E merkure, 16.10.2019, 04:18 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Kisha Ortodokse serbe i bekon themelet e një djallëzie në Veri të Kosovës

E diele, 07.04.2019, 11:51 AM


KISHA ORTODOKSE SERBE I BEKON THËMELET E NJË DJALLËZIE NË VERI TË KOSOVËS

Nga Dedë Preqi

Bekimi është shenjë e mirë e një procedure ku zhvillohet dhe perurohet një thëmel i ri dhe jetës së popujve, dhe urohet në emër të traditës së një Institucioni fetar, nëse një përpjekje e tillë nuk keqpërdoret dhe veprohet edhe në të kundërtën, sikur ndodh në veri të Kosovës, kur prifti ordoks serb i bekon thëmelet e ardhacakëve serb nga vise të ndryshme të Serbisë, me qëllim për të kolonozuar me serb këtë pjesë të Kosovës.

Po ta shikojmë në tërësi veprimtarinë dhe veprimtarët fetar të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj predentimëve dhe qëllimëve gllabëruese dhe organizimëve të rrezikshme në bashkëpunim me kuzhinën politike të shtetit të Serbisë, për të minimizuar çdo arritje dhe përpjekje e asgjesimit e gjithë  materjes dhe qenjës shqiptare të këtij vendi.

Kisha Ortodokse serbe, në vend që të bekojë rrugët dhe marrëdhëniet në mes popullatës serbe dhe shqiptare në Kosovë, ajo i ballansojë rrugët e urrejtjes në mes këtyre dy popujve rival, në krye me patriarkun Irinej dhe të tjerë bashkëpunëtor, të cilët ishin edhe iniciatorë dhe protagonistë të dalluar të këtyre projekteve armiqësore.

Dhe në manifestimet fetare përvjetore serbe që mbahen në Gazimestan të Kosovës, ku serbët e këtij mentaliteti mburren me betejat e tyre të humbura si gjithmonë, sikur që ishte Beteja serbe e humbjes së vitit 1389, kundër turqëve, në parullat e këtyre manifestuesve nuk mbahen adhuruesit e tyre fetar dhe tradicional, por në pankartat e tyre figurojnë kriminelët serb, të cilët kanë bërë gjenocid ndaj popullatës së Kosovës.

Sëcila periudhë historike e grabitëqarëve dhe sundimtarëve e kanë përfunduar edhe fundin e tyre, pothuaj edhe tragjik, sepse proceset demokratike janë verdikti i popujve dhe vendosja e të drejtave të tyre kundër shtypjes dhe dhunës njerëzore, që të njëjtin fat e ka përjetuar edhe Kosova në vitin 1999, kur NATO, e dha vulen e vet të fundit dhe e rrumbullaksoj këtë etapë të çfarosjes së këtij populli.

Ndjenja, që duket se po mbizotëron tani në këtë rreth njerëzor të shoqërisë serbe, lidhet me përceptimin e të kaluarës dhe si e tillë, nuk e ka ndërmend të ndërroj pozicionet e saj millosheviqiane karshi Kosovës dhe popullit shqiptarë të këtij vendi, edhe pse NATO, ia uli kokën dhe ia tregoi vendin që e meritoi.

Kisha Ortodokse serbe, është shembulli më i keq i një Institucioni fetar, i cili në të kaluarën e hidhur dhe të afërmën e këtij vendi në luftën e fundit, ajo i bekoj dhe i uroj kriminelët dhe paramilitarët serb, që të shfarosin dhe asgjësojnë gjithçka që është shqiptare, duke mos kursyer të moshuar dhe as fëmijët në djep, të cilat forma janë më brutale dhe më çnjerëzore të një shoqërie njerëzore.

Kisha Ortodokse serbe, është thëmeli i gjitha organizimeve dhe logjikës shofeniste serbe kundër popullatës shqiptare të Kosovës, dhe ajo është nje fabrikim i një politike për të mos pajtuar shqiptarët dhe serbët e këtij vendi, e cila përmes projekteve të saj predenton akoma, se kjo tokë i takon asaj dhe popullit ardhacak serb.

Bashkësia Ndërkombëtare dhe Brukseli zyrtar, asnjëherë nuk ua ka tërheqë vërejtjen ndonjëherë, edhe pse e dinë fare mirë se ky Institucion fetar është kuzhina e organizimit të krimëve, e cila edhe i bekon kriminelët që masakrojnë dhe luftojnë kundër popullit të pafajshëm shqiptarë, të cilët gjithherë janë viktima shekuj me radhë, duke luftuar në mbojtje të tokave dhe të drejtave të tyre.

Bashkësija Ndërkombëtare është e detyruar së paku ta mbajë anën e drejtësisë së popujve në mënyrë të barabartë, gjegjësisht në këtë rast edhe ndaj popullit shqiptarë, të cilit i shkelen të drejtat dhe ajo më sublime që është liria e këtij populli, dhe të veprohet sipas ligjeve ndërkombëtare për të cilat janë përgjegjës në mbështetjen e këtyre projekteve mbarë nacionale.

Kisha Ortodokse serbe, me përkrahjen e UNMIK-ut, dhe në marrëveshje me qeverinë e Serbisë, përvetësuan me qindra hektarë tokë në Komunën e Deqanit, duke e shdërruar në pronë të Manastirit të Deqanit, të cilat ishim prona dhe pasuri të shqipatërve të këtij vendi.

Kisha Ortodokse serbe, edhe historinë tonë krishtere dhe ortodokse shqiptare, përmes mashtrimeve dhelpërake dhe dhunës pushtuese, i përvetësojë kishat tona dhe i bëri manastire dhe kisha të tyre, sikur që është Manastiri i Deqanit, Patriarkana e Pejës, Kisha e ShenPrenës, kisha e Graçanicës, kisha e Levishkës, kisha e Deviçit, dhe shumë të tjera, të cilat dëshmojnë se ishin kisha shqiptare të kohës    ilire.

Është më rëndësi të përmendet se, përmes sponzorimit të Kishës Ortodokse serbe, në vitin 1997, është botuar libri i autorit serb M.Lupashina, si një antitezë e Krishtit, me titull « Vraje të afërmin tënd» në vend të asaj që thuhet sipas tezës krishtere që thotë « duaje të afërmin tënd në daç me jetue mbi këtë tokë», i cili libër është botuar kundër misionarëve dhe besimtarëve të huaj të botës, gjëja se janë organizime dhe shpionime të CIA-s.

Është shumë e dhimbshme për një Institucion fetar, sikur vepron Kisha Ortodokese serbe, e cila dje i bekoi ushtarët dhe paramilitarët serb, që të luftojnë dhe të shfarosin gjithçka shqiptare, sot vepron përsëri me metodat e veta përfide, duke bekuar thëmelet e ardhacakëve serb në tokat e Kosovës, me qëllim për ta kolonizuar këtë vend me ardhacak serb, e cila në këtë rast kisha Ortodokse serbe nuk proceduron dhe celebron me një bekim të mirëfilltë fetar, por thëmeleve të paqës në mes të këtyre popujve po ua jep të kundërtën, duke e djallëzuar  me këtë «ujë të bekuar» dhe po e vështirëson të ardhmën e këtyre dy popujve edhe shumë dekada.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT