E enjte, 25.04.2024, 02:26 AM (GMT+1)

Mendime

Kryetari i shoqates shqiptare ne Toronto sqaron zotin Tedeschini

E diele, 28.09.2008, 12:12 PM


I nderuar Z. Paul Tedeschini,

Ju njoh nga larg nepermjet internetit per polemikat tuaja per ceshtje te ndryshme shqiptare (Alb-shkenca, gazeta Kritika etj)dhe pavaresisht nga mendimi im personal per to, ju respektoj per kurajon tuaj. Ju falenderoj per kritiken tuaj publike dhe ju them se parimisht keni te drejte, por ama e theksoj vetem parimisht.

Deshiroj tju sqaroj sa me poshte:

Se pari, ne si kryesi nuk e kemi perjashtuar komunitetin katolik te shqiptareve te Kanadase nga pjesemarrja ne feste, te gjithe shqiptaret jane te mirepritur te vijne.
Se dyti, une kam shume respekt per veprimtarine e klerit katolik shqiptar gjate gjithe koherave dhe e di mire se At Fishta ishte nje nga pjesemarresit kryesore te Kongresit te Manastirit.

Ne si kryesi, deshironim shume qe festen tone ta pershendesin perfaqesues te te tre besimeve Musliman, Katolik e Ortodoks por duke qene se peshkopi ortodoks shqiptar nuk mund te vinte per aresye personale, dhe klerik katolik shqiptar nuk njohim deri tani ne Toronto atehere kete e hoqem fare nga axhenda e festes.

Keqkuptimi juaj ka ndodhur sepse ne kemi shkruar: “ne bashkepunim me komunitetin musliman e ortodoks” dhe nuk kemi permendur Katoliket, por e verteta eshte se neve per pergatitjen e kesaj feste kemi bashkepunuar me keto 2 komunitete pasi nuk dime deri me sot (e jo se nuk duam te bashkepunojme me katoliket zoteri i nderuar) te kete komunitet te organizuar katolik shqiptar (kjo nuk dmth se nuk ka, por ne nuk na eshte prezantuar njeri zyrtarisht deri me sot). Gjithesesi roli i klerit katolik ne Kongresin e Manastirit, ne ligjeraten qe do mbahet diten e festes, ju siguroj qe do te zere vendin qe meriton.

Sa per kujtesen qe na keni drejtuar, jam shume mire ne dijeni dhe njekohesisht ndaj te njejtin mendim me ju. Edhe dicka tjeter shoqata jone nuk varet as nga qeveria e Shqiperise, as nga ambasada e saj e nga askush tjeter, ne jemi organizate vullnetare, gjitheperfshirese e ne ndihme te komunitetit shqiptar ne Toronto.

Do tju lutesha qe per cdo sqarim, opinion tuajin, sugjerim qe mund te keni te na shkruani e te bisedojme shtruar si shqiptare e vellazerisht.

Une jam i ri ne moshe e nje nga synimet e mia ne krye te shoqates eshte bashkepunimi i te gjithe shqiptareve nga te gjitha trevat e te cdo lloj besimi fetar (pasi feja e shqiptarit eshte shqiptaria), respekti e toleranca per njeri tjetrin.

Mirepres te gjitha keshillat e sugjerimet tuaja por le te mos shkojme ne ekstreme.

Me respekt,

Petraq Peci



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora