E hene, 20.01.2020, 01:00 PM (GMT)

Komente

Afrim Caka: Ali Buza, ëdrra e punëtorëve të Gorenje Elektromotorit në Gjakovë

E shtune, 06.04.2019, 12:44 PM


ALI BUZA, ËNDRRA E PUNËTORËVE TË GORENJE ELEKTROMOTORIT NË GJAKOVË

Vitet e arta... Dikur Gjakova ishte Japoni!

Nga Afrim Caka

Kjo nostallgji epokash të përziera për qytetin tim, merr një ngjyrim të larmishem kur jepet nëpërmjet vizionit të një drejtori që e kishte nacionin e tij të fiksuar ndaj punës dhe punëtorit.  Vetëm ty Ali të kemi dhënë mundësinë të udhëheqish dhe të zhvillosh në varësi të vullnetit tënd dhe të përbashkët e të lirë. Ke mbajtur brenda teje farën e jetës universale gjakovare.

Dikur të gjithë drejtorët e fabrikave i quajtëm “dallëndyshet e para” të Gjakovës. Por ashtu nuk veprojnë sot mediat, ata me keqardhje po fshihen nga kujtesa, sepse nuk janë fiksuar nga politikanët dhe prodhuesit e rinj..!? Elektromotori ishte një unikat i çmuar të një ekonomie të re gjakovare jo vetëm në nivel të komunës sonë, por edhe shumë më gjërë. Aliu ishte, është dhe do të mbetët kryevepër dhe mburrja për një kolektiv shembullor në Dardaninë e sotme!

Është hera e parë që shkruaj kaq gjërë e kaq hapur nga dora ime, për një atdhetar, për një drejtor nga Gjakova, në vendin e ëndrrave e të veprimtarisë së tij Ali Buza. Vepra e Ddrejtorit Aliu është e vlefshme dhe e madhe. Si interpret i organizimit dhe drejtor, ai u iku trajtave të vjetërsuara. Ai u angazhua kryesisht për kompletimin e prodhimeve me standarte të reja. Për nga forma prodhimet e fabrikës ishinë të reja, nuk mbeteshim pas inovatorizmave të vlefshme perëndimor. Krijimet e tilla me vlera shoqërore e patriotike janë, si: “Mësuesi i ri”, Aliu e deri tek kënga luftarake për prodhime dhe cilësi. Ishte triumfus në gjithë konkurencën evropiane. Për mua një nga kryeveprat e tij, mbetet guximi i tij politik, mençuria organizative, intelektuale, komunikues i thjeshtë dhe i dashur me punëtorët, por edhe  nëpër shtetet tjera i ka mahnitur me madheshtinë e tij dhe me prodhimet e fabrikës të cilën ai e drejtonte.

Tregu evropian i blinte produktet e kësaj Fabrike gjakovare sepse ishin në hap me kohën, shumë cilsor, dhe me çmime të konkurencës. Në ato vite prodhimi vjetor ka qenë rreth 40 miljon DEM (ish valut gjermane) dhe i tëri ka qenë i dedikuar për eksport në tregjet përendimore. Kjo punë realizohej nga kolektivi prej 1.050 punëtorëve me këtë struktur: katër në normë dhe një jashtë normës, që ishte shumë mbi raportin  etillë të konkurencës.

Gjakova e traditave të mëdha - me drejtorët e saj gjigantë në krye!

Sikur të isha menduar shumë, një përputhje kësisoji do të ishte vështir të qëllohet. Shkrimi im për Aliun padyshim do ta hijeshojë edhe më shumë punën dhe fabrikën që udhëheqi me dekada mendja e tij pjellore lindjes dhe rritjes asaj qelize të frytshme të tij, duke filluar nga prodhimet e ndryeshme gjer në një industri moderne për prodhimin e elektromotorëve për lavatriqe, elektromotorët për kompresinë të frigoriferave dhe motorat industrial, që akoma nuk e kishte thënë fjalën e tij fundit.

Edhe pse kaq larg. Gjakova me rrethinë po tregonte vetveten, se po rritej e zbukurohej, se u bë me fabrika me drejtor të devotshëm dhe me 32 mijë punëtorë, me rrugë e ndërtesa të reja, me shkencatarë, shkrimtar, piktor e skulptor, artistë etj. Por brenda saj ruante edhe dhimbjen, sepse sikur nuk mjaftuan pesë shekuj të sundimit turk, po duhet edhe një shekull nën çizmen serbo-malazeze, nën kërbaqin e Rankoviqit e të burgjeve të famëkeqe të Serbisë, të shpernguljeve masive nëpër evropë e turqi. Kjo na mbushte me hidhërim të madh. Gjithsesi, që nga vitet ’70-ta diçka lëviste për mirë. Drejtorët, pedagogët, mësuesit nga Gjakova vërshuan për të dhënë cikle leksionesh nëpër qytete e fshatra, autobusët dhe kamionët mbusheshin me punëtor, prodhime dhe libra shkollorë për ringjallje shpirtërore të shqiptarëve.

Nuk isha unë që i shkrova fjalët e mësipërme, jo, jo. Ishte një thirrje e brendshme, një thirrje shungulluese dhe kumbuese që më dilte nga shpirti im, me emrin e dashur për të gjithë “Gorenje Elektromotori” dhe gjeniun e saj në krye, ing. Ali Buzën, drejtor!

Këtë shkrimë ia kushtoj drejtorit dhe atdhetarit Ali Buza... Guximi i karakterit autoritarist ishte i tij, në thelb, një guxim, një mençuri për ta duruar atë që fati ynë që e patëm përfaqësues të fabrikës ose udhëheqës mund të ketë paracaktuar edhe fatin e kësaj fabrike. Aliu përbën virtytin më të lartë, për të është të vuash pa u ankuar, po guximi për t’i dhënë atë që meriton. Jo të ndryshohet vepra e tij patriotike, por t’i përkulemi me nderim punës së tij, ky ishte heroizmi i karakterit i pa lëkundur të tij.

Ndaj, sa e ndjej një detyrim moral, po aq jam edhe i priviligjuar që mora guximin për autorësinë e këtij shkrimi. Ja përse, në këtë kontekst, mora nismën të shkruaj një monografi, në shenjë respekti për një burr ideal, për një drejtor, dashamirës dhe atdhetar, për një atdhetar të veshur me aurolën e atdheut, për më shumë se katër dekada iu përkushtua si misionar shqiptarizmës pa anë e fund për ta ngritur fabrikën në vendi ky e meriton. Penën time po e ngjyej jo për cilindo e dokudo, por për një potencial poliedrike të botës gjakovare e shqiptare, për këtë atdhetar dhe dashamirës të fuqishëm të çështjes shqiptare.

“Gorenje Elektromotori” ishte vërtetë vetë krenaria, ishte dhe mbeti simboli i Gjakovës dhe i Dardanisë. Një karakteristikë, një virtyt i dukshëm i Ali Buzës, ishte thjeshtësia. Thjeshtësia e zbukuron më shumë portretin moral të tij. Ishte i palodhur, gjigant, njeriu si “metronomi muzikor”, i paharruar për qytetin e Gjakovës, i cili realizoi të gjitha rolet dramatike për fabrikn dhe për të mirën e kombit. Vërtet një dilemë. Binomi duket se është i vështir. Këtij i thonë “ing. Ali Buza”, por me dy të njohura. Fundi fundit qe një dilemë me zgjidhje të bukur: Gjakova e lindi dhe e mëkoi me qumshtin e nënës, ndërsa Dardania e rriti, e burrëroi dhe i injektoj në të tok me ushqimin shpirtëror.

E në këto çaste nostaligjike për mua si ish punëtor i kësaj fabrike, pyes veten e them: Përse të mos mburren gjakovarët me drejtorin e tyre Ali BUZA! Kjo shpërfaqje e mburrjes të motivoj gjeneratat e reja për punë të ndershme, të dijshme, dhe për të mirën e përgjithshme. Ishte nismëtari për ndërtimin e rreth 150 banesave për punëtorët e Fabrikës, për Qerdhen e fëmijëve të punëtorëve të tërë zones industriale. Nuk ka refuzuar asnjë student për burs në drejtime teknike dhe ka financuar me vite një paralele në shkollat e mesme teknike. Ndërtoj Repartin e servisimit të elektromotorave me 100 të punësuar dhe shtëpinë e shëndetit në fshatin Ponoshec, ndërtoj e prodhimit të pjesve të plastikës në fshatin Rugovë të Hasit. Keqësimi i situatës dhe lufta e fundit në Dardani e ndaloj edhe më shumë iniciativat të tjera të tija me bashkëpunëtorët e vet.

Ali Buza kishte fituar epitetin e “drejtorit gjeneral”. Një titull i bukur, i nderuar drejtor! Ky epitet serioz si intelektual profesionist, kjo befasi, do t’i jepte Gjakovës një kuptim e drejtim tjetër për impulse të reja. Tani me këto impulse, mund të  themi se Aliut, iu hapën të dyja kanatet e dritareve dreje Eropës dhe botës me prodhimet e saja. Ҫlirimi i vendit si kudo i dha impulse të reja Aliut për ta vazhduar punën. Ai pas luftës, luftoj me mish e shpirtë për ta mbrojtur dhe ringjallur fabrikën dhe të mos bëhet plaçkë tregu për hajdutët dhe shkatërruesit e Gjakovës!!!

Atëherë më lejoni mua të them të vërtetën!... Ja pse e dua kaq shumë këtë fabrikë, ja pse i përkulem me mirënjohje për gjithë jetën time, deri në frymën e fundit - këtij njeriu të madh që mbajti mbi supe prodhimin dhe gjithë punëtorët e saj. Ai vetë nuk njihte as lodhjen, as dekurajimin. U derdh djersa e tij, po edhe e bashkëpunëtorëve si: Albert Baraku, Abdurrahman Hafizademi, Idriz Daci, Reshat Komoni, Gëzim Zeka, Afrim Ermeni, Sutki Dibra, Mark Culaj, Nexhdet Haxhidauti, Zenun Kusari, Hamdi Krasniqi, Adnan Canhasi, Hilmi Baraku e shumë  e shumë shefa të shkëlqyer të reparteve dhe klasa punëtore e ndershme, vigjilente dhe e shumë e përgjegjëshme për cilësinë në punë. U ndërgjegjësuam dhe ne po e kuptonim që punëtorët e kësaj fabrike ishin me fat, sepse kudo Aliu ishte i rrethuar me bashkpunëtorët e tij me vyrtyte të larta. Ky shkrim u bë për ta mbushur atë zbrazëti të ndjeshme. Komponentë të veçantë që e lartësojnë personalitetin e tij ishin atdhetarizmi, humanizmi dhe gatishmëria e sakrificës së pafund që bënte për interesin kombëtar dhe atë njerëzor.

Ali Buza ishte një nga ata luftëtar të cilin arsyeja e kishte udhëheq gjithmonë drejë qëllimit që i kishte vënë vetes të jetë drejtor dhe avokat mbrojtës i dinjitetit të kësaj fabrike nga çfarëdolloj papërgjegjësie e papunësie e fanatizmi. Ky ishte “i papenguari”, Drejtori Buza, i cili, ashtu si personazhet antike që ngrihen nga hiri kundër papunësisë dhe varfërisë, është përpjekur të kapërcej të gjitha pengesat e armiqëve, me tagrin për t’ia dhënë zërin dhe arsyet e fabrikës. I’u përgjigja një miku: Aliu ishte njeri i lapsit, i mendjes, i punës, intelektual, i talentuar dhe i mprehtë mbi tw gjitha guximtar. Në qytetin e Gjakovës edhe më gjërë gëzonte famë të madhe. Ndoshta, i thashë, njëri ndër më të mirët të këtij shekulli... ishin ditë dhe netë që ngjitën në qenien time si punëtor i kësaj fabrike, më robëruan zemrën, djersën, mundin, më futën “krimbin” për këtë lloj pune, për prodhimet e saja etj. M’u përgjigj: se nuk ka rëndësi Aliu nga është dhe ku jeton, por ai ishte i brymosur në rrënjët e historisë shqiptare dhe në gjenet e tijë.

Të lumte Ali Buza. Të gjithë gjakovarët jemi krenar me ty…

Zonja dhe Zotërinj, nëse më lejohet të përgjithësoj, gjë që është e pashmangëshme në një temë kaq të ngjeshur, do të doja të formuloja një shkrim atë që kamë mësuar nga ish dejtori Ali BUZA në “Gorenje Elektromotori”. Noshta mund të përfitoj një kuptim më të thellë të këtij lloji simbolizmi, nëse e krahasojmë ato me simbolet të tjera inetektuale dhe në fushat të tjera politike dhe ekonomike. E megjithatë, çdo atdhetar dhe intelektual sillet në mënyrë të përgjegjëshme ndaj atdheut dhe punëtorëve të tij, ashtu si ky gjakovar praktikë. Jo vetëm që ata kujtojnë përvojat e shkelqyeshme  të së kaluarës së jo të largët, por ato ende kapen nga çdo ish punëtor të “Gorenje Elektromotorit” emocionalisht dhe nuk mud të çlirohemi nga e shkuara dhe për hir të realitetit.

I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e tij.

Të qoftë i lehtë dheu që të hodhën sipër, o njeri i mirë, por më e lehtë të qoftë balta, e paktë vërtet, por rëndesa e saj është mizore!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT