E merkure, 11.12.2019, 09:41 AM (GMT)

Kulturë

Nezi Plaku Velaj: Vadite pemën e jetës!

E diele, 31.03.2019, 06:22 PM


Vadite pemën e jetës!

Si qiell plot me re, më vijnë të trubullta mendimet.

vargjet më sillen si buburreca e s`arrij dot t’i mbledh,

Dua që veten t’a njoh nëpërmjet pasqyrës time,

Analizën nis e bëj nga më të voglat ndodhi.

Ato më të trishtat të miat kujtime,

Edhe pse dua, dot kurrë s`i harroj

Sepse më shpalosen si dallgë para syve të mia,

Më zgjojnë, s`më lënë të fle e qetë,

Shpesh, dhimbjen e shpirtit më kujtojnë.

Do ti mbledh kudo ndodhen të miat kujtime,

Në një sunduk të errët, t’i ruaj me kujdes,

sa herë ato tek unë duan të kthehen,

të trokasin në derën time,

t’i mirepres, të hap sundukun, t’i shfletoj,

se janë e madhe experiencë.

Si zog i lirë, ahh sa do doja të fluturoja,

t`përqafoja gjithë qiejt deri lart në re,

jo në kafaz e mbyllur në mendime dhe dëshira,

se të gjithve na takonte nga një copë nga gjithë ai qiell,

të thurim ëndërrat tona të bukra, dhe të lirë të jetonim.

Pak liri, pak dritë, pak ajër kërkoja,

Pak frymëmarrje në asfiksi, që shumë vite kalova

Të gjitha nga pak, në një zë, me duar lart nga qielli

Vec Zotit ja kërkova,

që të më ndihmonte, dritën e diellit të shikoja.

Ahhh, sa do doja ti shëmbja ato të lartat mure,

muret e ndarjes, të mërzisë, të mallkimit dhe dhimbjes,

muret që mbollën farën e urrejtjes

muret që na penguan të jetonim jetën tonë,

muret që vranë të madhen tonën, lirinë dhe shpresën.

Por jo, nuk janë vitet, ato që rrudhat e thella na formuan,

janë castet që përjetuam me vuajtje, dhimbje dhe lot,

ato ferra dhe driza që këmbët gjithë jetën me

gjëmba na shpuan,

ahhh, sa do të doja t’i shkulja nga rrenjet e t’i digjja!

Ta vadis më të bukrën pemë,

të rritet plot shëndet të hedhë shtat, dhe të marrë jetë.

Nezi Plaku Velaj

Tiranë 10 korrik 2018



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT