E hene, 20.05.2019, 05:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Moj pranverë, je "magjistare"!

E hene, 01.04.2019, 11:17 AM


Moj pranverë, je "magjistare"!

(cikël me poezi lirike)

Nga Përparim Hysi

1.Impresion

Rrezet e trëndafilta të këtij dielli mëngjesor

U japin syve tuaj një bukuri verbuese

Ta hajë dreqi! Mos jam  gjë shenjtor

Që mos humb pusullën nga  një joshje tunduese?

Sytë e mrekullueshëm si me qiellshkruar

Më hedhin një vështrim tërë epsh të gjallë

Unë i shoh dhe mbetem i hutuar

Dhe jam gati që për ata sy të shkojë dhe në djall!

2.Moj pranverë, je"magjistare!"

Ato buzë të trëndafilta që m'i ka EMILIA

Ç'do t'i bëj,po s'i thitha,se do vdes nga zilia.

Ato syçka aq të bukura që gjezdisin nga duan vetë

A nuk janë "shtiza të ngulura",përmbi mua si isharet?

Moj pranverë, je "magjistare!",më ke bërë mua"magji"

Më kthen moshën djaloshare, mua tani në pleqëri

Pleqërinë unë e përzë dhe i them:- Ku të kam parë?

Se "magjia" mua më zë:- Ja, më shihni! A s'jam djalë?

T'I vëmë kokë muhabetit,kur i thonë këndej nga ne

Shkoj pas"isharetit" dhe as pyes se ç'ndodh atje?

Si vazhdon më tej"magjia",them që nuk ka shmë rëndësi

Më trullosi bukuria  dhe shkrova këtë poezi.

3.Po kur thonë...

Po kur  thonë se nuk jam "tjetër",tash që ka ardhur pranvera

Sytë në ballë:- Ku jam i vjetër?  Jam "djalosh" si protohera

Se është rihur imigjak dhe nuk jajm më thinjosh

Unë në vetull të marrë gjak,se tani jam"djalosh".

Sa kalova shtatëdhjetë e gjashtë dhe më duket vetja"taze"

Për ata që më kanë "inat", mos kujtoni se do marrë"saze".

4.Ata...

Ata gjinj të bardhë dëborë që me sy s'i ka parë dielli

Sa i kapa unë me dorë,seç më zu "lylyveri"

Gjinj të bardhë e të fortë, sikur zura me dorë gurë

U godita drejt në kokë dhe për ta  rashë"sëmurë"

U sëmura,domosdo dhe nga mendja u bësh turbull

Zu i"piva", obobo! Katandisa, i pirë xurxull

Xurxull dhe krejt i"dehur" (piva "qumësht dallëndyshe")

Mu tek këmbët jam "shkrehur" ( po si mund të ndodhte ndryshe?)

5.Malli

Si lumë vërshoi malli

I ardhur degë më degë

Po "pritë" i vu morali

Morali,i keq si dreq!

Dhe malli zu bën dredha

Se ndryshe s'kalon pritën

Dhe me yrysht u derdha

E puth ,e puth me miken.

6. Erdhi mbrëmja

U fsheh dielli, erdhi mbrëmja

Tutje,t'hu bares

Ah, ta dish si më është gjëndja

I mbytur me stres.

Ra dhe nata. Errësirë!

"Ujku" mejgull do.

Tani dukem si më mirë,

Sado që nuk shoh.

Veshët bigë...,se dëgjoj hapa

Patjetër, je ti!

Epo hajde,moj, se plasa

Aq sa vet e di.

Shkojmë kories apo pyllit

As që ka rëndësi

Se më  doli delli i syrit

MIke, veç për ty!

Pa të jap puthjen e mjaltë

(Për ty,qe e para)

Vetes më s'i them dot:-Mjaft!

Dhe zëmë retë e bardha!

7.Ky shteg

Ky shteg që kuqon nga perëndimi i diellit,

Më shpie me mend diku... dikur

Për mua, u hapën"Portat e Edenit"

Tek shkruaj, më bëhet mua sikur...

Sikur me miken e dikurshme jam

Tek ky shteg që tash kuqon nga perëndimi

Ah,ç'mbresa e përshtypje që kam!

Po ku jini, o çaste gazëllimi?

8. Kur më the

Kur më the:- Hajde pas meje dhe u ngjite në konak

Si lumë gjaku nëpër deje më vërshoi e bëri"fap!"

"Fap" siç shkrep një vetëtimë dhe u ndeza i tëri flakë

Zjarr e flakë,o Përparim,se "belanë" e bleve pak.

9. Vështrimi yt

Vështrimi yt? Një kaos i vërtetë

Në të shoh habi, frikë e turbullim

Pse ndodh kështu, nuk e di as vet

Një gjendje e tillë është si befasim.

Mandej, kthiellesh e bëhesh si qiell pa re

Habia ikën, bashkë me frikën e turbullimin

Nëse qe pak kaotike,ndodhi se...

Doje të "testoje" shikimin?

Shikimin e "peshkove" si test

(Kaloje a nuk kaloje "provimin")

Dhe pasi të dhanë goxha"audiencë"

Hoqe kaosin dhe fitove "kthjellimin"

Tani u zhveshe nga çdo paragjykim

Dhe ke një vështrim që të bën për vete

Mirë ti që "kalove në provim",

Po unë ç'pata që më zunë "ethe"?!!!

10. Jehona

Ç'jehonë ndjej nga thellësia e shpirtit

Kjo jehonë si zë në shkretëtirë

Ka lidhje me diçka ndodhur pragprillit

E ndjej  tani dhe nuk ndihem mirë.

Ka lidhje me ty që ishe si një këngë nën zë

Anijen në det e ngisja për hesapin tim

Nëpër këngën time,s'të krahasoja me asnjë

Por thuaja? Pse nuk ia thuaj, mor Përparim?

Oh,- thosha gjatë këngës,- se ç'gojë elegante

Pupu se ç'gji!  Si ka harlisur?

Tërë kohës, në gjendje alarmante

Dhe mendja pas teje qe krisur.

Vendosa një ditë dhe u bëra "trim"

Kisha zbritur nga anija dhe qeshë në tokë

Dhe nuk e shpjegoj dot  jehonën me shkrim

Sa "gjëra të bukura", bëmë tok.

Tiranë, 30 mars 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT