E marte, 19.03.2024, 10:12 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Dije Ferati - me Kanunin e Lekë Dukagjinit ç'pate?

E diele, 31.03.2019, 06:36 PM


Dije Ferati- me Kanunin e Lekë Dukagjinit ç'pate?

Shkruan Fahri Xharra

Në shikim të parë Dije Ferati, një bukuroshe që çdo mashkull do ta kishte lakmi, por kur e lexon se  si dhe çka shkruen të humbë çdo lloj simpatije, bile bile e fiton një antipati sa të duket si ato  gratë e kolonizatorëve sllav, që vinin në tokën e butë të Kosovës dhe këtu mësoheshin se si të krehen dhe të mbajnë pak lëkurën e tyre të rreshkur në shkëmbijtë e Hercegovinës duke e përdornin “akllykun” e këtuhit. Por nejse .

Më bën përshtypje se si Dija e ka e mediumin e saj, nga i cili i shpërnadanë ofshamat e saja, gjëja se anti-serbe, por tek Dija e sheh një “ serbe” të përgatitur mirë në qarqet më të errëta antishqiptare. Mos të harroj të iu rikujtoj që ky mjedis, ku unë, jo nga dëshira i lexoj postimet e saja është Radio Kosova e lirë. ( klikoni  Dije Ferati në https://www.radiokosovaelire.com/ )

Kur jemi tek Kanuni i Lekë Dukagjinit që ajo e kritikon, së pari të ndalem tek:  “Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto është studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai është autor i librit “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”, dhe sipas tij, elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze si dhe në veprat homerike. Profesor Yamamoto, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, është pedagog i Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Kjushju.”

Po Dije Ferati çka na përzien leshin ?

Dije Ferati shkruan : Sajimi i një libri diabolik  “Meqë shqiptarët filluan të afirmoheshin edhe me shkrim, serbët e ndien nevojën për një dokument të shkruar, për një argument të fuqishëm për t’i thënë botës se shqiptarët, jo vetëm se nuk kanë kulturë evropiane, por nuk kanë as kulturë arabe… se nuk kanë fare kulturë njerëzore. Kështu, e bazuar në planin e të bardhëve për shfarosjen e amerindianëve në Amerikën e Veriut, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Akademia Serbe e Skencave në Beograd e përgatiti një nga dokumentet  e planit të saj makiavelik afatgjatë  të kodifikuar me emrin “Kanuni i Lekës” apo “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Për sajimin e këtij libri 106 faqesh, u gjet emri i një shqiptari (i cili ka folur gjithashtu serbisht) gjoja se ka qenë mbledhës i përmbajtjes. Pastaj u gjet edhe një shqiptar tjetër (i cili po ashtu ka folur serbisht) për shkrimin e parathënies. Ironikisht, përmbledhja e gjepurave u botua në vitin 1933 dhe iu dedikua, apo iu vesh në mënyrën më të padrejtë, Lekë Dukagjinit, një personaliteti i cili mund të ketë jetuar në kohën e Skënderbeut, në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ky libërth me përmbajtje primitive e makabre e përlyen emrin e Lekë Dukagjinit. “

Ju merr mendja që serbët kishin dashur ta thonë këte vet, por e thonë me gojën e Dijes ? Unë mendoj që po.

“Prof. Kazuhiko Yamamoto: “ U përqëndrova ( duke e lexuar 21 vjet më parë, një roman të Ismail Kadaresë, të titulluar “Prilli i thyer”,  sipas tij) tek aspektet etike të Kanunit dhe kërkova të gjeja këta elementë etikë duke i krahasuar me traditat antike japoneze. Tradita kryesore e Japonisë antike ishte koncepti i Mikut-Perëndi. Kur një i panjohur vizitonte një shtëpi ai duhej të pranohej si një lloj Perëndie, një lajmëtar i Zotit. Gjatë studimeve të mia, gjeta ngjashmëri midis konceptit të mikut tek Kanuni dhe atij në kulturën antike japoneze. Gjashtë elementë bazë të Kanunit janë: besa, nderi, miku, gjaku, buka, dhe hakmarrja. Gjithashtu e hetova mbi konceptet etike të veprave homerike Iliada dhe Odisea. Këto vepra u shkruan rreth 2700 vjet më parë dhe zbulova që gjashtë elementët e sipërpërmendur ndodheshin edhe në to. Pra, unë vura re që elementët etikë të veprave homerike ishin të njëjta me ato të Kanunit.( https://www.zeriamerikes.com/a/studiuesi-japonez-komenton-kanunin-e-leke-dukagjinit)

Dije Ferati mbaje në mend se çka thotë profesori japonez: “ Gjashtë elementë bazë të Kanunit janë: besa, nderi, miku, gjaku, buka, dhe hakmarrja. Gjithashtu e hetova mbi konceptet etike të veprave homerike Iliada dhe Odisea. Këto vepra u shkruan rreth 2700 vjet më parë dhe zbulova që gjashtë elementët e sipërpërmendur ndodheshin edhe në to. Pra, unë vura re që elementët etikë të veprave homerike ishin të njëjta me ato të Kanunit “ Pra ?

Pra Dije Ferati, lexo më shumë dhe mos i dëgjo serbët se si të porosisin. Kujdes, ata i kanë zhdukur të gjithë shqiptarët që ishin bashkëpunëtor të tyre!

Dija e Feratëve hedhë baltë edhe në Robert Elsin, i cili është varrosur në Theth në Shqipëri, dhe me dëshirën e tij edhe në veshje kombëtare shqiptare:

Po me Robert Elsien ç`pate që shkrove :” Qëllimkeqi, Robert Elsie  Një i ashtuquajtur “albanolog”,  njëfarë Robert Elsie, e ka ndjekur në kohën tonë rrugën e rrahur nga nga ajo “burrnesha” qëllimkeqe e cila u përmend më lart.  ( Dija e ka fjalën për Edith Durhamin )

Edhe pse ka vdekur vitin e kaluar, Robert Elsie ende nuk i heq fotografitë e asaj qëllimkeqes nga sajti i tij. Nuk e kuptoj dot se çka po pret?! .

Kusurin lexoni në https://www.radiokosovaelire.com

Edhe Edith Durhami , ia zuri udhën Dijes së dijëshme por sipas të gjitha gjasave e porositur nga qoftë-largu  “Akademia Serbe e Shkencave e punësoi një grua nga përendimi, Mary-Edith Durham, të cilën e përgatiti të bëhej  “mike e shqiptarëve”. Ajo grua, e cila në fillim u paraqit sikur vinte në Ballkan për terapi, sepse kishte probleme mendore, e përvetësoi mirë skenarin gjatë disa viteve qëndrimi  në Serbi për rolin i cili iu caktua në trojet shqiptare. Roli i saj ishte që të punojë në krijimin e imazhit arab të shqiptarëve të cilët duhej pastruar nga kultura evropiane.

Qëllimkeqja arriti të inflitrohej dhe i shpalosi talentet si fotografe, piktore, etnografe… Çka nuk pretendoi se ishte?! E filloi aktivitetin me disa çarçafë të stërmëdhenj të bardhë të cilët ua vuri në kokë fillimisht burrave pastaj edhe grave. I fotografoi, i pikturoi dhe i përshkroi me atë farë pëlhure të shëmtuar në kokë e cila e mbulon kokën dhe qafen, si të burrit ashtu edhe të gruas. Ai çarçaf, në origjinë, përdoret si ekran për tu mbrojtur nga dielli dhe rëra në dezert apo shkretëtirë arabe dhe afrikane. Në trojet shqiptare, ajo pëlhure do të marrë dalëngadalë një simbolikë makabre, siç do ta shpjegoj më vonë.

A mos është Dije Ferati e infiltruara e Serbisë në mediumet shqipshkruese ?

Dije moj Dije, po thellë paske hyrë :  “Ansambli “Shota” –  viktimë e manipulimit. Ansambli “Shota” është përdorur, për shembull, për të bërë promovimin e planit makiavelik serb në vend dhe nëpër botë. Nëse dikush e ka bërë pyetjen:  Pse në ish-Jugosllavi financohej ansambli i cili e mban emrin e heroinës shqiptare, Shote Galica, e cila e ka vrarë shkaun?  Dhe Dija e vazhdon :” E kam parë, në një festival ndërkombëtar në perëndim, një paraqitje të Shotës.  Të gjithë mendonin se ishte një grup nga një vend arab apo afrikan. Shqiptarët, si burrat ashtu edhe gratë, u paraqitën me atë pëlhurën e bardhë të tepruar në kokë e rreth qafës që të shihen sa më mirë e sa më larg. Fytyrat e vrazhda shprehnin se valltarët donin ta vrisnin njëri-tjetrin me shpatë apo me kobure. “

Dije Ferati ka punë edhe me Kadarenë : “ Dije Ferati: Ismail Kadare dhe Kanuni i jashtëqitjes “

Nuk desha të merrem me te më shumë , po ta dini që nuk është ar çdo gjë shkëlqen. Ku jemi tek Dija, pse “Kosova e lirë.com” pajtojet tërësisht me Dijen? Nëse pyesni pse, pseja është e imja ; Pse nuk është asnjë reagim i këtij portali ndaj shkrimeve të bukuroshes së Kanadasë ?

Pra , si ju merr mendje në këtë copë-shkrimi që e lexuat ?  A po flet Dija apo Serbia me gojën e saj ?

Fahri Xharra, 31.03.19

Gjakovë



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora