E premte, 29.03.2024, 05:37 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Pikturuar me gjak

E diele, 31.03.2019, 06:19 PM


Nexhat Halimi

Pikturuar me gjak

As parisi as berlini asnjë metropol kund në botë

S` m`i ka zgjuar damarët e gjakut s` më ka prekur

Asgjë s`ka hyrë thellë në zemër s` më ka etur

Kaq sa degët e manit bri dritares së dhomës zot

Kaq sa dhiaret me baltë të fshatit të dumnicës

Ëndrrash nga ecja gjysmë fjetur me delet në mal

Me etjet e zgjuara nga ikja qiellit larg në `i kalë

Me kujtime kurrë të shuara për tokën e toplicës

Zbritnim kodrës së kishës te kroi me këtë emër

Në flatrime të thjeshta të plotfuqishëm në zemër

Kthenim në shtëpi në darkë për dritë të hënës

Të nesërmen e njëjta gjë seç përsëritej pak e pak

Me torbën me bukë përgatitur nga dora e nënës

Bredhnim në gjira te balta e zezë pikuar me gjak

narcisët e egjër

S` arrita të të shoqërojë asnjëherë në dumnicë

Tash veç kanë çelë narcisët e egjër me vetëtimë

Mund ta dëgjosh ujkun përroit të zi në ulërimë

E mua mendja më ik te varret larg në toplicë

S`ka asgjë më brezit kufitar te shtëpia e vjetër

Uka s`është më kujtimi i shkollës fle në largësi

Pemët e lulet përgjatë rrugës dehin me vetmi

S`takohem me askënd veç me hijen time tjetër

Shkolla është me kaq pak nxënës të zbritur aty

S`është rrustemi as aliu as sabriu as `i hije dot

Kanë ecur udhët e jetës botës me mall një e një

Ja dea pse s` të thërras të dalim ca në dumnicë

Ka ndërruar çdo gjë ka mbetur shkreti pa zot

Më përhitet veç qengji nga pi qumësht në cicë



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora