E hene, 20.05.2019, 05:47 PM (GMT+1)

Kulturë » Libra

Milazim Kadriu: Isak Guta - Moisiu dhe bëma e librit

E enjte, 04.04.2019, 07:37 PM


Në ambientet e Shtypshkronjës Lena Grafic në Prishtinë

U PËRURUA LIBRI “ MOISIU DHE BËMA E LIBRIT “ TË AUTORIT ISAK GUTA

Nga Milazim F. KADRIU

Në një ambient e Shtypshkronjës Lena Graphic në Prishtinë, posa doli nga shtypi u bë përurim i  librit  “Moisiu dhe bëma e librit” të autorit Isak Guta. Dalja nga shtypi dhe përurimi i librit u bë pikërisht në 140 vjetorin e lindjes së aktorit shqiptar  me renome, që dridhi skenat  e teatrove evropiane  e botërore të shekullit të XIX, Aleksandër Moisiu. Në ambientet  e shtypshkronjës Lena Graphic që tashme  përpos shtypit cilësor të librave të krijuesve të ndryshme nga mbarë hapësira shqiptare dhe diaspora kohë pas kohe po krijon vërtetë festë libri duke bërë përurimin e librave të autorëve të ndryshëm. Kështu ishte edhe sot që për të përuruar këtë libër të autorit Isak Guta dhe për të shënuar përvjetorin e 140 të lindjes ë  së aktorit tonë Moisiu ishin të pranishëm krijues nga shumë mese  si nga diaspora, nga  Prishtina, Klina, Besiana, Drenasi, Skenderaj, Kaçaniku, Ferizaj, Lipjani e mese tjera ku vërtetë ishte një festë libri. Në shenjë nderimi të këtij përurimi pronari i shtypshkronjës i kishte pushuar edhe makinat e shtypit. Në hapje të këtij përurimi udhëheqësja e  përurimit Drita Kosumi  fillimisht ftoi që në këtë hapje solemne të përurimit të librit të shtatë të autorit Isak Guta të flas  prof. Arsim Fehmiu, më pas në emër të organizatorit foli pronari i shtypshkronjës Lena Graphic, z. Hajdar Fejzullahu. Ndërsa për librin foli redaktori i librit Sabit Jaha, ndërkaq autori i librit para të pranishmëve lexoi disa kërkesa që ua kishte bërë institucioneve të ndryshme për shënimin e përvjetorit të ditëlindjes së aktorit Moisiu por që nuk i janë përgjigjur pozitivisht në këtë punë. Edhe Dibran Fylli lexoi pjesë që  kishin të bënin me këtë problematikë të indiferencës së institucioneve... Artisti Valdet Idrizi e deklamoi një poezi të marr nga libri, ndërsa Halil Xani  lexoi vargje nga libri i tij që ua ka kushtuar artistëve  më të mëdhenj shqiptar Aleksandër Moisiut dhe Bekim Fehmiut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT