| E marte, 02.04.2019, 07:25 PM |
KALOSH ÇELIKU
PËRPAK SOT E VRAVA VETEN
NËN RRAP ME LIRINË
(Ferexhja e zezë krahëve
më dhunoi mes librave)
Ikën miqtë e mi. Dhe, Miket nën Rrap
Fillkat, më lanë vetëm mes egërsirave:
Rakisë rrushit. Shtambave me verë
Nënës Parti “besnike”. Prehërit xhindeve.
Pasmesnate: Ende, më vjedhin nga shtrati
Dorë më dorë, Natën hudhin mbi Çati.
Majë lisave. Shelgjeve. Rrëzë Çukës Ilire
Ëndrrave të dikurshme, në mes Katundi.
Ende, pa lind Agimi. Dielli me rreze
Këmbëkryq, ulin: Rebel, nën hije Rrapi.
Ferexhja e zezë, më dhunoi mes librave…
dhe larg e ka Livadhin)
Nëna Parti, ma nxjerrë në ballë gomarin në Dasëm
Jo, se i hijshëm. Mençur: Gjok i Gjergj Elez Alisë?!
Por, të më pri?! E thirrin në Dasëm të barti ujë.
E dalldisin “bajraktar”, t’u pri krushqëve. Liri
Dasëm, me këngë e valle. Krushka, pa Nuse:
“Hajdeni, bini djemtë e Shalës
Përmes , Sarajeve të Pashës!”
Emërojnë: Ministër. Zv. ministër. Argat politik
Gomarin, Cofëtinën, me samarin mbi shpinë.
Ende, pa arritur në Kaçanik, që: cofi si “Haxhi”
I Vjershës antologjike, Poetit: Mark Krasniqi.
Autorit të Librit me vjersha: Posta e porositur…
(Lumi m’i vodhi brekët
e kanapit të Nanës)
Fëmij, isha asaj kohe. Dihet, i prapë
Mesdite, Kërceja te Lumi Zajazit:
Hurdhave, të thella. Rrezikshme
Syve të Diellit. Lakuriq pa brekë.
Lumi Zajazit, tinëz m’i vodhi brekët
Iku, përmes fushës: Si, hajn partiak.
Lakuriqi, i Zajazit: Ende, pa brekë…
(Eja me Mua ta shohim
me Sy “Xhehnemin”)
Eja, me Mua! Sot, ta shohim “Xhehnemin”
Urën e tij të Kur’anit: “një qime floku”?!
Zjarrin e Madh, dhe flakën. Mëkatarët
Sesi, digjen: Dhe, shpërlahen me Zjarr.
Eja, me Mua për ta parë “Xhehnemin”
Dimrin e Madh! Që, troket pas porte!
“Kalin e Shemës”, e tërheq për kërpeshi
Dexhalli me krushka, koçi: E, pa Nuse!
Eja, me Mua për ta parë “Xhehnemin”
Dimrin e Madh, që ende troket pas porte!
Dihet, tinëz pasmesnate: Hyjë në Lëmë
Rrëzë, Çukës Ilire. Hape derën Nuse Liri?!
Eja , me Mua ta shohim me Sy “Xhehnemin”
Nuk, e them dot: ta shohësh Parajasën.
Dimrin e Madh, që troket ende tek Porta
Mesdite. Kur, Nata e ndez Veten flakë:
Hoxhë Allahu e shuan me zjarr në minare…
(Përçudi më zuri “hajmalia”
e Hoxhës Asdrenit)
Nana dhe Babai, kur u ndava nga Gruaja e parë
Menduan, se: më kanë bërë magji shtrigat.
E, nuk e dinin ende, se: Unë, nuk jam Krishti
As, Az. Muhamedi, profet. Po, Kalosh Çeliku.
Aqmëpak, Az. Aliu që fluturoi nga minarja
E xhamisë në Qiell. Agim, me gjithë “ilahi”;
Dhe, nuk më zunë dot, Dje as Sot magjitë.
Unë, jam: Kalosh Çeliku, që Sot me Poezi
Përoxhaku, pasmesnate të hyj në Shtëpi…
(Dhe erdhën me Vëllain e Madh
të më kthejnë në Shtëpi)
Erdhën, deri në Prishtinë me Vëllain e Madh
Shkaku, se: Nuk kisha Vëlla të Vogël;
Asaj kohe: Banesën, kojshi nën “Arabeskë.”
I nxorrën disa mollë të kuqe mbi tavolinë:
Që, me ujë ”Xhehneti” i kishte “stërpikë”
Hoxhë Çershafi. Imam Xhamie i Zajazit.
TatëMdhen! Ah, e hante Syri: Mjedisë-hollë
Por jo, dhe Poeti rebel: nateditë mbi Poezi.
Përçudi, atë natë: asnjërën, s’e preka me dorë?!
Edhe, pse Natën: Ngrita dolli. Shtamba me verë
Vëllai Madh, humbi durimin: U futë mollëve?!
Shkak, që gruaja e tij ia përsëriste shpeshëherë:
Kaloshin, nuk e zunë magjitë e Hoxhës Allahut.
Ama, ty të zunë në Shtëpi: Aroma e atyre mollëve.
Hijshme, Faqekuqe: Në prehërin e Xhadisë. Nuse…
(Edhe miku besnik i Asdrenit
na e piu verën e kuqe)
Edhe, përderisa isha një mik në shtëpinë
Familjen, e Gruas Dytë Time Besnike:
Unë, dhe Vëllai saj pinim verë të kuqe.
Papritmas, erdhi dhe Hoxha i Asdrenit:
Përgëzime! Borovnicë pini ju “shejtanët”?
Po. Iu përgjigjëm: Ne, rrugaçët e Lirisë
Dhe, na i piu: Dy shtamba me verë të kuqe.
Edhe, Miku i Asdrenit. Hoxhë Rumunie
Atë ditë, i zbrazi Dy shtamba me verë:
Gjakun e pastër - lot, të Krishtit. Az. Aliut…
(Nana dhe Babai u përpoqën
të më këthejnë në Shtëpi)
Nana. Babai: Kur, u ndava nga Gruaja e Parë
U përpoqën, si Poet: të më këthejnë në Shtëpi!
Erdhën, deri në Prishtinë. Dhe, me plotë magji:
U, arratisën me ilahi. E, “hajmali” përqafe.
Hoxhë Çershfit, të kënduara në Prishtinë?!
“Shpëtojnë” me “Din e Iman. Haxhi turk?!
Përcjellin, në Qabe: Te Baba Dovleti Turqisë:
Xhadia. Gruaja ime e parë pakurorë. “Besnike”.
Shtëpi strehimi, kisha: “Arabeskën”. Prishtinë
I nxorrën: disa mollë të kuqe mbi tavilinë.
Vërtetë, ishin të kuqe: t’i hante edhe Syri
Jo, dhe Shpirti! Që, ka probleme me Poezinë.
Përçudi, asnjërën nuk e preka dot me dorë
Vëllai, humbi durimin: U sulë ndaj mollëve:
Luftë, armikut! Burra, bini me këmbë e duar!
Shkak, që gruaja e tij ia përmendte shpeshëherë:
Kaloshin, nuk e zunë magjitë. Ama, ty të zunë.
Histori, që e mësova më vonë, në, Prishtinë:
Mollët e kuqe, i kishte “shpërla” Hoxhë Çershafi
Edhe, atë: Ditën, mes haxhuxheve Shqiptare.
Hoxha, ndërroi metodën e “shërimit” të viktimave
“Patriotë Kuqezi” partiak. “Ezan”, thirri në mianre!
Magjitë, filloi t’i zëvendsojë me “hajmali” përqafe.
Pantollonave. Fanelleve. Dihet, përqafe: Nuska “Liri”
Raki rrushi. Xhinde, që s’i përzen Hoxha i Allahut?!...
(Babai një ditë me inatë i tha:
mes pazarit të Kërçovës)
Babai, një ditë me inatë i tha në mes të Pazarit:
Hoxhë, nuk e zënë hajmalitë e Hoxhë Allahut!?
Kotnasikoti dhash para: sjell në Jetë “Shejtanin”.
Hoxha i Allahut, iu përgjigjë me lutje: A, vjen Ai
Ndonjëherë, në vendlindje. Qytet, në Kërçovë?
Po. Iu përgjigjë Babai, plot gojën me shpresë:
Ditëve të shtuna e ke në Qytet. Dihet, në Tavernë
Kokëmëkokë, me ibrikë raki rrushi. Shtambaverë.
Atëherë , duhet të ma tregosh si duket ky “shejtan”
T’ia
varë përqafe hajmalinë e fundit. Baba Shehut!
Shkaku, se: E, kam dëgjuar, ishte fëmij me xhinde.
Mjekët, pas dy viteve shërimi, heqin dorë në Shkup
Me porosinë: Shikoni t’i gjeni ndonjë tjetër “Ilaç”:
Hajmali Huhuje. Baba Shehu gatrraçe Plakash.
Ndoshta, e zënë: kësaj radhe, hipin në BabaTomor!
Një ditë vere, kur Unë erdha në Vendlindje, Kërçovë
Asaj kohe Qorre: me flokë të zeza të gjata pas shpine.
Mjekrën e zezë dypëllëmbë, Shtëllunga Baba Shehu.
Gunën e zezë, hedhur krahëve.zvarrë nëpër Qytet
Babai, shfrytzoi rastin, tha: Ja, Ai është matanë rruge!
Hoxha i Allahut, ia priti plumb mesdite. Diell me rreze
Minçe: A, bën mos vish më për Kaloshin! “Shejtanin”!
Atë, nuk zënë magjitë. E, as hajmalitë e Hoxhë Çerqafit
Ia gjeni ndonjë Haxhuxhe. Babasheh të Baba Tomorrit!
Ndoshta, e zënë?! E shërojnë Plakat. Ia përzënë xhindet
Dhe, një ditë me “Din e Iman!. Hajmalitë e Çerqafit?!
Dihet, Dje: Shpëtova nga Hoxhë Çerqafi. Dhe, Babai
Nana. Shtambat me verë. Gruaja: Familje hoxhallarësh.
Po, befas më zuri në pusi: Hajmalia e Hoxhës Asdrenit
Hoxhë Rumunie. Mik besnik i Asdrenit. Dhe, Shtëpisë.
Por, jo: Edhe, nga xhindet e Katundit, rrëzë Çukës
Dexhalli me trumbeta. Që, më hudhnin dorë më dorë:
Dje, mbi Çati. Sot, majë lisave nën Rrap, në Shkup…
(DimërMadhin e kaluam
në Shtëpinë e djegur)
E kaluam një Dimër në Shtëpinë e djegur
Unë. Dhe, Arusha me Tri bebe maci.
Borë e madhe jashtë. Akull mbi çati
Unë. Dhe, Arusha me tri bebe maci:
Mezi dolëm gjallë, në Pranverë. Diell.
Kotnasikoti çirren politikanët e arratisur
Për popullin historik. Dhe, Liri pas porte:
Nateditë, ende hutini, para kamerave.
Asgjë, kur nuk dinë: Sesi, kalohet Nata
DimërMadhi. Acari, që: Troket tek Porta...
(Kojshive u përgjigjem
me poezi “Erotike”)
Kojshitë e mi, u mbyllën me mure betoni
Sot! Edhe, pse: Kur’ani e do gjelbërimin:
“Vëllazërim - bashkimin” e Shokut Tito?!
Ndërtojnë, përditë mure: Veranda. Shtëpi
Si, të ishte vërtetë: Lufta e Tretë Botërore.
Unë, ende, dalldisem me poezi “Erotike”
Fatkeqësisht, kanaleve “private” televizive;
Edhe, Portaleve elektronike. Poezive.
Dihet, pa “Vatan”: me vendbanim në Shkup.
Jeta, kur gjykohet nga hoxhallarë Zoti:
Qallmë turku, në xhami, e në Kuvend?!
Dhe, u përgjigjem: Sot, me Gardh gjelbërimi
Derën e Oborrit: E keni hapur. ShënGjergjin.
Lëmën e Babait. Dje, edhe Sot krah më krah:
“Jetoni”! Diellin, Sot e sjell me rreze në Liri
Edhe, Nesër: Babashehu Çajupit, BabaTomori.
Kojshitë, qeshin në Lëmën e Babiat. Oborrit:
Mollët e mbjellura. Lisin, midis Livadhit
Ftonin me fruta. Degët, përtokë mbi Bunar
Qershinë me plot fruta, përpata Shtëpisë.
Vallë, nuk e dinin, se: Është, pronë e Babait?!
Përsëri, përgjigjem, autor i kësaj poezie “Erotike”:
Unë, jam Kalosh Çeliku i Çukës: I Baba Tomorit.
Dje, dhe Sot: i Poezisë “Erotike” Kryengritëse.
Denbabaden, në Pronën e Babait. Babashehut…
(Këngë Tallava. Dhe, valle
Jeta e Shqiptarëve)
Popull, i “lumtur”?! Hapni, burra: Dritaret
E kaluat Jetën me këngë. Tupana. E, Valle?!
Mos them: Edhe, çifteli. “fitore” në Robëri
E “vratë” armikun me këngë. Valle. Çifteli.
Asnjë poezi. Tregim. Kulturë Shqiptare. Me:
“Tallava, e mbani” gjallë Popullin Historik!
Popull, i lumtur! Historik i Shqiptarëve?!
Shteti “përbashkët”, që Kalosh Çelikun:
E do Sot “haxhi”! Dhe, jo Poet në Shkup.
Shteti, që Kalosh Çelikun e do “haxhi”
E, jo Poet shqiptar nën Rrap me Lirinë…
(E vrava Sot Veten Time
nën Rrap me Lirinë)
Përpak, Sot desh e vrava Veten i Ri
Me Tri poezi: Atdheun. Miken Liri.
Dhe, Nanëmadhen nën Rrap: Shqipëri.
Unë, që Dje: Nuk e vrava Veten
As për Poezinë. E, as për Miken Di!
Përpak: Sot desh e vrava Veten i Ri
Vetëm, me Tri poezi. Dhe, Miken Liri!...