Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Ku u futën ata që e vranë ardhmërinë dhe virtytet tona!

| E diele, 31.03.2019, 05:50 PM |


KUSH E VRAU. KU U FUTËN ATA QË E VRANË ARDHMERINË DHE VIRTYTET TONA!

Nga Afrim Caka

Një fjalë e urtë thotë: "Ushqimi ta largon urine - leximi budallinë".

Sepse jeta ka kuptim vetëm nëse është aksion, ndërsa të ndenjurit mban turpin e të vdekurit. Më sa kuptova po mundohem ta demonstrojë forcën e dijës para shqiptarëve të paarmatosur për dije, duke qenë të vetëdijshëm se mos të na rrëshqet dheu nën këmbët tona.  Njeriu që mburret me emrin e vet “gjarpëri” (zmija) në shkinishte, dhe që i ka kërcnuar opozitën për terrorizëm, ka mbertur po aq i pagdhendur saatëherë. Dhe po aq i varfër nga mendja.

Pesë mijë vjet më parë, në rërat e Gadishullit Ilirik, në kushedi ç’mendje të ndezura u ravijëzuar shestimi i turbëllt i makinës së parë të shqyrtimit të ndërgjegjës së shqiptarëve. Nga Iliria, në tragjedinë Dardane, pastaj në krejt kulturën shqiptare, ajo bluajti pa mëshirë mendjet e politikanëve të thjeshtë e të ndërlikuar, mistikët, si Hashimi, Xhavidi e Veseli, artistë komedishë, tiranë e, disa herë, deputet të tjerë. Ka disa herë që shkruaj këtu në Gjakovë. Sa herë që shkruaj këtu, gjej gjëra që nuk i pres dhe nuk i mendoj, e nuk gjej pikërisht ato që, pas mendimit tim, duhet të ndodhnin. Shpeshherë nuk gjej atë që dua t’i shohë, në atë masë që e prisja, shqetësimin për Dardaninë. Në vend të saj gjeta një ethe politike krejtësisht të huaj e shterpë dhe një ikje masive të të rinjëve për një të ardhme më të mirë, sikur të shkërbenin rrjedhat e moçme, u mbushën përseri, këtë herë me vargje të shpërngulurish. Këtu mungon drejtësia, siguria dhe papunësia. Sipas këtij shpjegimi, sikurse e ardhmja duhet parashikohet  nga “burimet e vërteta të papunësisë duhet kërkuar në shpirtin e politikanëve dhe jo tek ekonomia. Dhe më tej: “Shpjegimin e harresës së ëndrrës së keqe duhet kërkuar tek vrasësit e së ardhmes dhe jo tek ekonomia”. Një gjë e tillë ngre dy probleme të tjerë - strukturën e karakterit të politikanëve që kapën pushtetin të cilët i ka joshur, tiparët psikologjike të ideologjisë e cila arriti t’i kthente këta harrestarë e cila arriti t’i kthente këta krimba xhirizësh (në një instrument të tillë kaq anti-kombëtar) të së njejtës hale ose më mirë e gjithë parlamenti shqiptar i përzier me shkije e shkina që përngjajnë si një hale të qelbur që na la qoftëlargu si trashëgimi Hashimi i farmerkave Zvicrrane me bandën e tij. Ndërkohë që farmerkaxhinjtë  nuk mun mund të shkëputën dot kurrë nga nacionet e tyre të fiksuara.

Politikanët tanë e kanë harruar kaq shpejtë gjithë atë tmerr gjatë luftës? Bëjnë sikur e kanë harruar? Apo s’duan ta kuptojnë, siç ndodhë me ëndrrën e keqe të shqiptarëve? E megjithatë, si do që të jetë, edhe kujtesa, edhe harresa ose kinse harresa, janë pjesë e asaj drame. Mos ta harrojm të shkuarën që mos të përsëritet më. Jo për ta ringjallur atë kohë, por për të mos harruar se çka ngjau në atë kohë, që jo rrallë solli dhëmbje, trishtime, vrasje, barbarizëm, djegie... Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Por, gjithsesi, kthimi i kokës pas, të ndihmon gjithashtu për ta kuptuar më shumë e më mirë historinë tonë të përbashkët. Popujt që harrojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë. Ajo që ka ndryshuar është këndi i vështrimit të syve tanë. Tani jemi qytetarë të lirë të një Dardanie gjysmë të lirë. Edhe gaforrja gëzon liri - mbetët gaforre! Në analizën e psikologjisë së tyre, fillimisht na duhet të mbajmë parasysh një çështje paraprake - rëndësinë e faktorëve psikologjikë të politikanëve në kuptimin e krimit të organizuar. Ne votuesit akoma lidhemi rreth votimi që nuk është i vetmi akt universal i qytetarisë në një shoqëri të lirë (të robëruar) rreth tyre, zakonisht paraqiten dy pikpamje të kundërta e para, që psikologjia e atyre politikanëve nuk na afron kurrfar të ardhme lidhur me dukuritë ekonomike e politike, së dyti, se kapja e shtetit nga një parti politike, me mbështetjen e votuesve të tyre, shkurt fitorja e tyre shihet si rrezulltar i marifetit korruptiv.

Bota e tyre e errët sillet kaq publikishtë, kanë lënë gjurmë të thella. Më vjenë keq për këtë që themë! Dhe, jo, krejt në fund, për të gjithë, po e shtrojë një kërkesë për ju hajdutë e maskara të qelbur nga korrupsioni - shprehjen latine: MEA CULPA (besoj se e dini: (Mëkati im) - A do të kërkoni ndonjëherë kërkimfalje për të gjitha ato që i keni shkakëtuar këtij populli të mjerë? Demokracia në vendin tonë është toka mbarështruese në të cilën mund të rritët dhe përhapet bacili i mbarështruese në të cilën mund të rritet dhe përhapet bacili i murtajës së botës korruptive. Ne - në shtetin tonë duhet t’a krijojmë një emër të ri të presidentit në jetën kulturore dhe intelektuale të Shtetit, qoftë nga nga dylli, qoftë nga balta...

Në Dardani, rrihnin pulset e fundit të jetës nëpër trupin e sëmurë të shqiptarëve dhe të shqyer të perandorisë së “rrënuar” të PDK-së Nëse truri i çdo drenicaku, gjakovari, llapjani etj., do të bëhej më i shëndetshëm, rrjedhimisht pjesët e tjera trupit do të rigjallëroheshin. Në parim, kjo ide është e saktë, por koha brenda së cilit votues duhet të zbatohej,  praktikisht votimi bëhet sipas rrethit dhe odave. Dhe kjo është pika më e dobët e këtyre votuesve për ta vrarë ardhmërinë e këtij vendi. Thelbi duhet kërkuar ndoshta pikërisht te fjala e fundit. Një komb. Një nyje që të lidhet në gjoks. Vetëm kjo mund t’i rriste forcat e brendshme morale, të nevojshme për këtë betejë gjigande. Dhe, për këtë betejë, liderët e rinj duhet të jenë tepër të menqur e guximtar me kurajo të pamposhtur. Nëse beteja në emër të botëkuptimit nuk udhëhiqet nga burra me shpirt heroik dhe  me mendje pjellore, të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë, brenda një kohe të shkurtër do të jetë e pamundur të gjenden mbështetës luftarakë të gatshëm të japin jetën për atë kauzë.

Votimi nuk është i vetmi akt universal i qytetarisë në një shoqëri të lirë, por edhe ai që kërkon aq pak. Gjithçka që duhet të bëjmë është që t’i mos votojmë liderët e rrejshëm duke drekuar në një sallë me panele të një prej klubeve luksoze të Prishtinës, një sfond i përsosur për nostallgjira të mjegullta e të dyshimta. Por, rinia e jonë, në vitet fundit, është e dominuar nga Depresioni i Madh dhe nga papunësia e madhe. Kohët e vështira sociale, kulturore, ekonomike dhe politike nxjerrin lidera të dyshimtë dhe të korruptuar. Në fakt ato nxjerrin në dritë çka kemi më të keqe brenda vetes. Lufta e sotme kundër koorrupsionit dhe zhvatjeve duhet bërë jehonë duke bërë thirrje për sakrificë, ndënëse nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ajo s’kanë kërkuar akoma ndonjë shërbim të madh. Aty që iu kërkua të dilnin në ballë për të vepruar heroikisht siç ishim - demonstruesitë e para luftës, qytetarët, fshatarët dhe rinia. Brezi më i madh i shkelqyer i shqiptarëve mbërriti pikërisht në çastin kur duhej shërbyer dhe sakrifikuar për atdhe. Në një përspektivë më të gjerë historike, nocioni se politikanët e sotëm të korruptuar janë më të keq se bacilet, janë qesharak dhe për t’u çarë hallin.