Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Kolonizimi i Veriut me serbët ardhacakë

| E diele, 31.03.2019, 06:06 PM |


KOLONIZIMI I VERIUT ME SERBËT ARDHACAKË

Nga Dedë Preqi

Planoprogramet e Serbisë ndaj Kosovës, gjithherë edhe në të kaluarën kanë pasë karakter fashist dhe provokativ, realizimi i të cilave ka pasuar me pasoja afatgjate politike dhe ekonomike. Ideja mbi kolonizimin e Kosovës me qëllim të serbizimit të saj dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga ky vend, nuk është një strategji e re, por ka qenë e përceptuar dhe e projektuar që në kohën e Jugosllavisë komuniste, në vazhdën e sëcilës po vazhdon edhe tani pas pavarësisë së Kosovës.

Marrëveshjet në mes dy luftrave për përzënjën e gjithëshqiptarëve nga trojet e tyre, në mënyrë sekrete janë përtëri dhe zbatuar në Jugosllavinë e re, duke u shpërngulur një numër i madh i shqiptarëve në Turqi, dhe duke u sjellë një numër i madh i serbo-malazezëve në Kosovë, të cilët ishin të priveligjuar edhe në Institucionet politike e administrative, sikur të ishin lindur dhe rritë në këtë vend.

Konceptin e kolonizimit të sotëm të veriut të Kosovës me serbë ardhacakë nga viset e ndryshme të Serbisë, regjimi i Beogradit e bazon në elaboratët dhe projektet ekstreme nga e kaluara e largët dhe e afërme, kjo e ngjall jo vetëm një ndjenjë shqetësimi, por është një ndjenjë e kredhur dhe mister që brenda saj përgaditet diçka e gnjajshme me të kaluarën dhe ndoshta edhe më keq, që veriu i Mitrovicës ka gjasa të ndahet i tëri.

Ky plano-program është projekt që po realizohet në të përditshmën edhe në emër të barazisë dhe demokracisë së prosperitetit të komunitetëve të Kosovës, një program i cili po i paraprinë publikisht një kolonizimi të hapur të kësaj pjese të Kosovës, me kolon serb, të cilët po i sjellë regjimi i Beogradit, pa një çmim dhe pa marrë parasysh se mund të jenë edhe njerëz të dyshimtë edhe të akuzuar për akte kriminale dhe akte të tjera të kundërligjshme, me qëllimin e vetëm që të plotësoj dhe shumojë numrin e kolonëve në këtë vend.

Ndërsa, shqiptarët të cilët gjinden në pjesën veriore të vendit, nuk u lejohet ndërtimi dhe as banimi në atë pjesë të vendit, ku shumica e tyre detyrohen ti lënë pronat dhe vendbanimet e tyre përshkak të presioneve dhe pa sigurisë, duke përjetuar shpeshherë edhe provokime dhe akte barbare nga qytetarët serb dhe kriminel të këtij komuniteti, që nuk i kontrollon askush dhe as që kanë frikë të shprehin epshet e tyre të urrejtjes ndaj qytetarëve autoktan shqiptar.

Qëllimet e kolonizimit me serb ardhacakë janë plane të hershme dhe ato sot janë evidente në këtë pjesë të vendit tonë, programin e të cilave nuk do ta ndalte kjo qeveri e Kosovës, e cila ka rënë në gjumin dimëror dhe as që po i ha palla për këtë damar të vendit të vet, që do ti kushtojë shumë shtrenjtë  këtij vendi, sepse,  ose ta ta provokonte Serbia me ndonjë luftë të re në Kosovë, ose do të bëhët ndonjë marrëveshje, sikur që e ka propozue z.Hashim Thaçi, në shkëmbim të teritorëve te Kosovës.

Kolonizimi i veriut të Mitrovicës me serbë ardhacakë, është një planoprogram i rrezikshëm për një shoqëri njerëzore të një vendi, për faktin se nuk ka kurrfarë tradite historike dhe autentike, dhe nga ana tjetër, vetë fakti tregon se fjala ardhacakë, është përson, apo një koloni, që e ka kuptimin e një  bashkësie të improvizuar, e të imponuar të një një shoqërie tjetër, thëmeli i sëcilës është i falsifikuar.

Kjo formë e shoqërisë njerëzore paraqitet shumë herë te popujt e ndryshëm, por edhe në formën negative, për faktin se nuk ka kurrëfarë forme dhe tradite bazore, që në thelb vetëm i dëmtojnë të dhënat reale historike, në këtë rast edhe të popullit shqiptarë, e cila formë nuk siguron zhgjidhjen e problemeve ekzestenciale të një populli dhe etnie, dhe aqë më pak do ta bëjë të ardhmën njerëzore me një të ardhme bashkëkohore e moderne dhe pa brenga.

Kosova edhe pse është e pavarësuar dhe e shtetëzuar, ajo po bëhët gjithnjë e më shumë një lëmsh marrëdhëniesh dhe funksionesh me simbole matematikore, që ato i kupton vetëm ata që e kanë ngritur në këtë shkallë, sikur që është SHBA, me aleatët e saj, e megjithatë ne shqiptarët duhet të tregohemi të matur në këshillat dhe efektet e kapshme të këtyre këshillave, që të pranojmë një ndjenjë të kësaj vegjilence, serioziteti i sëcilës do e bënë jetësore të ardhmën e ketij vendi.

Nëse veriu i Kosovës ndahet, nuk është më natyra e natyrshme e Kosovës, nga e cila do e merrte Kosova konceptin e “ natyrorës” së vet si shtet me sovranitet të plotë me kufinjët e vet, me të cilët është pranuar edhe nga shumica e vendeve të botës, prandaj, edhe Evropa si Evropë, e ka një “hile” në shpirtin e saj, e cila po e miraton këtë shprehje, e cila është duke ndodhur në zemren e saj.

Detyra këto, që lidhen jo vetëm me shtetin e Kosovës, por janë këto projekte që lidhen edhe me të ardhmën dhe me tiparin që e quajmë e ardhmja e Evropës, aktiviteti i sëcilës po vezhgohej dhe larmija e shfaqjeve të saj ndaj Kosovës dhe popullit të saj, e cila mbanë një qëndrim të dhimbshëm deri te një qëndrim pesimist dhe skeptik, kur një vend sikur që është Kosova me popullatën e vet, i ka të gjitha kriterët e plotësiara për një vend të lirë demokratik, që e meriton lëvizjen e lirë të qytetarëve të vet sikur vendet e lira dhe demokratike të vendeve tjera, ndërsa nga vetë Evropa mbahët e izoluar.

Po zbolohen të gjitha idetë e Evropës dhe qëndrimëve të saj ndaj Kosovës, dhe formave të sjelljes së saj ndaj këtij vendi, e cila në realitet e ka një qëllim, qëllimi i sëcilës është i dhimbshem për popullin dhe shtetin e Kosoves, e cila nuk e ka brengë dhe barrë në bindjen e saj, edhe pse një konceptim i tillë është i gabuar, që edhe faktet e dëshmojnë këtë, që  ndikojnë dukshëm elementet e natyrave tjera, që depërtojnë nëpër damarët e saj me rryma të errëta, që prodhojnë errësirë dhe mjegulla për të ardhmën e popujve, pa marrë parasysh kahjet dhe qëllimet e tyre ideore dhe njerëzore.