën investohet aqe shumë, madje dhe importohet. Frikë nga e panjohura, nga e shkuara, nga e ardhmja, nga e tashmja, nga tjetri, nga puna, sa e rëndë, nga libri i ndaluar, nga burgu, nga arratia dhe së fundi frikë nga vetja, nga mendimet e tua... E mbajmë vetë ne burgun tonë, duke u nënshtruar, duke i bërë keq njëri tjetrit. Frika i mban banditët shtetërorë, i bashkon dhe i bën të fortë, vigjilentë.

Lumi i frikës vjen rrotull nesh nëntë herë, gjithë jetën. Ai është gjithërrethuesi.

Më i fortë se diktatura është miti i saj.

Këto rreshta tingëllojnë si vargje poetike, ku tipizohet në gjerësi e thellësi jeta shqiptare nën diktaturën komuniste për të burgosurit me nëntë rrathë të ferrit shqiptar, por dhe për vetë popullin, i cili jetonte gjithashtu i rrethuar prej disa rrathësh të të njëjtit ferr...

Pikërisht ngritjen në art të gjendjes së të burgosurve dhe të mbarë popullit shqiptar nën diktaurën komuniste nuk ua falin shumica e ish-shërbëtorëve të atij sistemi, të cilët herë pas here e sulmojnë Visar Zhitin në vend që ta përgëzojnë e t'i kërkojnë të falur atij dhe gjithë të dënuarve të ndërgjegjes që vuajtën burgjet e rënda të atij sistemi.

Edhe personalitetin tjetër, shkrimtarin dhe analistin e talentuar, z. Agron Tufa, i cili po bën një punë shumë të madhe e të dobishme për njohjen e së vërtetës së asaj kohe, e sulmojnë ish-shërbëtorët e atij regjimi të gabuar, si ish-prokurori Spartak Braho, etj.

Zotërinjve Spartak Braho dhe Edmond Caja, dua t'ju them se shoqëria jonë nuk mund të ecë përpara po të mos kryejë dënimin e krimeve të komunizmit. Dhe krim i kohës së diktaturës komuniste kanë qenë të gjitha punët që ndihmonin partinë shtet per ta shtrënguar lakun e rrethimit, për ta forcuar luftën e klasave, për ta varfëruar popullin duke shpallur kulak fshatarin më punëtor, ose duke ia hequr fshatarit lopën, derrin, pulën nga shtëpia, si urdhëronte partia shtet...

Edhe nëse ish-shërbëtorë të atij regjimi si ish-prokurori S. Braho e ish-polici e ish-drejtori i burgut të Qafë Barit E. Caja nuk duan të evoluojnë dhe të dënojnë bëmat e tyre të asaj kohe, do të vijë dita kur gjyqtarë të kualifikuar si dhe bijtë e nipërit e tyre të kthjelluar do të dijnë t'i dënojnë jo vetëm për pjesëmarrje në krimet dhe për justifikimet që u bëjnë atyre krimeve, por edhe për mosdënimin e krimeve dhe terrorit që panë me sytë e tyre gjatë shërbimit të devotshëm ndaj diktaturës. Këtë besim e kemi krijuar nga shkrimet e analistëve Astrit Lulushi e Spartak ngjela, si dhe nga një shkrim i Prof. Sami Repishtit, ku shkruan për gjyqin që iu bë nazistit 93-vjeçar Oskar Gruening, i cili kishte punuar si llogaritar në kampin e Aushvicit (Auschwitz) më 1944. Ky nazist plak u dënua si pjesëmarrës në vrasje, sepse gjatë jetës së tij nga viti 1944 deri në ditën e gjyqit, nuk shprehu kurrë pendesë dhe dënim të krimit, por e justifikoi me fjalët ashtu ishte jeta në kampet e Nazizmit. Pra u dënua për mosdëshmimin e terrorit që pa me sytë e tij edhe pse nuk kishte marrë pjesë vetë në shfarrosjen e viktimave. Këtë ai e bëri nga turpi, nga pesha e fajit, nga frika e dënimit, sqaron Repishti (Illyria, N.Y 10 prill 2015).

Dënimi i nazistit 93-vjeçar Oskar Gruening tregon se dënimi i krimeve të komunizmit, ndonëse po vonohet, nuk do të lihet pa u kryer, sepse ky proces është pjesë e katarsës dhe e ecjes së shoqërisë sonë drejt Europës së Bashkuar. Justifikimet e z. E. Caja dhe sulmet e z. S. Braja tregojnë se këta janë ende në ujrat e mendësisë komuniste dhe nuk kanë punuar për ndërgjegjësimin e tyre si qytetarë europianë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Brahim Avdyli: Parafjalë shkencore për Dardaninë e vjetër dhe Kosovën Fahri Xharra: Napolon Bonaparti me origjinë shqiptare Dedë Preqi: Kisha Ortodokse serbe i bekon themelet e një djallëzie në Veri të Kosovës Fritz Radovani: 6 prill 1911 Ded Gjo Luli ngriti flamurin e Gjergj Kastriotit Fahri Xharra: Si u zvogëlua popullata shqiptare nga marrëveshjet e otomanëve me Patrikanen e Stambollit, sipas Kemal H. Karpat-it Afrim Caka: Ali Buza, ëdrra e punëtorëve të Gorenje Elektromotorit në Gjakovë Adil Fetahu: Konfederata ballkanike e Bajram Kosumit? Fahri Xharra: Serbët, mohuesit më të mëdhenj të kombit tonë Idriz Zeqiraj: Këmbimi i territorit ne liberalizimin e vizave, turp kombëtar Engjëll Koliqi: Ç'po ndodh me Dardaninë tonë të quajtur Kosovë?! Skënder Jashari: Historia e fshatit Rahovicë, komuna e Preshevës! Fahri Xharra: Shqiptarët nuk janë popull popull i ardhur, ne jemi në tokat tona Fritz Radovani: 4 prill 1904 - Gjithshka për ''atdhe e fe' e flamurin e Kastriotit Aurel Dasareti: Zemra e mërgimtarit lëngon dhe vuan shumë në dhe të huaj Eshref Ymeri: Sa për kujtesë opozitës pas djegies së mandateve Fahri Xharra: Si shkoi për lesh Sanxhaku u Novi Pazarit? Florim Zeqa: Produktet e prishura politike, kancer i shtetit! Fritz Radovani: 2 Prill 1991 - Gjakosni Shkodrën! Adil Fetahu: Letra sekrete e Pashiqit nga Konferenca e Paqes në Paris Vladimir Haxhiraj: Kalorësi shqiptar Mërkur Bua Shpata, pinjoll i familjes princërore Bua

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora