E shtune, 20.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mulla Zekë Bërdyna në mbrojtje të Çakorrit

E shtune, 06.04.2019, 11:00 AM


MULLA ZEKË BËRDYNA NË MBROJTJE TË ÇAKORRIT

Mulla Zekë Bërdyna , fetar , luftëtarë –

Në luftë kishte dalë me bashkëluftëtarë shqiptarë !

Me bashkëluftëtarë shqiptarë dhe  gjermanë –

Në mbrojtje t’ Çakorrit , kishte dalë n’ çdo anë !

Prej ardhjes së ushtrisë gjermane , në vitin 1941 –

Brezi kufitar mes Kosovës dhe  Malit të Zi ,

Në një arenë lufte keq  ishte kurdisë ,

Mes forcave shqiptare dhe çetnike  t’ Serbisë !

Luftëtarët shqiptarë  luftonin  prej zorit ,

Me ushtarët gjermanë në majën e Çakorrit !

Ku gjatë LDB , pat luftëra  me rrebe –

Mes forcave shqiptare dhe atyre serbe !

Mulla Zekë Bërdyna , shumë përparimtar –

Një hoxhë i kalitur , patriot shqiptar !

Me 9 vite burg , e kishin dënuar –

N’ burg   t’ Goli Otokut , vuajtjen  me e  kaluar !

Mulla Zekë Bërdyna , me bashkëluftëtarë ,

Me ata gjermanë edhe me  shqiptarë –

Në mbrojtje t’  Çakorrit , kanë dalë në çdo anë –

Janë betua këtë vend , shkaut mos me ia  lanë !

“Unë nuk kam luftua për grada e për  fe ,

Por për komb  shqiptar edhe për atdhe “!

Kështu kishte thënë Mulla Zekë Bërdyna –

Në sallën e gjyqit , i mbyllur nën dryna !

Mulla Zekë Bërdyna , ai trim i vërtetë –

Ishte lindur  n’ vitin 1918 !

N’ fshatin Novosellë , të rrethit të  Pejës –

Ishte burrë i nderit    i  shërbeu mbarë trevës !

Prej vitit 1941 , deri n’ vitin 1944 , biri i shqiptarit –

Ka qenë n’ frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit !

Duke iu kundërvënë  hordhive  çetnike –

Me çetat vullnetare gjermane dhe shqiptaro –  kreshnike !

Në njërën prej këtyre betejave , që ishte një luftë e re ,

Që zhvillohej n’ vitin 1943 –

Në masakrën e Bihorit , në luftë që  përsoset

Dhe nga plumbat e armikut , ai  rëndë plagoset !

Po ashtu në vitin 1948 –

Përsëri burgoset trimi i vërtetë !

Dërgohet në Nish , për t’ vuajt  katër vjet

Dhe n’ Goli Otok , në  atë burg të shkretë !

Mulla Zekë Bërdyna , me bashkëluftëtarë shqiptarë

Dhe me  bashkëluftëtarë gjermanë  vullnetarë ,

Në katër anët pritat , mirë i kishin zanë –

Në mbrojtje Çakorrit , i kishin dalë n’ çdo anë !

Mulla Zeka , prej burgu pasi doli tamam –

N’ fshatin Novosellë , emërohet  imam !

Në pajtim të gjaqeve  angazhohej  prore ,

Edhe në konfliktet e ndryshme njerëzore !

Gjilan, më 03. 04 . 2019. Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora