E premte, 29.03.2024, 07:31 AM (GMT)

Kulturë

Nezi Plaku Velaj: Sa bukur buzëqesh shpirti

E marte, 02.04.2019, 05:20 PM


Sa bukur buzëqesh shpirti

Sa bukuri kur ndjen që buzëqesh shpirti

Kur fjala shkruan ndjeshëm magjinë e vet

Të shenjta dhe mahnitëse janë rezet e diellit,

Kur shtegtojnë nëpër trojet dhe peisazhet

e bukura shqiptare

Si kristal ujvare rrjedh bukur vargu

Kur shkruan pastër shqip, poezinë hyjneshe.

Mes bukurive përrallore, dhuratë e Perëndisë

Mes lotëve të gëzimit, ku rrjedh ujvara e madhështisë

Mes këngëve të vashave që i kënduan kreshtave Zanat.

Mes ndjeshmërisë dhe krenarisë së kolosëve të maleve,

Për Mujin dhe Halin, heronjë të legjendave,

Mes cicërimash zogjsh dhe ndjesisë së puhizës përkëdhelëse

Mes të nxehtit të verës dhe fushfurimës së gjetheve,

Mes madhështisë të kreshnikëve dhe këngëve të Valbonës

Lavdisë së heronjëve që u flijuan për çështjen tonë të kombit

Kur sytë puthnin ngjyrat e ylberit në kaltërisinë e qiellit

Kur ndjen sinfoninë e korit të zogjve në të perënduar të diellit

Nga lartësitë ndëgjohet jehona e poezive të Naimit

Vargjet që i këndojnë dashurisë dhe mallit

Për atdheun nga poetet e mëdhenj të Rilindjes.

Nezi Plaku Velaj

10 Tetor 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora